“đđźđ€ 𝐱 đȘ𝐚𝐼 𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐬 đȘđąđžđ„đ„đą 𝐞 𝐚𝐬 đ­đšđ€đšâ€

â€œđđźđ€ 𝐱 đȘ𝐚𝐼 𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐬 đȘđąđžđ„đ„đą 𝐞 𝐚𝐬 đ­đšđ€đšâ€ (𝐄𝐝-𝐃𝐼𝐡𝐚𝐧, 𝟐𝟗).
đ’đžÌˆ đ©đšđ«đą, ky ajet tregon se qielli dhe toka nuk qajnĂ« nga hidhĂ«rimi pĂ«r humbjen dhe vdekjen e kafirĂ«ve zullumqarĂ« (keqbĂ«rĂ«s), ku hyjnĂ« dhe kafirĂ«t qĂ« tallen me Allahun e LartĂ«suar dhe fenĂ« e Tij. PĂ«rderisa krijesat nuk hidhĂ«rohen pĂ«r ta dhe nuk i vajtojnĂ« ata, atĂ«herĂ« besimtarĂ«t duhet tĂ« gĂ«zohen me vdekjen e tyre. [Shih: Tefsirin “El Bahrul Muhit”].
đ’đžÌˆ 𝐝đČ𝐭𝐱, Allahu i LartĂ«suar thotĂ«: “KĂ«shtu, u shfarosĂ«n dhe u shkatĂ«rruan kĂ«ta zullumqarĂ« (keqbĂ«rĂ«s). Dhe falĂ«nderimi i takon Allahut, Zotit tĂ« botĂ«ve (pĂ«r shkatĂ«rrimin e tyre) [El En’am, 45]. NjĂ« ndĂ«r mirĂ«sitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha Ă«shtĂ« shuarja dhe shkatĂ«rrimi i njerĂ«zve zullumqarĂ« (keqbĂ«rĂ«s). KĂ«shtu, ky ajet i mĂ«son besimtarĂ«t se si tĂ« falĂ«nderojnĂ« Allahun pĂ«r njĂ« mirĂ«si tĂ« tillĂ«. [Sheh Tefsirin “Fet’hul Kadir” tĂ« Sheukanit].
đ’đžÌˆ đ­đ«đžđ­đą, kur sahabĂ«t pĂ«rmendĂ«n tĂ« kĂ«qijat e njĂ« xhenazje, Profeti tha: “U bĂ« detyrĂ« (hyrja e tij nĂ« Zjarrin e Xhehenemit)”. MĂ« pas Profeti tha: “PĂ«r kĂ«tĂ« xhenaze folĂ«t keq (duke pĂ«rmendur tĂ« kĂ«qijat qĂ« kishte), e kĂ«shtu u bĂ« detyrĂ« hyrja e tij nĂ« Zjarr. Ju jeni dĂ«shmitarĂ«t e Allahut nĂ« TokĂ«â€ (Buhariu). Nga ky hadith mĂ«sohet se lejohet tĂ« pĂ«rmenden tĂ« kĂ«qijat e tĂ« vdekurve keqbĂ«rĂ«s. Shih edhe Fet’hul Bari (3/260) dhe Umdetulkari (8/230).
đ’đžÌˆ đ€đšđ­đžÌˆđ«đ­đą, hadithi qĂ« sjell Buhariu “Mos i shani te vdekurit!” flet pĂ«r tĂ« vdekurit muslimanĂ«, por nĂ« rast domosdoshmĂ«rie lejohet tĂ« pĂ«rmendet edhe e keqja qĂ« ka bĂ«rĂ« ndonjĂ« musliman. Po ashtu hadithi pĂ«rfshin edhe tĂ« vdekurin kafir nĂ«se sharja e tij lĂ«ndon ndonjĂ« tĂ« afĂ«rm tĂ« tij musliman. NĂ« hadithin qĂ« sjell Tirmidhiu, Profeti (s.a.u.s.) thotĂ«: “Mos i shani tĂ« vdekurit, pasi kĂ«shtu lĂ«ndoni tĂ« gjallĂ«t”. Por nĂ«se kafiri Ă«shtĂ« zullmqar (keqbĂ«rĂ«s), atĂ«herĂ« lejohet tĂ« pĂ«rmenden tĂ« kĂ«qijat e tij, siç mĂ«sohet nga hadithi i pĂ«rmendur nĂ« pikĂ«n e tretĂ«. [Shih pĂ«r kĂ«to sqarime Fet’hul Bari, UmdetulKari, Fejdul Kadir, Mirkatul mefatih]. AtĂ«herĂ«, nĂ«se i vdekuri ka qenĂ« keqbĂ«rĂ«s apo Ă«shtĂ« talluar me Zotin e LartĂ«suar dhe fenĂ« e Tij, lejohet qe te permendet e keqja dhe perfundimi i tij i keq, qe te zene mend te gjallet. Kjo kuptohet nga shpjegimet qe kane dhene dijetaret nĂ« shuruhul hadith (komentarĂ«t e haditheve).
đ’đžÌˆ đ©đžđŹđ­đą, kur u shua kafiri keqbĂ«rĂ«s Ebi Rrafi, sahabiu Abdullah Ibn Atik u tha shokĂ«ve tĂ« tij: “Shkoni dhe pĂ«rgĂ«zojeni Profetin (s.a.u.s.)”. Me pas ne hadith thuhet: “E pergezova Profetin (per vdekjen e tij)” (Transmeton Buhariu).
đ’đžÌˆ 𝐠𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐱, mendimi mĂ« i mundshĂ«m e mĂ« i fortĂ« i dijetarĂ«ve Ă«shtĂ« se ngritja apo qĂ«ndrimi nĂ« kĂ«mbĂ« pĂ«r xhenazen Ă«shtĂ« njĂ« rregull i anuluar. Shih pĂ«r kĂ«tĂ« çështje hadithin nĂ« Sahih Muslim (nr. 962), si dhe hadithet nĂ« Umdetulkari (8/107-108) dhe nĂ« Ahkamul Xhenaiz tĂ« Albanit (fq. 77-78). Madje nĂ« njĂ« variant tĂ« hadithit tĂ« Aliut r.a. pĂ«rmendet se Profeti (s.a.u.s.) i ka urdhĂ«ruar tĂ« ulen. Arsyeja e ngritjes nĂ« kĂ«mbĂ«, nĂ« rastin e xhenazes sĂ« kafirit (para se te anulohej ky rregull) nuk ka qenĂ« respekti pĂ«r kĂ«tĂ« xhenaze, por pĂ«r tĂ« treguar gjendje frike, pasi vdekja Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ« e madhe qĂ« ngjall frikĂ«. Profeti (s.a.u s.), duke arsyetuar ngritjen nĂ« kĂ«mbĂ«, ka thĂ«nĂ«: “Vdekja (Ă«shtĂ« gjĂ« e madhe qĂ«) ngjall frikĂ«â€ (Buhariu dhe Muslimi). Kjo nuk bie ndesh me transmetimin tjetĂ«r, ku Profeti e ka arsyetuar ngritjen nĂ« kĂ«mbĂ« me fjalĂ«t “A nuk Ă«shtĂ« njĂ« njeri”, pasi kuptimi Ă«shtĂ«: A nuk Ă«shtĂ« njĂ« njeri qĂ« ka vdekur, e kĂ«shtu tĂ« kujton vdekjen me tmerrin qĂ« ajo ngjall. Shih: Umdetulkari (8/111). Nga disa transmetime tĂ« tjera mĂ«sohet se janĂ« çuar nĂ« kĂ«mbĂ« si madhĂ«rim pĂ«r Allahun i Cili i ka marrĂ« shpirtin ose si nderim pĂ«r melaiket qĂ« ia kanĂ« marrĂ«n shpirtin duke zbatuar urdhrin e Allahut tĂ« LartĂ«suar. Shih: Fet’hul Bari (3/180) dhe Umdetulkari (8/108).
đ’đžÌˆ 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐱, Profeti (s.a.u.s.) ka thĂ«nĂ«: “Kur vdes njeriu i mbrapshtĂ« rehatohen prej tij njerĂ«zit, vendet, pemĂ«t dhe kafshĂ«t” (Buhariu dhe Muslimi). FjalĂ«t qĂ« tha Profetit (s.a.u.s.) drejtuar krerĂ«ve tĂ« kafirĂ«ve qĂ« u hodhĂ«n nĂ« pus pas ngjarjes sĂ« Bedrit, nĂ«nkuptonin se Profeti shfaqi gĂ«zim me shuarjen e tyre. Profeti ka thene: “Kudo qe kalon pranĂ« varrit te nje kafiri, pergezoje ate per Zjarrin e Xhehenemit”.
đ’đžÌˆ 𝐭𝐞𝐭𝐱, Ebu Bekri duke shfaqur gĂ«zimin me vdekjen e Musejleme Kedhabit ka bĂ«rĂ« sexhde shukri (falĂ«nderimi). Edhe Aliu (r.a.) ka bĂ«rĂ« sexhde falĂ«nderimi kur gjeti njĂ« person nĂ« radhĂ«t e havarixhĂ«ve. Ka dijetarĂ« tĂ« selefĂ«ve qĂ« kanĂ« shfaqur gĂ«zimin, duke bĂ«rĂ« edhe sexhde shukri (falĂ«nderimi) kur janĂ« njoftuar pĂ«r vdekjen e ndonjĂ« zullumqari (keqbĂ«rĂ«si), madje duke kĂ«nduar edhe ajetin e sures El En’am (45), qĂ« u pĂ«rmend mĂ« lart. Disa ethere (transmetime) tĂ« tilla sillen nĂ« librat “Hiljetul evlija”, “Shuabul iman”, “Esh-ShukĂ«r” i Ibn Ebi Dun’ja. NdĂ«r kĂ«ta dijetarĂ« Ă«shtĂ« Hasen Basriu, Ibrahim Nahaiu, Umer Ibn Abdul Azizi.
đ’đžÌˆ đ§đžÌˆđ§đ­đą, nĂ« “Sunen Said Ibn Mensur” (nr. 2660) ka njĂ« transmetim ku pĂ«rmendet se Ebu Darda (r.a.) ka qarĂ« kur pa se si i poshtĂ«roi Allahu i LartĂ«suar banorĂ«t kafirĂ« tĂ« njĂ« vendi qĂ« çliruan muslimanĂ«t. Sipas analizĂ«s dhe vlerĂ«simit tim, ky transmetim Ă«shtĂ« i saktĂ«. Duke treguar se pĂ«rse po qante, Ebu Darda ka thĂ«nĂ«: “Sa tĂ« pavlerĂ« janĂ« njerĂ«zit pĂ«r Allahun, kur lĂ«nĂ« pas dore urdhrin e Tij fetar. KĂ«ta ishin ngadhĂ«njyes dhe sundues, por e lanĂ« urdhrin e Allahut dhe pĂ«rfunduan tĂ« poshtĂ«ruar kĂ«shtu siç i vĂ«ren
”. E para: Ebu Darda ka qarĂ« duke e parĂ« gjendjen nĂ« tĂ« cilĂ«n pĂ«rfunduan nĂ« aspektin e kaderit tĂ« Allahut tĂ« LartĂ«suar pĂ«r ta. E dyta: Ai ka qarĂ« duke kujtuar pasojat qĂ« ka braktisja e urdhrit fetar tĂ« Allahut tĂ« LartĂ«suar, duke parĂ« pasojat dhe dĂ«nimin qĂ« sjellin gjynahet, siç Ă«shtĂ« humbja e pushtetit, poshtĂ«rimi etj. S’ka ndonjĂ« tregues nĂ« kĂ«tĂ« transmetim se nuk lejohet tĂ« shfaqĂ«sh gĂ«zimin me vdekjen e njĂ« kafiri zullumqar, siç Ă«shtĂ« njĂ« njeri publik qĂ« tallet me Zotin e gjithĂ«sisĂ« dhe fenĂ« e Tij.
đ’đžÌˆ 𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭𝐱, pavarĂ«sisht qĂ«ndrimit pĂ«r rastin e mĂ«sipĂ«rm qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me dĂ«nimin qĂ« Allahu u jep keqbĂ«rĂ«sve, ne jetojmĂ« nĂ« paqe me jomuslimanĂ«t, ne duhet te sillemi mirĂ« me ta dhe duhet tĂ« mbajmĂ« edhe drejtĂ«si me ta, madje ne iu bĂ«jmĂ« edhe mirĂ«si, pasi kĂ«shtu na mĂ«son Feja Islame.

Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *