Shpjegimi i hadithit të Ebu Hurejres mbi rregullin e agjërimit dhe bajramit bashkë

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Hamdi i takon Allahut, salavatet dhe selami qofshin mbi të Dërguarin tonë.

 

Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi ka thënë: “Agjërimi fillon ditën kur ju filloni agjërimin, fitër bajrami bëhet në ditën kur ju bëni fitër bajram dhe kurban bajrami bëhet në ditën kur ju bëni kurban bajram”. Shënon Tirmidhiu. Në shpjegimin e këtij hadithi, Tirmidhiu menjëherë pas përmendjes së tij thotë: “Disa dijetarë e shpjegojnë këtë hadith kështu: “Kuptimi është se agjërimi dhe fitër bajrami bëhen bashkë me xhematin dhe shumicën e njerëzve”. Albani thotë se hadithi është i saktë.

Për fillimin e ramazanit, ditën e fitër bajramit dhe ditën e kurban bajramit rinia islame e vendit tonë ka pas mosmarrëveshje që prej përafërsisht njëzet vjetësh për shkak se Komuniteti Musliman i Shqipërisë, por dhe vendet e ballkanit në përgjithësi të udhëhequra nga Meshihati i Turqisë, nuk e fillojnë agjërimin në bazë të shikimit të hënës, por në bazë të llogarive që tregojnë se ka mundësi të shikohet hëna e re. Në përgjithësi muslimanët e Shqipërisë për fillimin e Ramazanit dhe për ditët e bajramit dëgjojnë shaplljen e KMSH dhe ecin sipas saj. Ajo për ta realisht gëzon autoritet në këtë çështje. Kurse të rinjtë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të ndarë në dy  mendime: disa e fillojnë agjërimin bashkë me muslimanët e vendit tonë, e disa kur njoftohen për shikimin e hënës së re në cilindo vend Islam. Pra, ky është një problem që na ka shoqëruar që prej viteve të para të thirrjes dhe akoma  nuk ka marrë zgjidhje.

Ky hadith bën fjalë pikërisht për zgjidhjen e këtij probleme dhe për shuarjen e kësaj mosmarrëveshje në rite kaq të mëdha sa fillimi i ramazanit dhe bajrami, qoftë dhe në kushtet tona kur ende nuk është përmirësuar autoritet i KMSH për të marrë për bazë shikimin e hënës së re apo kur ende nuk është krijuar një autoritet i ri që do të gëzojë respektin e muslimanëve në përgjithësi për çështjen e shpalljes së fillimit të muajit dhe bajramit. Nëse pasuesit e sunetit në vendit tonë punojnë me këtë hadithi i cili tregon se si duhet të veprohet kur gabohet në fillimin e ramazanit dhe për ditën e bajramit, muslimanët bëhen bashkë ashtu siç është fryma e këtij hadithi. Kjo për vetë faktin se ky hadith flet në mënyrë specifike për zgjidhjen e problemit të mosmarrëveshjes në fillimin e agjërimit, duke theksuar se agjërimin dhe bajramin njerëzit duhet ta bëjnë bashkë me muslimanët, kurse argumentet e tjera të cilat mund të sillen për të hedhur poshtë qëndrimin që bazohet në këtë hadith janë: ose të përgjithshme, ose bëjnë fjalë për raste e çështje të tjera e jo për këtë rast. Për pasuesit e sunetit ky hadith nuk duhet të kundërshtohet me analogji, me rregulla, me mendime dijetarësh, e me ligjërime emocionale, sepse ato ose nuk e përfshijnë rastin për të cilin flet hadithi, ose nuk janë të sakta. Pasuesit e sunetit thonë njëzëri: “Idha xhae nehru llahi batale nehru ma’kili, ve idha xhae el etheru batala nedharu –kur vjen dëshmia nga Pejgamberi nuk ka vlerë më arsyetimi që e kundërshton atë. Ky hadith të ndihmon për tu sqaruar mbi këtë problem, sepse ai flet pikërisht për rastin kur gabohet në fillimin e muajit dhe ditën e bajramit.

Po cili është rasti që trajton ky hadith?  Gjykimi i rastit kur autoriteti ia qëllon në shpalljen e fillimit të agjërimit dhe të bajramit, është i njohur nga argumentet e përgjithshme që urdhërojnë për agjërim kur shihet hëna apo kur merret vesh se është parë, kështu që ky hadith na udhëzon se si veprohet në rastin kur atutorite gabon në shpalljen e fillimit të muajit dhe të bajramit. Pra, hadithi në mënyrë specifike trajton rastin kur autoriteti gabon në shpalljen e muajit dhe njerëzit bëjnë pas tij, se individët që kanë parë hënën e re apo kanë marrë vesh se është parë, duhet tu bashkohen njerëzve.

Në librat e fikhut, në kapitullin e agjërimit, ndër të tjera trajtohen dy çështje:

E para: Si shpallet fillimi i muajit të ramazanit dhe bajramit. Disa dijetarë thonë se nëse shikohet hëna në një vend, atëherë edhe vendet e tjera duhet të agjërojnë. Për këtë mendim Ibn Kudame shprehen kështu: “Nëse e shohin hënën banorët e një vendi, atëherë të gjitha vendet e tjera duhet të agjërojnë” [el Mugni]. Disa të tjerë thonë se çdo vend merr për bazë shikimin e vet. Kjo pra është një çështje.

E dyta: Si duhet të bëjë një individ që shikon hënën, apo që njoftohet se është parë hëna, dhe që nuk pranohet dëshmia e tij nga autoriteti që shpall fillimin e ramazanit dhe bajramin. A duhet ta fillojë agjërimin dhe të bëjë bajram bashkë me njerëzit apo në bazë të shikimit të tij dhe informacionit që ka për shikimin e hënës. Kjo është një çëshjte tjetër të cilën Ibn Kudame e përmend në një vend tjetër në librin ‘Mugni’. Është me rëndësi të kuptojme se këto janë dy çështje të ndryshme për të cilat sillen argumentet dhe qëndrimet e dijetarëve në librat e fikhut. Për t’i kuptuar mirë gjërat që do të sqaroj më pas këto dy çështje s’duhet të ngatërrohen me njëra tjetrën. Nëse hadithet dhe argumenti i ixhmait flasin për çështje të tjera ose për çështjet në përgjithësi, hadithi që po shpjegojmë flet në mënyrë specifike për çështjen e fundit dhe këtë fakt duhet ta mbajmë mend mirë. Në këtë material unë do të përqëndrohem tek çështja e dytë për të cilën bën fjalë hadithi i mësipërm. Ibn Tejmije sjell tri mendime të dijetarëve mbi këtë çështje, duke thënë: “Nëse njeriu shikon hënën e re të agjërimit i vetëm, ose shikon hënën e re të fitër bajramit, a duhet ta fillojë agjërimin në bazë të shikimit të vet, a duhet të bëjë bajram në bazë të shikimi të vet, apo e fillon agjërimin dhe e bën bajramin veçse bashkë me njerëzit? Dijetarët për këtë çështje kanë dhënë tri mendime të cilat njëherësh janë dhe tri qëndrime të transmetuara nga Ahmedi:

Mendimi i parë: “Ky njeri duhet të agjërojë dhe ta prishë agjërimin në fshehtësi[1]. Ky është mendimi i Shafiut.

Mendimi i dytë: Ky njeri duhet të agjërojë, por në fund të muajit agjërimin duhet ta prishë veçse me njerëzit. Ky është qëndrimi i njohur në medhhebin e Ahmedit, Malikut dhe Ebu Hanifes.

Mendimi tretë: Ky njeri duhet ta fillojë agjërimin bashkë me njerëzit dhe ta prishë atë po bashkë me njerëzit. Dhe ky është mendimi më i saktë” [Mexhmuul fetava v.25]. Mendimin e tretë, të cilin e ka zgjedhur si më të saktin, Ibn Tejmije e mbështet në këto argumente:

  1. “Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi ka thënë: “Agjërimi fillon ditën kur ju filloni agjërimin, fitër bajrami bëhet në ditën kur ju bëni fitër bajram dhe kurban bajrami bëhet në ditën kur ju bëni kurban bajram”. Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen, garib. Pastaj Tirmidhiu vijon me shpjegimin e hadithit, duke thënë: “Disa dijetarë e shpjegojnë këtë hadith kështu: “Kuptimi është se agjërimi dhe fitër bajrami bëhen bashkë me xhematin dhe shumicën e njerëzve””[2] [Mexhmuul fetava v.25].
  2. “Nëse njerëzit qëndrojnë në Arafat në ditën e dhjetë gabimisht, qëndrimi i tyre quhet i vlefshëm me ujdinë e të gjithëve. Kjo ditë quhet për ta ditë arafati. Ndërsa nëse njerëzit qëndrojnë në Arafat në ditën e tetë gabimisht, për vlefshmërinë e qëndrimit të tyre ka kundërshtim, por mendimi në i saktë është se dhe në këtë rast qëndrimi quhet i vlefshëm. Ky është njëri nga dy mendimet në medhhëbin e Malikut, Ahmedit etj. Aishaj thotë: “Ditë arafati quhet dita të cilën njerëzit e njohin për të tillë” [Mexhmuul fetava v.25].
  3. “Termi ‘hilal-hënë e re’ përdoret për atë që publikohet, njoftohet haptazi dhe shfaqet te njerëzit, pasi Allahu e ka bërë hilal-in (hënën e re) për njerëzit shenjë përcaktuese të kohës dhe haxhillëkut. E kjo bëhet e mundur veçse kur përhapet dhe publikohet tek njerëzit. Filli i kësaj çështjeje qëndon në faktin se termet hilal dhe shehër (muaj) emërtojnë gjëra me të cilat Allahu ka lidhur disa rregulla fetar, si: agjërimin, fitër bajramin dhe kurban bajramin. Allahu thotë: “Të pyesin ty (o Muhamed) për hënat e reja; thuaju: “Ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës dhe të haxhillëkut” [el Bakare: 189]. Po ashtu Allahu thotë: “Ju është bërë detyrë agjërimi…” e më pas thotë: “Muaji i ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani si udhërrëfyes për njerëzit” [el Bekare: 185]. Muslimanët janë të gjithë në një mendje se Allahu e ka bërë detyrë agjërimin e muajit të ramazanit, por ka kundërshtim në lidhjen me termin ‘hilal’ nëse emërton atë që shfaqet në qiell, e kështu me të hyn muaji, edhe nëse nuk e marrin vesh njerëzit apo emërton atë që përhapet dhe publikohet tek njerëzit? Po termi ‘shehër-muaj’ a tregon atë që shquhet dhe bëhet i njohur tek njerëzit? Këtu dijetarët kanë shprehur dy qëndrime:

Sipas atyre që mbështesin qëndrimin e parë, ai që shikon hënën i vetëm, ka hyrë në kohën e agjërimit dhe për të ka filluar muaj i ramazanit. Kjo natë, sipas tyre, në realitet është prej ramazanit, edhe nëse nuk e di kush tjetër veç tij. Edhe ai që nuk e ka parë, nëse e merr vesh se hëna ka pas lind, duhet ta zëvendësojë agjërimin e asaj dite. Sipas këtij qëndrimi, parimisht, e njëjta gjë vlen dhe për muajin e fitër bajramit dhe për muajin e kurban bajramit. Porse për muajin e kurban bajramit nuk di të ketë thënë njeri se kush shikon hënën e re, qëndron i vetëm në Arafat e jo me njerëzit e tjerë, se pret kurban të nesërmen e asaj dite, hedh gurët te ‘Xhemretul akabe’ dhe lirohet nga gjendja e ihramit ndryshe nga të gjithë haxhinjtë. Mosmarrëveshje atëherë ka vetëm për prishjen e agjërimit në fitër bajram: shumica është e mendimit se ka të njëjtin gjykim si kurban bajrami dhe sipas tyre duhet ta prishë agjërimin veçse me njerëzit, kurse disa të tjerë thonë se prishja e agjërimit ka të njëjtin gjykim si fillimi i agjërimit . Por dihet që Allahu nuk i ka urdhëruar njerëzit të agjërojnë tridhjetë e një ditë. Fakti që këto mendime janë kontradiktore tregon se (fillimi dhe mbarimi i ramazanit) ka të njëjtin gjykim si muaji dhil hixhe.

Atëherë kushti për t’u quajtur ‘hilal’ dhe ‘shehër’ është përhapje dhe publikimi te njerëzit. Edhe nëse e shohin hënën dhjetë vetë, përderisa nuk e kanë marrë vesh në përgjithësi njerëzit e vendit, për shkak se dëshmia e tyre është e papranueshme ose për shkak se ata nuk kanë dhënë dëshmi mbi shikimin e hënës, gjykimi i këtyre dhjetëve është njësoj si për të gjithë muslimanët:  ashtu sikurse ata qëndrojnë në Arafat, bëjnë kurban dhe e falin namazin e bajramit veçse bashkë me njerëzit, po kështu e fillojnë agjërimin veçse bashkë me njerëzit. Pikërisht ky është kuptimi i thënies së Pejgamberit: “Agjërimi juaj fillon në ditën që ju filloni agjërimin, fitër bajrami për ju është dita kur ju bëni fitër bajram dhe kurban bajram për ju është dita kur ju bëni kurban bajram”. Për këtë arsye Ahmedi ka thënë: “Njeriu duhet të agjërojë me prijësin dhe xhematin e muslimanëve, si në rastin kur koha është e kthjellët edhe kur është me re.”

Si rrjedhim i asaj që u tha më lart, ndryshojnë dhe rregullat që kanë të bëjnë me fillimin e muajit: nëse fillon muaji për të gjithë banorët e vendit apo jo për të gjithë. Këtë e sqaron dhe fjala e Allahut të Lartësuar: “Kushdo nga ju që është i pranishëm kur fillon muaji, le të agjërojë” [el Bekare: 185]. Pra, Allahu urdhëron për agjërim atë që është i pranishëm kur hyn muaji: prania mund të konceptohet veçse për fillimin e një muaji që është bërë i njohur tek njerëzit. Kur muaji është bërë i njohur tek njerëzit, atëherë mund të përfytyrohet se është i pranishëm njeriu apo mungon.

Ndërsa thënia e Pejgamberit a.s.: “Kur të shikoni hënën e re (të ramazanit), agjëroni dhe kur të shikonë hënën e re (të shevalit), prisheni agjërimin. Agjëroni nga njëra hënë e re deri në hënë tjetër të re”, por edhe theniet e tjera të ngjashme, ato janë ligjërim që i drejtohet xhematit (muslimanëve në grup e jo individëve)[3]. Mirëpo nëse dikush ndodhet në një vend tjetër ku nuk ka njeri tjetër veç tij, kur shikon hënën, duhet të agjërojë, sepse atje nuk ka tjetër njeri veç tij” [Mexhmuul fetava v.25].

Po ashtu Ibn Tejmije thotë: “Shumë njerëz gabojnë në një çështje të tillë për shkak se mendojnë se kur del hëna e re në qiell, kjo natë quhet fillim i muajit, qoftë kur është bërë publike tek njerëzit apo jo. Por në fakt nuk ëshë kështu, sepse përhapja e lajmit tek njerëzit është e domosdoshme. Për këtë arsye ka thënë Pejgamberi: “Agjërimi juaj fillon në ditën që ju filloni agjërimin, fitër bajrami për ju është dita kur ju bëni fitër bajram dhe kurban bajram për ju është dita kur ju bëni kurban bajram”. Që domethënë se është ajo ditë për të cilën ju e dini se është koha e agjërimit, fitër bajramit dhe kurban bajramit. Ndërsa nëse nuk e dini si kohë të tillë, ajo nuk është shkak për ndonjë rregull.” [Mexhmuul fetava v.25].

  1. “Në këtë temë dy çështje nuk janë fort të qarta për njerëzit. E para, kur njeriu shikon hënën e shevalit i vetëm, ose kur e njofton një grup njerëzish që i njeh për të besueshëm nëse e a duhet ta prish agjërimin apo jo? E dyta, kur njeriu shikon hënën e dhil hixhes ose kur e njofton një grup njerëzish që i njeh për të besueshëm, cila konsiderohet për të dita e nëntë dhe dita e dhjetë: ato që dalin sipas këtij shikimi, por që nuk janë të njohura tek njerëzit, apo ato që janë të njohura tek njerëzit?…Shkaku i këtij mendimi qëndron në faktin se fitër bajram është dita kur bëjnë fitër bajram njerëzit. Pikërisht ajo është dita e bajramit, kurse dita që agjëron ai i cili ka parë i vetëm hënën e re në fakt nuk është dita e bajramit, agjërimin e të cilës e ndalon Pejgamberi a.s. Pejgamberi e ka ndaluar agjërimin e ditës së fitër bajramit dhe ditës së kurban bajramit, duke shtuar se: njëra prej tyre është dita kur ju bëni fitër pas agjërimit, kurse tjetra është dita kur ju hani prej kurbanit tuaj”. Pra, ajo që Pejgamberi e ka ndaluar të agjërohet është dita kur bëjnë fitër bajram muslimanët dhe dita kur presin kurban muslimanët.

Kjo që u tha bëhet dhe më e qartë me çështjen e dytë, sepse nëse njeriu shikon i vetëm hënën e dhil hixhes, nuk duhet të qëndrojë në Arafat para njerëzve në ditën që në publik është e teta, edhe pse i bie të jetë e nënta sipas shikimit të tij, dhe kjo për faktin se qëndrimi veças në Arafat dhe prerja e kurbanit veças përbën po aq kundërshtim ndaj xhematit të muslimanëve sa përbën dhe shfaqja e prishjes së agjërimit veças” [Mexhmuul fetava me shkurtime v.25]

 

Nga dijetarët që janë me këtë mendim është el Hasen, Ibn Sirini, Atau dhe Is’haku [el Mugni].

Edhe Aishja r.a. ka qenë me mendimin se njeriu duhet ta bëjë fitër bajramin dhe kurban bajramin bashkë me muslimanët. Mesruku tregon: “Hyra tek Aishja në ditën e Arafatit, dhe ajo tha: “Jepini Mesrukut sevik (çorbë me miell gruri ose elbi”, por bëjeni mjaft të ëmbël”. Thashë: “Mua më pengoi nga agjërimi i ditës së sotme veçse frika se mos është dita e kurban bajramit. Aishja radijallahu anha tha: “Dita e kurban bajramit është dita kur bëjnë kurban bajram njerëzit dhe dita e fitër bajramit është dita kur bëjnë fitër bajram njerëzit”. Shënon Bejhakiu. Kështu, Aishja është e mendimit se fitër bajrami dhe kurban bajrami bëhet bashkë me njerëzit. Ajo thekson se ditë fitër bajrami quhet ajo ditë kur kanë fitër bajram njerëzit, po kështu dhe kurban bajrami.

Hanbeli transmeton se imam Ahmedi ka thënë: “Njeriu duhet ta fillojë agjërimin veçse me xhematin (masën) e njerëzve” [el Mugni].

Muhamed Ibn Hasen thotë: “Në këtë rast njeriu e ka detyrë të pajtohet me njerëzit edhe nëse kjo bie ndesh me bindjen e sigurtë që ka në vetvete. Po kështu duhet të bëjë edhe në haxh, sepse në një transmetim thuhet: “Arafatë për ju quhet dita kur ju qëndroni në Arafat” [Subulu selam].

San’ani thotë: “Hadithi dëshmon se për pohimin e ditës së bajramit duhet të merret parasyshë pajtueshmëria me njerëzit dhe se ai që arrin në mënyrë individuale të njohë ditën e bajramit nëpërmjet shikimit të hënës duhet të pajtohet me të tjerët, e kështu ai ka të njëjtin gjykim si njerëzit për namazin e bajramit, fitrin (prishjen e agjërimit) dhe kurbanin” [Subulu selam].

Ebul Hasen Sindiu në “Hashijetu Sunen Ibn Maxhe, pas përmendjes së hadithit të Ebi Hurjeses, thotë: “Më e mundshmja dhe më e sakta në kuptimin e hadithit është se në gjëra të tilla njerëzit në mënyrë individuale nuk ndërhyrjnë. Individët nuk duhet të veprojnë veças në këto gjëra. Përkundrazi, kjo punë (pra, shpallja e fillimit të ramazanit dhe bajramit) është në dorë të prijësit dhe xhemait (masës së muslimanëve). Individët e kanë detyrë të ndjekin prijësin dhe xhematin e muslimanëve. Bazuar në këtë fakt, nëse një njeri shikon hënën e re, por prijësi e refuzon dëshminë e tij, atë nuk e kap asnjëra prej këtyre gjërave. Ky njeri duhet të ndjekë xhematin në këto gjëra.” [Sislsiletul ehadith sahiha v.1].

Pas citimit të shpjegimit të Sindiut, Albani thotë: “Ky është kuptimi që kapet drejtpërsëdrejti nga hadithi. Këtë kuptim e përforcon edhe fakti që Aishja e ka sjellë si argument kundër qëndrimit të Mesrukut kur ai nuk agjëroi ditën e Arafatit nga frika se mos ishte dita e kurban barjamit. Ajo e sqaroi se nuk duhet të merrte në konsideratë mendimin e tj, por duhet të ndiqte xhematin (masën), duke i thënë: “Dita e kurban bajramit është në ditën kur bëjnë kurban bajram njerëzit dhe dita e fitër bajramit është në ditën kur bëjnë fitër bajram njerëzit”. Pikërisht – vazhdon Albani, – kjo i shkon për shtat këtij Sheriati të lehtë, nga qëllimet e të cilit është grumbullimi i njerëzve, bashkimi i rreshtave të tyre dhe largimi i tyre nga çdo mendim individual që përçan grumbullin e tyre. Sheriati nuk e merr në konsideratë mendimin e individit – qoftë edhe kur është i saktë sipas këndvështrimit të vet – në një ibadet që kryhet në grup si agjërimi, bërja e barjamit dhe namazi me xhemat. Sahabët e falnin namazin pas njëri tjetrit, edhe pse kishte mes tyre që mendonin se prekja e gruas, prekja e organit gjinorë dhe dalja e gjakut e prishin avdesin, dhe kishte të tjerë që nuk mendonin kështu. Kishte prej tyre që e falnin namazin të plotë në udhëtim dhe kishte që e falnin të shkurtuar!? Por këto mosmarrëveshje nuk bëheshin pengesë për bashkimin e tyre në namaz pas një imami të vetëm dhe për ta quajtur namazin të saktë. E gjithë kjo vinte për vetë faktin se ata ishin në dijeni që përçarja në fe është më e keqe sesa mosmarrëveshja në disa mendime. Disa prej sahabëve kanë shkuar deri në atë masë sa në grumbullimin e madh në Mina e kanë lënë krejtësisht mendimin e tyre që binte ndesh me mendimin e imamit të madh, për t’ju ruajtur sherrit (përçarjes) që mund të vinte për shkak të veprimit sipas mendimit të tyre. Ebu Daudi shënon se Uthmani e fali namazin në Mina me katër rekatë (pa shkurtim). Duke e kritikuar për mosshkurtimin e namazit Abdullah Ibn Mesud tha: “Kam falur me Pejgamberin a.s. dy rekatë, me Ebu Bekrin dy rekatë, me Umerin dy rekatë, edhe me Uthmanin në fillimin e hilafetit të tij, por pastaj ky filloi ta falë namazin të plotë, e pas kësaj ju u ndatë në disa qëndrime. Por unë do të dëshiroja që nga katër rekatët të më proneshin dy. Pas kësaj që tha Ibn Mesudi fali katër rekatë! Dikush i tha: Si është e mundur që e kritikove Uthmanin dhe pasaj fale katër rekatë?! Ibn Mesudi tha: “Përçarja është e keqe”. Senedi është i saktë. Një tregim të ngjashëm me këtë e sjell edhe Ahmedi nga Ebi Dherri.

Le të mendojë thellë mbi këtë hadith (e ka fjalën për hadithin e Ebi Hurejres) dhe mbi këtë ether (dëshmi sahabiu) ata të cilët vazhdojnë të jenë të përçarë në namazet e tyre, duke mos u lidhur pas disa imamë xhamiash, sidomos në namazin e vitrit në ramazan, me preteksin se vitri falet në kundërshtim me formën e përmendur në medhhebin e tyre! Por edhe ata që pretendojnë se kanë njohuri mbi astronominë të cilët e fillojnë agjërimin veças dhe fitër bajramin e bëjnë veças, para ose pas xhematit (masës) të muslimanëve, duke këmbëngulur në mendimin dhe njohurinë e tyre pa pyetur farë për ndarjen nga masa e muslimanëve. Të gjithë këta pra duhet të mendojnë thellë mbi dijen që përmendëm, se mbase do të gjejnë shërim për paditurinë dhe vetmashtrimin që kanë në zemër, e kështu të bëhen një rresht i vetëm me vëllezërit e tyre muslimanë, sepse Dora e Allahut është me xhematin.” [Silsiletul ehadith es sahiha v.].

Ibn Bazi thotë: “Kush shikon hënën e re i vetëm në hyrjen ose daljen e muajit, por nuk është marrë për bazë dëshmia e tij, ai do ta fillojë agjërimin me njerëzit dhe do ta prishë po me njerëzit, duke mos marrë për bazë shikimin e vet, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, sepse Pejgamberi a.s. ka thënë: “Agjërimi fillon ditën kur ju filloni agjërimin, fitër bajrami bëhet në ditën kur ju bëni fitër bajram dhe kurban bajrami bëhet në ditën kur ju bëni kurban bajram”. Allahu është Ai që jep sukses [Mexhmuu fetava ve mekalat mutenevia]. Në një fetva tjetër Ibn Bazi thekson të njëjtën gjë, por shton edhe faktin se: “në rastin kur njeriu është i vetëm në shkretëtirë, pa asnjë njeri tjetër, ai merr për bazë shikimin e tij në fillimin e agjërimit dhe në mbarimin e tij” [Nga burimi i mësipërm].

Në vendin tonë ndodh ndonjëherë që xhemati (masa) i muslimanëve e fillon agjërimin gabim ose e bën bajramin gabim, për shkak se dëgjojnë uatoritetin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë i cili, për shpalljen e fillimit të ramazanit dhe bajramit, bazohet në llogaritë e Meshihatit të Turqisë mbi egzistencën e mundësisë së shikimi të hënës dhe jo në shikimin e hënës. Pra, meshihati i Turqisë nuk e shpall fillimin e ramazanit dhe bajramin mbi bazën e shikimit të hënës, e cila është mënyra e ligjshme në Islamë, por në bazë të llogarive astronomike që tregojnë se ka mundësi të shihet hënë. Për meshihatin e Turqisë mjafton që llogaritë thonë se ka mundësi të shihet hëna me sy, dhe kështu shpallin fillimin e agjërimit dhe bajramin mbi këtë bazë, pa treguar interesim për shikimin real të hënës me sy të lirë. Për pasojë xhemati i muslimanëve të vendit tonë ndonjëherë e fillon agjërimin një ditë përpara ose një ditë pas vendeve islame ku është parë hëna e ramazanit, po kështu ndodh ndonjëherë dhe me bajramin. Atëherë, në kushtet e vendit tonë çfarë do të bëjnë individët që janë në dijeni se forma se si e shpall Turqia fillimin e ramazanit dhe bajramin është e pasaktë dhe që marrin vesh se nuk është parë hëna e re apo se është parë? A do ti bashkohen xhematit të muslimanëve (masës) në fillimin e agjërimit dhe në mbarimin e tij apo do të agjërojnë më vete?

Në bazë të hadithit të mësipërm të Ebi Hurejres edhe në këtë rast individët duhet ta fillojnë agjërimin dhe ta bëjnë bajramin bashkë me xhematin e muslimanëve të vendit tonë, sepse hadithi tregon se agjërimi fillon në ditën kur e fillojnë muslimanët dhe bjarami bëhet në ditën kur kanë bajram muslimanët, pa përjashtuar njërin gabim ku bie masa e muslimanëve nga tjetri. Argumentet e mësipërme tregojnë se dita e fillimit të agjërimit është dita kur e fillojnë muslimanët, dita e bajramit është dita kur bëjnë bajram muslimanët dhe se hënë e re dhe muaji i ri fillojnë në ditën kur bëhen të njohura tek njerëzit, edhe nëse njerëzit kanë rënë në gabim. Allahu i Lartësuar, i Cili i shpalli Muhamdeti a.s. që ta fillojmë agjërimin me njerëzit dhe ta bëjmë bajramin me njerëzit, e ka ditur se do të ketë raste kur xhemati i muslimanëve ka për ta filluar agjërimin gabim për shkak se autoriteti gabon në refuzimin e dëshmitarëve që kanë parë hënën, ose për shkak se neglixhon në pranimin e dëshmitarit jo të drejtë, ose për shkak se refuzon dëshminë e dëshmitarëve të drejtë nga dëshira e nefsit, armiqësia etj., ose për shkak se bazohet në llogari, pra të gjitha këto Allahu i ka ditur, e megjithatë Muhamedi a.s. ka këshilluar të fillojmë agjërimin bashkë me njerëzit dhe të bëjmë bajram bashkë me njerëzit, pa bërë asnjë përjashtim në gabimin që bie masa e muslimanëve. Fryma e hadithit është se agjërimi dhe bajrami janë gjëra që bëhen bashkërisht në grup dhe jo veç e veç, ashtu sikurse dhe namazi farz është një ibadet që kryhet me xhemat, bashkërisht me muslimanët. Ashtu sikurse gabimet që mund të ketë imami, nuk duhet të bëhen pengesë për faljen e namazit me xhematë, po kështu dhe agjërimi si ibadet që kyhet në grumbull duhet të fillohet me xhematin e muslimanëve dhe të mbrahohet po me ta, me qëllimi që të mos ketë përçarje.

Por këtu mund të shtrohet një pyetje: Po nëse autoriteti që shpall muajin vendos ta bëjë ramazanin përshembull njëzet ditë, ose ta bëjë agjërimin në një muaj tjetër jo në ramazan?

Përgjigja: Kjo gjë është kufër, sepse përbën zhvlerësim dhe mohim të agjërimit. Ky autoritet me këtë gjë janë kafirë dhe masa që u bindet atyre në mënyrë të padiskutueshme janë kafirë, ndërsa hadithi bën fjalë për fillimin e ramazanit dhe mbarimin e tij me xhematin e muslimanëve dhe jo me masën e kafirëve! Pra, pyetja ose krahasimi është krejt pa vend dhe e pavlefshme, sepse këtu po flitet për gabime apo neglixhime ku mund të bjerë prijësi musliman, e për pasojë dhe gabimet ku bie masa e muslimanëve, e jo prijësat dhe masa e kafirëve dhe batinive.

Përveç kësaj, e njëjta pyejte mund të bëhet edhe për papërgjegjshmërinë në refuzimin e dëshmisë së njerëzve të drejtë, pasi nëse një gjykatës që bazohet përgjithësisht në shikimin e hënës refuzon dëshminë e disa njerëzve të drejtë për motive të këqija, e për pasojë njerëzit e fillojnë agjërimin gabim, agjërimi i njerëzve quhet i saktë, kurse gjynahin e merr gjykatësi. Por këtu mund të bëhet pyetja e mësipërme: Po nëse gjykatësi refuzon dëshmitë e njerëzve të drejtë me papërgjegjshmëri dhe thotë do ta fillojmë agjërimin përshembull pas tre ditësh, cili është qëndrimi? Përgjigja që jepet për këtë pyetje vlen dhe për pyejten e  mësipërme. Sepse xhemati i muslimanëve mund të mos e marrin vesh ose mund të mendojmë mirë për autoritetin e shpalljes së muajit, në gjëra që mund të ndodhin nga një musliman, por jo në mohimin apo zhvlerësimin e agjërimit. E nëse ata pajtohen me mohimin dhe zhvlerësimin e agjërimit, atëherë nuk janë xhematë muslimanësh, por një grumbull kafira batini. Gabimi në shpalljen e muajit me intepretim në bazë të llogarive, po të marrim parasyshë faktin se njeriu nuk merr gjynah për një çështje fikhu ku bie në gabim me interpretim, është njësoj si gabimi njerëzorë në refuzimin e dëshmitarit, ndërsa po të marrim parasyshë faktin se bazimi në llogari përbën ndryshim të një sebebi me të cilin Allahu ka lidhur fillimin e muajit hënorë, është pa dyshim më i rëndë dhe më i rrezikshëm sesa papërgjegjshmëria e gjykatësit në refuzimin e dëshmitarëve.

Gabimet me të cilat kemi të bëjmë nëse do ti shohim nga kahu i masës së muslimanëve me të cilët jemi urdhëruar të bashkohemi në fillimin dhe mbarimin e muajit të ramazanit, konstatojmë se janë gabime me një ditë para ose një ditë prapa të cilat kanë ekzistuar në ymetin islam që nga gjeneratat e hershme e deri më sot, e nëse do t’i shohim nga mënyra sesi e e shpall autoritet nëse është e ligjshme apo e paligjshme, nga përgjegjshmëria apo papërgjegjshmëria, këtu nuk mund të trajtohen njësoj sepse dikush quhet fajtor e dikush jo, për dikë nevojitet këshillë dhe veprim për ndryshimin e mënyrës që ndjek për shpalljen e fillimit të muajit dhe për dikë nuk është e nevojshem kjo gjë ngaqë e ka të saktë, por pavarësisht natyrës së gabimit të autoritetit të shpalljes së muajit hënorë ne na kërkohet në hadith të bashkohemi me xhematin e muslimanëve në fillimin dhe mbarimin e muajit pa përjashtuar një gabim nga një tjetër, sepse agjërimi është një ibadet që fillon me xhemat, në grup, po kështu dhe namazi i bajramit është një ibadet që kryhet me xhemat.

Kjo çështje është njësoj si namazi me xhematë, në rastin kur imami ka gabime, si përshembull nuk merr avdes pas ngrënies së mishit të devesë, e fal namazin me katër rekatë në udhëtim ndërkohë që është farz shkurtimi i namazit. Pra, edhe pse imami ka gabime të tilla, muslimani e ka detyrë t’i bashkohet namazit me xhematë, dhe nuk i lejohet të bëj xhemat të dytë në xhami.

Problemi i mbështetjes në llogari ka ekzistuar dhe në kohën e Ibn Tejmijes, pasi ai përmend në “Mexhmuul fetava v. 25” se ka pas edhe në kohën e tij gjykatës që mbështeteshin në llogari për hënën e re.

Por çfarë thotë Ibn Tejmije për rastin e individëve që janë në dijeni se prijësi e shpall fillimin e muajit hënorë në bazë të llogarive dhe se xhemati i muslimanëve e fillon muajin gabim për shkak të këtij probleme? Në fakt, për gabimet e masës së muslimanëve në fillimin e muajit Ibn Tejmije ka të njëjtin gjykim, pra ai gjykon se individët duhet ta fillojnë muajin bashkë me xhematin e muslimanëve dhe ta mbyllin po me të, pavarësisht qëndrimit kritik dhe të ashpër që ka ndaj autoritet që e shpall muajin mbi një bazë jo të saktë dhe jo të ligjshme apo jo të përgjegjshme. Le ta lëmë vetë Ibn Tejmijen të shprehet për këtë çështje. Mbasi përmend argumentet dhe arsyet pse individët duhet ta fillojnë agjërimin dhe ta bëjnë bajramin bashkë me xhematin e muslimanëve të cilat u përmendën më lart, ai thotë:

“Dikush mund të thotë: Prijësi që ka në dorë shpalljen e hënës së re ka mundësi të jetë neglizhent, ngaqë refuzon dëshminë e dëshmitarëve të drejtë, si: për shkak se lë pas dore verifikimin mbi drejtësinë e dëshmitarëve, për shkak se refuzon dëshminë e dëshmitarëve nga armiqësia mes tij dhe mes tyre, ose për shkaqe të tjera që nuk janë të ligjshme e fetare, ose për shkak se bazohet në thënien e astrologut (llogaritarit) i cili pretendon se hëna e re nuk mund të shikohet.

Për t’iu përgjigjur këtij kundërshtimi mund të thuhet se nuk ka ndryshim në gjykimin që jepet për atë që pasohet nga njerëzit në shikimin e hënës së re, si në rastin kur bën ixhtihad dhe ia qëllon të saktës, kur gabon apo në rastin kur është i papërgjegjshëm (shpërdorues detyre), pasi përderisa lajmi i hënës së re nuk është shfaqur dhe nuk është bërë i njohur tek njerëzit në një mënyrë të tillë që ju jep atyre mundësinë të interesohen, (muaji nuk quhet se ka hyrë)[4]. Në një hadith të saktë përmendet se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Drejtuesit do t’u prijnë në namaz, e kështu nëse ia qëllojnë (e falin namazin të saktë dhe të plotë, duke plotësuar kushtet dhe farzet), do të merrni shpërblim edhe ju edhe ata, e nëse gabojnë (lënë mangët diçka prej kushteve apo farzeve, ose kanë bidate), ju do të merrni shpërblim, kurse ata do të marrin dënim”[5]. Kësisoj, për gabimin (me qëllim) dhe papërgjegjshmërinë, pasojat, gjynahin dhe dënimin e ka drejtuesi, e jo muslimanët të cilat nuk kanë treguar papërgjegjshmëri, nuk kanë neglizhuar dhe nuk kanë gabuar.

Por nga ana tjetër, nuk ka dyshim se është vërtetuar me hadithe të sakta dhe me qëndrimin unanim të sahabëve që nuk lejohet mbështetje në llogaritjen e yjeve. Në dy Sahihët shënohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ne jemi një umet analfabet[6] që nuk shkruajmë dhe nuk bëjmë llogari. Fillojeni agjërimin kur të shikoni hënën e re (të ramazanit) dhe prisheni agjërimin kur të shikoni hënë e re (të shevalit)”. Ai që bazohet në llogari për hënën e re, ashtu sikurse konsiderohet i humbur në gjykimin e Sheriatit dhe bidatçi në fe, ka edhe gabime në arsyetim dhe në shkencën e llogarive astronomike, sepse ekspertët e kësaj fushe janë në dijeni që për shikimin e hënës nuk ka ndonjë rregull llogarie të saktë. Maksimumi ku mund të arrijnë të dhënat e llogarive nëse do të merreshin të mirëqena, është caktimi i gradëve ndërmjet diellit dhe hënës në kohën e perëndimit, por shikimi i hënës nuk mund të rregullohet saktësisht me një numër të caktuar gradësh[7] [Mexhmuul fetava v.25].

Nga ky citat i Ibn Tejmijes ne dalim me disa përfundime:

I pari: Xhemati i muslimanëve e kanë të saktë agjërimin kur e fillojnë apo e mbyllin muajin gabim, qoftë në rastin kur gabimi vjen nga gabimi i autoritet që u cakton muajin, papërgjegjshmëria e tyre apo bazimi i tyre në llogaritje. Kjo sepse, së pari, pas përmendjes së këtyre mundësive Ibn Tejmije ka theksuar se gjykimi nuk ndryshon, së dyti, nuk ka dhënë gjykim ndryshe për ndonjërin nga rastet e gabimeve të mësipërme ku bie xhemati i muslimanëve, pra po të kishte ndonjë gjykimi ndryshe për xhematin në ndonjërin prej këtyre rasteve, Ibn Tejmje do ta thoshte se përshembull bën parjashtim rasti i papërgjegjshmërisë, ose rasti i bazimit në llogaritë astronomike, duke theksuar se këtu xhemati quhet fajtorë, nuk ju quhet dita e agjërimit, duhet ta zëvendësojnë, nuk bën  që individët të bashkohen me xhematin në një gabim me natyrë të tillë etj., pra është e qartë që ai nuk ka bërë përjashtime të tilla, por për xhematin jep vetëm një gjykim. Së treti, nuk e bën fajtorë xhematin në asnjërin prej këtyre rasteve. Së katërti, gjykimin që ka zgjedhur e ka lidhur me arsyen se hëna e re fillon atëherë kur lajmi i saj hapet tek njerëzt, bëhet publik dhe i njohur, e kjo për sa i përket xhematit të muslimanëve në përgjithësi është njësoj për të gjitha rastet e përmendura. Përderisa në të gjitha këto raste, agjërimi i xhematit quhet i saktë, nuk quhen fajtorë, ky është fillimi dhe mbarimi real i agjërimit për ta, atëherë kuptohet qartë se edhe individët, të cilëve nuk ju dëgjohet fjala tek autoriteti që shpall muajin, do t’i bashkohen xhematit të muslimanëve në fillimin dhe mbarimin e muajit dhe se ata nuk bëhen fajtorë për këtë e as nuk kanë përgjegjësi, sepse këto sqarime Ibn Tejmije i bën në kontekstin e gjykimit për ata që shikojnë hënën dhe nuk ju pranohet dëshmia apo marrin vesh se është parë hëna.

I dyti: Ashtu sikurse muslimanët e kanë namazin të plotë dhe të saktë në rastin kur u prin në namaz një drejtues që lë mangët ndonjë kusht apo farz të namazit[8], ose ka bidate, po kështu e kanë agjërimin të saktë në rastet kur drejtuesit ua shpallin fillimin dhe mbarimin e muajit të agjërimit gabim. Si argument për këtë parim Ibn Tejmije sjell hadithin e mësipërm që flet për namazin e muslimanëve me xhemat pas prijësave të tyre. Ky krahasim që bën Ibn Tejmije tregon për disa gjëra: 1- Ashtu sikurse namazi kryhet me xhemat, po kështu edhe muaji i ajgërimit fillon dhe mbaron me xhematin, në grup dhe jo veç e veç. 2- Ashtu sikurse xhematit i quhet i saktë namazi pas një imami që ka mangësi në namazin  e tij, po kështu edhe muaji i agjërimit ju quhet i plotë dhe i saktë në rastet kur prijësi apo autoriteti e shpall fillimin dhe mbarimin e tij gabim. 3- Ashtu sikurse individëve nuk ju lejohet të braktisin namazin me xhemat apo të bëjnë xhematë të dytë në rastet kur prijësi apo imami ka bidate, ose ka gjynahe, ose ka mangësi, po kështu nuk duhet ta fillojnë agjërimin veças nga xhemati i muslimanëve apo ta bëjnë bajramin veças, edhe pse e dinë se prijësi apo autoriteti, që ju shpall fillimin e muajit njerëzve, ka bidate, gabime apo papërgjegjshmëri, njësoj si në rastin e namazit me xhematë.[9]

Po përmend disa raste kur edhe pse imami ka gabime ose probleme namazi duhet të falet pas tij:

1- Kur prijësi, komandanti, ose imami në udhëtim e fal namazin me katër rekate, sikurse përmendet në transmetim nga Ibn Mesudi r.a. Shkurtimi i namazit në udhëtimi është farz, por përderisa imami mendon se nuk është kështu, namazi pas tij është i sakte. Nuk lejohet përçarja e xhematit këtu duke bërë xhematë të dyti. Fakti që po falesh pas këtij imami nuk do të thotë se po pohon gabimin e tij. Kjo është shumë e qartë. Megjithëse Ibn Mesudi e kritikoi Uthmanin, ai e fali namzin pas tij, dhe nuk bëri xhemati tjetër. Kur e pyetën, tha: “Përçarja është e keqe”.  Kështu, nga njëra ana e kritikoi gabimin dhe nga ana tjetër, iu bashkua xhematit. Kjo atëherë është metoda e sahabëve në trajtimin e problemeve të tilla. Kjo metodë nuk është as dobësi në shfaqjen e të vërtetës dhe as aprovim për gabimin.

2- Kur imami përshembull nuk merr abdes pas ngrënies së mishit të devesë. Namazi pas këtij imami quhet i saktë edhe pse faktikisht ngrënia e mishit të devesë sipas hadithit të saktë e prish abdesin. Për një problem të tillë nuk lejohet të braktiset namazi me xhematë.

3- Kur imami ka bidate ose bën gjynahe. Namazi pas këtij imami është i saktë. Kur xhematliu falet pas këtij imani, kjo nuk do të thotë se aprovon bidatet e tij. Qëndrimi i saktë ndaj një imami të tillë është që, nga njëra anë, të kritikosh bidatet e tij, ta këshillosh të heqë dorë prej bidateve, e nëse nuk heq dorë, të ndjekësh format e ligjshme për largimin e tij si imam, dhe nga ana tjetër, të falesh pas tij e të mos bësh përçarje duke bërë xhematë tjetër në të njëjtën xhami. Nuk lejohet përshembull që njeriu të falë namazin në shtëpi, me preteksin se nuk i pëlqen imami apo se imami është bidatçi! Këtu njeriu duhet të mposhtë tekat dhe dëshirat e nefsit dhe ti bashkohet xhematit.

Po pëmend dhe disa punë të tjera, në të cilat lypset bashkimi me xhematin e muslimanëve:

  1. Kur një prijës musliman bidatçi ose zullumqarë ngre flamurin e e xhihadit për të luftuar armikun. Edhe pse ky prijës është zullumqarë apo bidatçi, në rastet kur pjesmarrja në luftë është farz, e ke detyrë t’i bashkohesh ushtrisë së tij, të luftosh nën komandën e tij dhe të zbatosh urdhërat e tij. Kjo nuk do të thotë se po e përkrah në zullum apo se po përkrah bidatet e tij. Nuk lejohet në këtë rast që njeriu të krijojë një çetë më vete, e kështu të përçajë ushtrinë e muslimanëve me preteksin se prijësi ka bidate apo bën zullume. Këtu njeriu duhet duhe të lejë ambiciet dhe dëshirat e t’i bashkohet grumbullit të muslimanëve, ndërsa luftimi i bidatit dhe eleminimi i zullumit duhet të bëhet sipas metodës së saktë, por jo duke përçarë ushtrinë e muslimanëve.

Por duhet të kemi parasyshë se qëndrimet e gabuara të njeriut nuk vijnë gjithnjë nga dëshira e nefsit, pasi mbase mbështetet në një mendim të gabuar, ose mbase ka ndonjë shkak tjetër.

 

  1. Kur një musliman bidatçi ose zullumqarë arrin të bëhet drejtues i shtetit Islam në një mënyrë jo të ligjshme ose të shpikur, e ndërkaq muslimanët i nënshtrohen dhe e pranojnë si udhëheqës, në këtë rast e ke detyrë ti bashkohesh xhematit të muslimanëve, të mos krijosh përçarje dhe të mos krijosh grup për rrebelim ndaj këtij prijësi. Bashkimi me xhematin në këtë rast dhe bindaj ndaj këtij prijësi aty ku nuk kundërshtohet Allahut dhe i Dërguari i tij, nuk do të thotë se është ndihmë dhe aprovim për zullumin apo bidatet e tij, por zbatim i haditheve të cilat dëshmojnë se edhe në këtë rast nuk lejohet të përçashë xhematin e muslianëve duke u rebeluar ndaj prijësit apo duke mos e dëgjuar atë.

Në të gjitha këto gjëra pra lypset bashkimi me xhematin, ndërsa ndryshimi i të keqes, luftimi i bidatit dhe eleminimi i zullumit duhet të bëhet sipas metodës së saktë, e jo duke kundështuar argumentet specifike që urdhërojnë për bashkimi me xhematin në gjëra të tilla. Pra, haku dhe suneti në këto gjëra është bashkimi me xhematin dhe ndjekja e metodës së saktë për luftimin e të keqes dhe bidatit.

Kuptohet qartësisht se e njëjta gjë vlen dhe për fillimin e agjërimit dhe për bajramin, pasi këto janë rite që kryhen në grumbull me xhematin, kështu që njeriu duhet ti bashkohet xhematit në to, ndërsa për ndryshimin e bidatit dhe të papërgjegjshmërisë duhet të ndiqet metoda e saktë. Për këtë tregon hadithi i Ebi Hurejres i përmendur në fillimin e materialit.

I treti: Bazimi në llogaritë astronomike për shpalljen e fillimit të muajit hënore është bidat në fe. Shpallja e fillimit të muajit hënorë në bazë të llogarive pa dyshim bie ndesh me sunetin e saktë dhe ixhamin e sahabëve. Përveç kësaj ajo konsiderohet gabimi edhe sipas llogarive astronomike. Ibn Tejmije ka dhënë gjykimin për rastet e gabimit që përmend më lart se agjërimi i xhematit të muslimanëve është i saktë dhe se ata nuk kanë gjynah, e pastaj ka dënuar me ashpërsi bazimin e prijësit apo gjykatësit në llogari për shikimin e hënës së re dhe shpalljen e fillimit të muajit hënorë mbi këtë bazë.

Kështu, edhe ne nga njëra anë themi se agjërimi i xhematit të muslimanëve është i saktë dhe se individët duhet t’i bashkohen xhematit për fillimin e muajit dhe për bajramin me qëllim që të mos bëhet përçarje në këro rite të mëdha, dhe nga ana tjetër e dënojmë bazimin e autoritet të Meshihatit të Turqisë dhe KMSH-së në llogaritë që tregojnë se ka mundësi të shikohet hëna dhe e quajmë këtë gjë bidat në fe.

Krahas gjykimit se xhemati e ka agjërimin të saktë, se nuk kanë gjynah dhe se individët duhet t’i bashkohen xhematit në fillimin e muajit dhe në bajram, në bazë të hadithit të Ebi Hurejres dhe argumenteve të tjera, ne gjykojmë se muslimanët e këtij vendi, dhe sidomos imamët e xhamive e kanë detyrë të këshillojnë autoritetin e KMSH-së të heqë dorë nga bazimi në të dhënat e llogarive, të punojnë në mënyrë të ligjshme për përmirësimin e KMSH-së, dhe në pamundësi për përmirësimin e saj mund të shihet edhe ndonjë mundësi tjetër, por më kusht që të gëzojë respektin e xhematit të muslimanëve për shpalljen e fillimit të agjërimit dhe të bajramit. Por derisa këto gjëra të bëhen të mundura ne duhet të respektojmë udhëzimin që jepet në hadithin e Ebi Hurejres për fillimin e agjërimit njeherësh me xhematin e muslimanëve dhe për bërjen e bajramit njëherësh me xhematin. Kjo është e ngjashme me rastin kur xhemati për xhuma dhe për namazet kanë një imamë bidatçi, në këtë rast derisa ky imam të heq dorë nga bidatet apo derisa të largohet dhe të vihet një imam tjetër, muslimanët duhet të vazhdojnë t’i bashkohen xhematit pas tij dhe të mos bëjnë xhemat tjetër në xhami apo të lënë xhumanë dhe bajramin. Apo si rasti i prijësit musliman zullumqar ose bidatçi që, nga njëra anë nuk duhet të rebelohesh ndaj tij e të çashë xhematin dhe nga ana tjetër duhet të këshillohet dhe të ndiqen format e ligjshme për eleminimin e zullumit dhe luftimin e bidatit, si dhe për përmirësimin e qeverisjes së muslimanëve.

Në citatet e mësipërme me gjykimin se ‘bazimi në llogari është bidat e ndryshim në rregullat e fesë’ Ibn Tejmije ka për qëllim veprimin e atyre që u shpallin njerëzve fillimin e muajit hënorë, por edhe mendimin e atyre që e lejojnë apo i përkrahin për këtë gjë, dhe kjo për vetë faktin se, sipas tij, ligjërimi në hadithet që urdhërojnë të bazohet fillimi i muajit në shikimin e hënës ose në plotësimin e tridhjetë ditëve i drejtohet xhematit në përgjithësi dhe jo individëve[10], kështu që përgjegjësinë e ka autoriteti që respektohet nga xhemati i muslimanëve për këtë punë. Kjo kuptohet lehtësisht nga shpjegimet e tij, si dhe nga konteksti i sqarimeve të tij. Po të mos ishte kështu, atëherë ai do të kishte quajtur gjynahqarë edhe xhematin e muslimanëve dhe do të kishte thënë se agjërimi i tyre nuk është i saktë!

Pretendimi se inidvidët që i bashkohen xhematit në rastin në fjalë bien në bidatë, se bëjnë ndryshim në fe apo se kanë përgjegjësi, ndërkohë që qëndrimi i tyre bazohet në hadithin specifik të Ebu Hurejres për këtë çështje dhe është në përputhje me synimet e Sheriatit, është njësoj si pretendimet se:

  • Ai që falet pas imamit që e fal namazin në udhëtim katër rekatë, ka përgjegjësi, nuk e ka namazin të saktë etj., sepse dihet që shkuritmi i namazit në udhëtim është detyrë.
  • Ai që falet pas një imami që nuk ka marrë abdes pas ngrënies së mishit të devesë, namazin nuk e ka të saktë dhe duhet ta përsërisë.
  • Ai që falet pas një imami bidatçi, bie në bidat, është bidatçi dhe ka përgjejgësi për bidatet e tij.
  • Ai që bashkohet në xhihad me ushtrinë e muslimanëve nën flamurin e një prijësi zullmqar apo bidatçi, ka përgjegjësi për zullumin dhe bidatet e prijësit etj.
  • Ai që nuk rebelohet ndaj nje prijësi zullumqar dhe bidatçi e që e respekton atë aty ku nuk ka gjynah, është fajtor për mosrebelimin dhe për bidatet apo zullumin e tij.

Të gjitha këto pra janë veçse ngatërresa, dhe sidomos kur bien ndesh dhe me hadithet që flasin posaçërisht për këto gjendje e këto situata, sepse tesktet e fesë nuk kanë lënë gjë pa sqaruar. Sipas metodës së saktë të argumentimit duhet të bëhet harmonizimi mes të gjitha argumenteve duke vënë në veprim për këto raste të veçanta argumentet që flasin posaçërisht për to.

 

Të njëjtën fetva (përgjigje) si dijetarit i Islamit Ibn Tejmije ka dhënë edhe shejh Albani për rastin kur autoriteti e shpall fillimin e muajit dhe bajramin në një mënyrë jo të ligjshme në fe, siç është shpallja mbi bazën e llogaritjes astronomike. Këtë fetva shejh Albani e ka dhënë në një mexhlis të zhvilluar në sezionin e haxhit të vitit 1410 sipas hixhretit, që i bie më 21-6-1990. Kjo fetva gjendet në kasetën me numër 403 të serisë ‘el huda ve nur’. Këtu do të përmend në mënyrë të përmbledhur vetëm pikat kryesore të kësaj fetvaje të Shejhut:

Pyetësi: Në lidhje me mosmarrëveshjen në ditët e fillimi të agjërimit dhe prishjes së agjërimit, për sa i përket një vendi të vetëm, ju jeni i mendimit që njeriu duhet ta bëjë agjërimin njëherazi me njerëzit e vendit të vet.

Shejhu: Patjetër, kështu duhet.

Pyetësi: Ndonjëherë njerëzit e vendit mund të neglixhojnë në shikimin e hënës, dhe kështu e fillojnë agjërimin deri në dy ditë pas vendeve të tjera.

Shejhu: – Para së gjithash, shikimi personal, individual, nuk ka peshë dhe as vlerë në Sheriatin Islamik, sepse Pejgamberi a.s. thotë: “Agjërimi fillon në ditën kur e fillojnë njerëzit dhe fitër bajrami bëhet në ditën kur bëjnë fitër bajram njerëzit”. Individi nuk duhet të agjërojë edhe pse ka parë hënë, nëse njerëzit nuk janë agjërues. Ai duhet të bashkohet me xhematin, të mos ndahet prej tyre dhe të mos i kundërshtojë ata. Të gjithë jemi në dijeni për thënien e Muhamedit a.s. “Agjëroni kur të shihni hënën dhe prisheni agjërinim kur të shihni hënën”. Nga ana tjetër s’ka dyshim që çështja e hyrjes dhe daljes së muajit nuk është prej punëve individuale, për të cilat ngarkohet me përgjejgësi muslmani, siç është përshembull namazi të cilin mund ta kryesh në shtëpinë tend, dyqanin, punishten etj. Kjo çështje është ndryshe, sepse nuk bën që ti të agjërosh në bazë të shikimit tënd, por duhet të agjërosh njëherazi  me njerëzit e vendit tënd, mes të cilëve jeton. Nëse njerëzit e vendit fillojnë agjërimin, e fillon me ta e nëse ata e prishin agjërimin, e prish po me ta.

– Thënia  e Muhamedit a.s. “Agjëroni kur të shihni hënën e re”, pa dyshim është ligjërim me karakter tërësor që përfshin të gjithë muslimanët. Por për të ardhur keq, sot qeveritë islame, në shumicë nuk qeverisin me atë që shpalli Allahu, dhe një tregues për këtë është dhe fakti se çdo shtet e fillon agjërimin më vete, pra nuk ka lidhje në këtë pikë, edhe pse e ngrejnë me të madhet se duhet bashkim. Por nuk janë të çiltër kur flasin për bashkim, sepse gjëja më e thjeshtë është njësimi i ditëve të festave, njësimi i hyjrse dhe daljes së muajit. Përderisa popujt islamikë nuk e kanë të mundur të bashkohen në fillimin dhe mbarimin e agjërimit, për shkak se qeveritë kanë mosmarrëveshje, atëherë çdo shtet, ose çdo popull duhet ta fillojë agjërimin në bazë të shikimit të hënës në vendin e tyre. Ndërsa ndarja e njerëzve të një vendi në dy pjesë, një pjesë me agjërim dhe një pjese jo, kjo nuk bën. Na mjafton që jemi coptuar në shtete të vogla. Tani të paktën nuk duhet të ndahen njerëzit e secilit vend më dy pjesë. Ky probem, për të ardhur keq, është ekzistues. Disa njerëz përshembull e fillojnë agjërimin me Saudinë, disa me Sirinë. Kjo në fakt nuk duhet të ndodhë. Në një përgjigje të mëparshme unë përmenda rregullin që thotë se kur muslimanët ndodhen mes dy të këqijave, zgjedh me të voglën e tyre. Që njerëzit e një vendi ta fillojnë agjërimin më vete është më mirë sesa të ndahen me njëri-tjetrin. E keqja e fundit është më e madhe sesa e para. Më e mira është që vendet dhe shtetet ta fillojnë agjërimin njëherazi, dhe kështu bëhet e gjithë bota islame në agjërim ose në bajram. Por kjo gjë tashmë nuk është e mundur, gjë që e themi me plot keqardhje.

– Dihet që Allahu nuk e obligon njeriun përtej mundësisë së vet. Njerëzit e një vendi kanë mundësi ta fillojnë agjërimin njëherazi në ditën kur shteti i tyre e shpall fillimin e agjërimit, qoftë edhe nëse shpallja nuk është sipas mënyrë së ligjshme në fe,  domethënë, qoftë edhe kur shpallja nuk është e saktë në Sheriat, sepse çështja e shpalljes së fillimit të muajit është në dorën e shtetit, dhe jo në dorën e individëve, njësoj si zbatimi i dispozitave penale në Sheriat: nëse njerëzit do të merrnin përsipër zbatimin e dispozitave penale në mënyrë individuale, do të përhapej shkarërrimi në tokë dhe në detë. Shumica e shteteve tashmë nuk i kanë në zbatim dispozitat penale, atëherë a mund të marrin përsipër individët zbatimin e tyre!? (Natyrisht që nuk mund ta bëjnë këtë gjë). Po kështu dhe në çështjen e agjërimit, njerëzit e një vendi duhet ta fillojnë agjërimin të gjithë bashkë, pasi nuk lejohet të ndahen.

Pyetësi: Edhe nëse shpallja e muajit bazohet në llogaritjen astronomike?

Shejhu: – Jo, nuk duhet të bazohet në llogaritjen astronomike, sepse Pejtgamberi a.s. thotë: “Agjëroni kur të shikoni hënën e re”.

Pyetësi: Po nëse shteti, ministria e vakëfit, bazohet në të (në llogaritjen astronomike)?

Shejhu: – Ta dhashë përgjigjen për këtë gjë! Edhe në qoftë se shteti e shpall fillimin e agjërimit ose prishjen e agjërimit në bazë të një mënyrë jo të ligjshem në Sheriat, populli nuk ka mundësi t’i kundërvihet shtetit, sepse dëmi do të bëhet më i madh. Nuk kam për qëllim të themë se bazimi në llogaritjen astronomike është  mënyrë e ligjshme në Sheriat, por rregullin që thotë se disa të këqija janë me të vogla se disa të tjera. Pikërishtë këtë po themë, se përndryshe llogaritja astronomike nuk ka vlerë.

– (Pas kësaj shejhu ka folur për gabimet e kalendarëve në caktimin e kohëve të namazit, për arsyet pse lindin këto gabime, për faktin pse nuk duhet të merren për bazë kalendarët për kohët e namazit, sidomos për kohën e sabahut të cilën e kanë caktuar më përpara, për kohën e akshamit të cilën përgjithësisht e caktojnë disa minuta më vonë dhe për kohën e jacisë të cilën e caktojnë më vonë sesa zhdukja e të kuqes në perëndim, ndërsa për drekën dhe ikindinë shejhu thotë se kalendarët nuk kanë problem)[11].

Pyetësi: Tani dëgjuam se njerëzit duhet ta fillojnë agjërimin sipas shikimit të vendit të tyre, qoftë dhe nëse është në një mënyrë jo të ligjshme në Sheriat, po namazin a do ta falin muslimanët sipas orarit të caktuar në kalendar?

Shejhu: Me shumë lehtësi mund të vihet në dukje ndryshimi mes namazit dhe agjërimit. Ne folëm për çështjen e gabimit të kalendarit në caktimin e kohës së namazit, por përshembull namazin e sabahut njeriu mund ta falë (nafile) në xhaminë ku falet përpara kohe, e pastaj kthehet në shtëpi dhe e fal në kohën e vet, nëse ka dijeni mbi këtë që po themi, ndërsa për agjërimin bëhet ngatërrim shumë i madh kur disa njerëz thonë se sot ka agjërim dhe disa të tjerë thonë se sot nuk ka agjërim, po kështu bëhet dhe kur vjen koha e daljes nga agjërimi dhe faljes së namazit të bajramit nëse disa njerëz bëjnë bajram dhe disa nuk bëjnë bajram[12].

Nga fetvaja e shejh Albanit dalin disa gjëra:

E para: Hyrja dhe dalja e muajit nuk është çështje individuale, por kolektive. Përgjegjësinë për shaplljen e hyrjes së muajit e ka autoriteti, sepse shpallja e hyrjes së muajit është një normë sultanije (qe i perket autoritetit). Agjërimi i ramazanit është një ibadet që fillon dhe mbaron në grup, me xhematin. Individët edhe nëse kanë para hënë apo kanë marrë vesh se është parë hëna duhet ta fillojnë agjërimin dhe ta bëjnë bajramin njëherazi me njerëzit e vendit të tyre.

E dyta: Bazimi në llogaritjen astronomike për shpalljen e hyrjes së muajit nuk është mënyrë e ligjshme në Sheriat, por edhe në këtë rast individët do të fillojnë agjërimin atëherë kur shteti jep njoftim për agjërim, bashkë me njerëzit.

E treta: Ka ndryshim mes namazit dhe agjërimit, pasi nëse namazi me xhemat në xhami falet para kohe, muslimani e fa me ta nafile dhe pastaj  e përsërit në shtëpi, kurse agjërimin e fillon njëherazi me njerëzit edhe nëse shapllja nuk është sipas mënyrës së saktë në Sheriat. Urtësia e këtij ndryshimi qëndron në faktin se  nëse agjërimi dhe bajrami nuk bëhen bashkë krijohet shumë ngatërrim dhe përçarje.

E katërta: Hadithi “Agjëroni kur të shihet hëna” përfshin të gjithë ymetin. Autoritetet që shpallin hyrjen e muajit e kanë detyrë të njësojnë fillimin e agjërimit dhe bajramin në të gjithë botën islame. Në pamundësi të këtij bashkimi të paktën nuk duhet të mungojë bashkimi dhe njësimi brenda një vendi a një shteti.

Shejh Albani me hak është dijetari që ka ripërtërirë sunetin në kohën tonë. Puna që ka bërë shejh Albani me librat, mësimet, fetvatë dhe kasetat për kthimin e muslmanavë në sunetit e saktë nuk ka shembull në kohën tonë. Aq shumë interesim tregonte për zbatimin e sunetit Shejh Albani sa që mund të thuhet se pas cakut ku ka arritur ai në këtë drejtim është veçse ekstremi dhe teprimi në punët e fesë. Një punë të madhe krahas ringjalljes së sunetit shejh Albani ka bërë dhe me luftimin e bidatit. Ai ishte shume i vëmendshëm ndaj bidateve në fe. Për paralajmërimin e muslimanëve prej tyre ka përmendur rregullat e njohjes së bidatit, dhe ka përpiluar në fundin e disa librave të tij edhe bidatet që kanë shtuar njerëzit në rite, ibadete dhe punë të ndryshme te fesë. Në të gjitha librat e tij lufton bidatin në besim, dhe ibadet. Në fundin e disa librave, ka përmend dhe bidatet që lidhen me temën që trajton. Shejhu ka përpiluar dhe një libër me titullin ‘fjalori i bidateve’.

Thirrja ripëtëritëse e Shejh Albanit dhe dijetarëve të tjerë si Ibn Bazi ka dhënë ndikim dhe në vendin tonë, që me fillimet e përhapjes së thirrjes së teuhidit dhe sunetit te të rinjtë para rreth njëzet vitesh. Thirrësat e para të sunitet nga vendet arabë që mbërritën në vendit tonë dhe që filluan t’u mësonin të rinjve teuhidin dhe sunetin kishin përfituar nga librat dhe kasetat e mësimet e Shejh Albanit, Ibn Bazit dhe dijetarëvë të tjerë të sunetit. Që nga ajo kohë vazhdon të përparojë dhe të lulëzojë thirrja e sunetit në viset tonë dhe kjo është mirësi nga Allahu. Më kujtohet që në hapat e para të thirrjes, që në institutin e parë të hapur për tu mësuar njerëzve sunetin, se si mësuesit na mësonin për respektin e sunetit në gjithçka përshfshi kushtet e namazit, formën e namazit, ibadetet në përgjithësi, ritet e xhenazes e tjerë. Këta mësues ishin edukuar nga dijetarët lartpërmendur të sunetit.

Nga gjërat që shejh Albani i ka ngritur me të madhet nëpër librat dhe kasetat e tij është dhe gabimet e kalendarëve në kohët e namazit sidomos në kohën e sabahut, akshamit dhe jacisë. Për shkak të ndërgjegjësimit që ka bërë shejh Albani dhe dijetarë të tjerë në këtë drejtim rinia islame filloi të marrë për bazë shenjat e caktuar nga Sheriati për kohën e sabahut, kohën e akshamit dhe kohën e jacisë, duke evituar kështu gabimet e kalendarëve. Edhe në vendit tonë që prej gati njëzet vitesh që në institun e parë të hapur për thirrjen në sunet rinia islame e mësoi në praktikë se koha e sabahut është shënuar më herët në kalendarë, se koha e akshamit është shënuar më vonë dhe se koha e jacisë gjithashtu është shënuar më vonë. Kështu, që nga ajo kohë e në vazhdim, në përgjithësi, pasuesit e sunetit nuk kanë si bazë kalendarin për kohën e namazit, sidomos për sabahun që i bie të falet namazi para kohe sipas orarit të kalendarit, ndonëse e përdorin kalendarin thjeshtë për lehtësim. Ky është fryt i punës ripërtëritëse që ka bërë shejh Albani dhe dijetarë të tjerë e cila që në hapat e parë i dha frytet dhe në vendin tonë.

Natyrisht që thirrja e sunetit ka nevojë për ripërtëritje në vazhdimësi, pasi thirrja mund të zbehet ashtu siç zbehet imani, dhe ka nevojë për përtëritje ashtu siç ka nevojë për përtëritje edhe imani. Kështu, në vazhdimësi duhet të jemi vigjilentë dhe të korigjojmë gabimet në kushtet e namazit, kohët e namzit, formën e namazit, rregullat e fesë në përgjithësi. Gabimet, dobësia dhe zbehja mund të lindin me kalimin e kohës në të gjitha fushat dhe çështjet e fesë, dhe prandaj nevojitet gjithnjë ripërtëritje, rifreskim, rigjallërim, vigjilencë.

Natyrshëm këtu lind pyetja se si ka mundësi që një dijetar suneti si Shejh Albani që ka punuar aq fort që prej dhjetra vitesh për ndërgjegjësimin e muslimanëve të mos marrin për bazë kalendarin në kohët e namazit, që ka vënë në dukje gabimet e kalendarit dhe ka thënë se nëse namazi në xhami falet para kohe, ai që ka dijeni mbi këtë problem duhet ta falë namazin me xhematin nafile dhe pastaj të falë farzin në shtëpi në kohën e vet, pra me gjithë këtë qëndrim të  prerë që ka për kohët e namazit, si ka mundësi që për agjërimin thotë se individët duhet ti bashkohen xhematit, ta fillojnë agjërimin njëherazi me ta dhe ta mbyllin njëherazi me ta edhe nëse autoriteti e shpall agjërimin në një mënyrë jo të ligjshme siç është llogaritja astronomike? Përgjigja është se argumentet e sunetit bëjnë ndryshim ndërmjet tyre, pasi për namazin hadithi porosit që kur të vijnë prijësa që e vonojnë namazin nga koha e vet, ta falim namazin në kohën e tij dhe ta bëjmë namazin me prijësat në xhami nafile[13], kurse për agjërimin argumenti tregon se ai fillon atëherë kur e fillojnë muslimanët dhe bajrami bëhet atëherë kur muslimanët kanë bajram. Shejh Albani ka qenë prej burrave që edhe për mënyrën e zgjidhjes së problemeve dhe mënyrën e korigjimit të gabimeve ndiqte udhëzimet e Pejgamberit a.s.. Për namazin Pejgamberi a.s. e ka ditur se do të ketë prijësa që e vonojnë në fundin e kohës ose e nxjerrin nga koha dhe ka porositur ta falim namazin në kohë, e pastaj ta falim namazin me prijësat në xhami nafile, nëse dëshirojmë, kurse për muajin e agjërimit ka bërë të ditur që fillon kur e fillojnë njerëzit, po ashtu dhe bajrami bëhet kur njerëzi kanë bajram, dhe nuk ka thënë se në rast gabimi apo papërgjegjshmërie duhet të agjëroni fshehurazi apo haptazi e ta prishni agjërimin fshehurazi apo haptazi, ndërkohë që Allahu i Cili i shpalli Muhamedit a.s. zgjidhjen e problemist si për rastin e namazit edhe për rastin e agjërimit, e ka ditur që do të ketë prijësa të papërgjegjshëm dhe prijësa që gabojnë. Arsyeja pse Pejgamberi ka bërë ndryshim është se në rastin e namazit nuk krijohet përçarje, sepse njeriu e fal namazin në shtëpi e pastaj e fal nafile me xhematin në xhami, kurse në rastin e agjërimit nëse disa njerëz agjërojnë e disa jo, disa bëjnë bajram e disa jo, krijohet ngatërrim dhe përçarje, ndërkohë që Sheriati kërkon që muslimanët në ibadete të jenë bashkë.

Një ndër parimet e thirrjes së sunetit, e thirrjes selefije, është bashkimi i njerëzve në ibadete dhe mospërçarja e tyre, sidomos në ibadetet që kryhen në grup siç është namazi me xhematë dhe hyrja e muajit të agjërimit e bajrami. Në bazë të argumenteve edhe nëse drejtuesit kanë bidate dhe gabime, xhumaja dhe namazi me xhematë pas tyre nuk duhet të lihet, po kështu edhe muaji i agjërimit duhet të fillohet dhe të mbyllet njëherazi me njerëzit. Pra thelbi këtu është se Sheriati në ibadete kërkon bashkim, kështu që ndreqja e gabimeve dhe problemeve duhet të bëhet sipas udhëzimeve të sheriatit dhe jo secili sipas mendimit të tij. Edhe ndreqja e gabimit dhe devijimit duhet të bëhet sipas mënyrës që përcakton Sheriati. Faktin që hadithet kërkojnë që muslimanët të mos jenë të përçarë ne ibadete shumë njerëz nuk e kanë kuptuar dhe vazhdojnë të mos e kuptojnë. Ka pas dhe ka njerëz në botën Islame që këmbëngulin t’i zgjidhin problemet sipas mënyrës së tyre edhe pse kjo çon në përçarjen e muslimanëve ne ibadetet që kryhen në xhematë, edhe pse synimi i Sheriati është që ato të kryhen bashkë qoftë edhe nëse drejtuesi i muslimanëve ka probleme dhe bidate.

Para gati një shekulli në Mesxhidul Haram (Xhaminë e Kabes) kishte katër mihrabe, ku çdo medhheb kishte imamin dhe mihrabin e vet dhe kështu çdo medhheb bënte xhemat më vete. Natyrisht që kishin ca pretekse që përmenden në librat e fikhut të medhhebeve. Një medhheb përshembull mendon se nuk e prishin abdesin disa gjëra që në fakt e prishin abdesin, ose nuk i quan kushte namazi disa gjëra që në fakt janë kushte në namaz, ose bën disa gjëra që janë bidate. Disa prej këtyre gjërave në fakt qëndrojnë, pasi ka prej tyre gjëra që e prishin abdesin, ka prej tyre gjëra që janë kushte për vlefshmërinë e namazit, ose ka gjëra që janë bidate. Por cila është zgjidhje ndërkohë që ekzistojnë këto probleme, gabime apo devijime mes muslimanëve, të cilat vijnë nga fanatizmi, papërgjegjshmëria ose padituria? Secili prej përkrahësve të medhhebeve i mëshonte qëndrimit dhe mendimit të vet, edhe pse muslimanët ishin të përçarë në ibadete. Sipas tyre pala tjetër nuk plotëson kushtet e vlefshmërisë së namazit dhe s’mund falesh pas tyre! Më e habitshmja është se këtë përçarje në ibadete e quanin devotshmëri dhe guxim në shprehjen e të vërtetës, qoftë dhe duke çarë xhematin e muslimanëve në ibadete!! Nga ana tjetër ata nuk u kushtonin rëndësi e nuk merrnin mësim prej haditheve dhe argumenteve që porosisin për bashkim në ibadete dhe që tregojnë se si veprohet në rastin kur imamët kanë probleme, bidate, mangësi dhe gjynahe. Ata u bënin argumenteve edhe interpretime që shkonin për shtat me këmbënguljen për vazhdimin në kryerjen e ibadeteve ndarazi. Kur triumfuan thirrësit e teuhidit dhe sunetit, ata e njësuan namazin e muslimanëve me një xhemat në Mekë, e kjo u quajt një prej meritave të tyre. Kjo pra është thirrja e teuhidit dhe sunetit; ajo bashkon dhe nuk përçan në ibadete.

Për fillimet e thirrjes në sunet shejh Albani tregon se në xhaminë e lagjes së tij në Damask bëheshin dy xhemate. Nëse imami ishte hanefi, në fillim faleshin hanefitë dhe pastaj bënin xhematë të dytë shafitë, e nëse imami ishte shafi, faleshin në fillim shafitë dhe pastaj bënin xhematë të dytë hanefitë!! Shejh Albani e theu këtë përçarje dhe i bashkohej veçse xhematit të parë, edhe pse kjo i krijoi probleme me hanefitë. Kështu e ka kuptuar thirrjen e sunetit shejh Albani[14]. Natyrisht që të gjithë imamët atëherë kishin probleme. Albani gjithnjë e ka kritikuar përçarjen në ibadetet me xhematë, sepse hadithet e dënojnë përçarjen. Prandaj, themi se falja e bajramit dy herë në një xhami, ose falja e bajramit në një ditë tjetër veças xhematit të muslimanëve, ose mbyllja e derës së xhamisë në kohën e namazit të bajramit ndërkohë që njerëzit dynden për faljen e bajramit ngaqë nuk e dinë se ka edhe qëndrim tjetër, ose braktisja e xhematit apo qëndrimi shtrembër në rreshtë për shkak të drejtimit të kibles[15], në fakt të çon disa hapa prapa në thirrjen e sunetit, ajo është edhe njëherë kthim në mendimet dhe qëndrimet medhhebiste të kohës së fanatizmit medhhebist, nën preteksin e ndjekjes së hakut dhe devotshmërisë, por në fakt në kundërshtim me hadithet e Pejgamberit. Nëse praktikat e pasuesve të medhhebeve mund të quhen fanatizëm në kundërshtim me sunetitn, këto të fundit që përçajnë muslimanët në ibadete mund të quhen kalim në teprim nën emrin e ndjekjes së sunetit. Të dyja këto kahe sjellin dëme dhe pasoja për ymetin, por duke qenë se tashme jemi në periudhën e rimëkëmbjes së ymetit e cila nuk mund të realizohet me probleme të tilla, evidentimi i këtyre problemeve dhe mënjanimi i tyre po bëhet, me ndihmën e Allahut, gjithnjë dhe më i lehtë.

Ka njerëz që mendojnë se thirrja e sunetit do të thotë që të shfaqesh ndryshe nga xhemati, qofshin këta edhe me sunet, të bësh diçka ndryshe, të shprehësh konfliktualitet, të mos i bësh hesap fare xhematit dhe bashkimit për çfardolloj gabimi e problemi. A është ky tregues e saktë? Në fakt ka gjëra ku suneti është të bëhesh bashke me xhematin e muslimanëve, kurse ndarja në to nga xhemati i muslimanëve është gabim edhe nëse drejtuesi ka bidate apo xhemati ka probleme. Këtë nuk e kanë të qartë mjaft vëllezër muslimanë. Përshembull, lënia e xhumasë dhe namazit me xhematë pas një imami bidatçi është bidatë, edhe pse imami ka bidate. Përsëritja e namazit me xhematë pas një imami bidatçi është bidat, siç thotë Ibn Tejmije, sepse sahabët janë falur pas imamëve me gjynahe të mëdha dhe me bidate. Të largohesh nga bashkësia e muslimanëve, të bësh grup më vetë dhe të ngreshë krye kundër drejtuesit musliman që ka bidate, gjynahe dhe zullume, është bidatë. Të braktisësh namazin me xhematë në xhami apo të qëndrosh shtrembër në rreshtë me preteksin se kibleja nuk është në drejtimin e duhur është në kundërshtim me sunetin që thotë se Kibleja është ndërmjet lindjes dhe perëndimit. Suneti është që bajrami të bëhet njëherazi me muslimanët. Ndërsa gabimet, e keqja dhe bidatet duhet të ndryshohen sipas mënyrë që përcakton sheriati dhe jo sipas mendimit të gjithsecilit. Pasuesit e sunetit duhet të kuptojnë se, jo vetëm për njohjen e gabimeve dhe bidateve duhet të bazohemi në argumentet e sunetit, por edhe në mënyrën e ndreqjes së tyre. Bidati nuk luftohet me një bidatë tjetër, por me sunet. E keqja nuk luftohet me një të keqe tjetër. E pavërteta nuk luftohet me një të pavërtetë tjetër. Gabimi nuk duhet të korigjohet me një gabim tjetër. Tolerimi aty ku nuk ka tolerim nuk korigjohet me teprim, pasi teprimi prodhon edhe më shumë tolerim e lëshim të rregullave të fesë mes muslimanëve. Për shejtanin si tolerimet pavend edhe teprimet ne fe janë njësoj, pasi të dyja sjellin dëme për muslimanët.

Muslimanët në bazë të udhëzimit të sunetit kanë nevojë të kenë bashkësi (xhematë), te jenë ymet i bashkuar, të ruajnë xhematin në ibadetet që kryhen bashkë, por nëse çdonjëri do të shprehë mendimin e vet apo ti ndreqë gabimet dhe devijimet e drejtuesve sipas mënyrës së vet, pa marrë parasyshë udhëzimet e sunetit, atëherë si do të formojnë muslimanët xhematë, si do të bëhen bashkë në ibadete, bashkimi në të cilat është parakusht për bashkimin në gjërat e tjera, aq sa në namaz duhet që të drejtohen rreshtat, të bashkohen këmbët dhe supet, se përçarja ka ndikim në zemra! Ja kështu tregon hadithi. Po kur përçarja shkon aq thellë sa falet namazi në një xhami me dy xhemate, bajrami nuk bëhet në të njëjtën ditë, në të njëjtën xhami bajrami falet dy herë; kur drejtohen muslimanët për faljen e namazit me xhematë në xhami, disa prej tyre qëndrojnë shtrembër në rreshtë me preteksin se xhamia nuk është në drejtimin e duhur nga kibleja; disa braktisin namazin me xhematë në xhami me preteksin se xhamia nuk është tamam sipas tyre në vijën e kibles, madje paralajmërojnë dhe njerëzit që të mos falen në xhamitë që sipas tyre nuk janë tamam në drejtimin e kibles!? Të gjithë këta që hiqen si flamurtarë të sunetit në çështje të tilla ku përçajnë xhematin në ibadete, po të mendosh mirë, konstaton se janë në kundërshtim me sunetin, sepse ata që bëjnë dy xhemate në një xhami, qoftë edhe kur namazi falet jashtë kohe, sipas haditheve të mësipërme, ata e falin namazin nafile me xhematin në xhami, nëse dëshirojnë, dhe pastaj duhet që ta falin më vete; ata që e falin bajramin në një xhami që është falur një  herë, janë në kundërshtim po me të njëjtat hadithe; ata që e falin bajramin në një ditë tjetër ndryshe nga xhemati i muslimanëve janë në kundërshtim me hadithin që tregon se dita e fitër bajramit është atëherë kur kanë fitër bajram njerëzit; ata që qëndrojnë shtrembër në rreshtë apo që braktisin xhematin në xhami për shkak të drejtimit të Kibles janë në kundërsthim me hadithin që thotë: “Kibleja është ndërmjet lindjes dhe perëndimit”. Secili prej këtyre i jep hadithit që kundërshton një kuptim që nuk bie ndesh me qëndrimin e tij, por fryma e këtyre haditheve për të bashkuar muslimanët në ibadete është fort e qartë.

 

 

 

Disa kundërshtime që parashtrohen ndaj mendimit tonë që agjërimi dhe bajrami bëhen bashkë me xhematin e muslimanëve të vendit.

Më lart sqaruam se hadithi i Ebi Hurejres tregon që agjërimi dhe barjami bëhen njëherazi me xhematin e muslimanëve, qoftë edhe nëse gabon autoriteti në shpalljen e hyrjes dhe daljes së muajit. Por ndaj këtij mendimi parashtrohen disa kundërshtimi, të cilave u kam dhënë përgjigja me sqarimet e bollshme më sipër, por do t’i përmend edhe njëherë këtu në mënyrë të përmbledhur dhe do tu jap përgjigje një për një.

Kundërshtimi i parë: Pejgamberi a.s. thotë: “Agjëroni kur të shihni hënën dhe prisheni agjërimin po kur të shihni hënën. Nëse nuk arrini ta shihni atë për shkak se qielli është i vrenjtur, atëherë llogaritni plot tridhjetë ditë”[16]. Ky hadith tregon se muslimani e ka detyrë të fillojë agjërimin kur shikon hënën ose kur merr vesh se ajo është parë, atëherë si do ta kundërshtojë këtë hadith duke e filluar agjërimin apo duke e bërë bajramin me njerëzit ndërkohë që ata janë gabim?

Përgjigja: Mbi fillimin e muajit të agjërimit, fitër bajramin dhe kurban bajramin kemi dhe një hadith tjetër, dhe ky është hadithi i Ebi Hurejres: “Agjërimi fillon ditën kur ju filloni agjërimin, fitër bajrami bëhet në ditën kur ju bëni fitër bajram dhe kurban bajrami bëhet në ditën kur ju bëni kurban bajram”. Kështu, nevojitet të bëjmë harmonizimin mes këtyre dy argumenteve. Këtu është vendi të përmend dhe rëndësinë e harmonizimit mes argumenteve. Tekstet e Kuranit dhe të sunetit manifestojnë një njëjtësi unike. Ato nuk janë kontradiktore. Nuk lejohet të merret  një pjesë dhe të lihet një pjesë prej tyre, por duhet që çdo tekst të vendoset në vendin e duhur. Dijetarët e ymetit kanë parë se si i kuptonin tekstet Pejgamberi dhe sahabët, se si e vinin çdo tekst në vendin dhe kuptimin e duhur, dhe kështu vunë disa parime për të ruajtur metodën sesi i kuptonin këto teskte sahabët dhe sesi i nxirrnin rregullat prej tyre. Sahabët nuk kishin nevojë për këto rregulla sepse i kuptonin tesktet natyrshëm, por me vonë lindi kjo nevojë, që të mos përplaseshin tesktet e fesë dhe të shuhej feja. Në fakt po të mos ishin këto rregulla kuptimi (usulul fikh), Sheriati islam do të shuhej, sepse do të humbte mënyra sesi i kuptonin sahabet tesktet e Sheraiti për nxjerrjen e rregullave të fikhut. Dihet që Allahu ka premtuar ruajtjen e kësaj feje, ku hynë dhe ruajta e domethënies së teksteve, kështu që puna e dijetarëve në përpilimin e parimeve të kuptimit të teskteve të Islamit është pjesë e ruajtjes hyjnorë për tekstet e kësaj feje, është një mirësi e madhe nga Allahu për ne. Po jap një shembull konkret për të kuptuar rëndësinë e kësaj çështjeje. Në Kurani Allahu e ndalon ngordhësirën. Fjala e përdorur në Kuran jep kuptim përfshirës, pra përfshin çdo ngordhësirë. Nëse njeriu do të bazohej vetëm në këtë tekst, do të ndalonte edhe ngordhësirat e detit, por edhe karkalecin të cilin e lejon hadithi i Pejgamberit. Ndërsa duke bërë harmonizimin mes dy teksteve sipas rregullit që thotë se mund të bëhet përjashtim me tekst të veçantë nga teskti i përgjithshëm, del që të gjithë ngordhësirat janë haram me përjashtim të këtyre dyjave që i lejon hadithit. Këtë shembull e përmenda sa për ilustrim. Tani le të kthehemi tek harmonizimi mes dy haditheve që flasin për temën në fjalë. Pasi ka sqaruar argumentet, mes të cilëve dhe hadithin e Ebi Hurejres, që tregojnë se individët duhet të fillojnë agjërimin dhe ta bëjnë bajramin njëherazi me njerëzit, Ibn Tejmije thotë: “Ndërsa thënia e Pejgamberit a.s.: “Kur të shikoni hënën e re (të ramazanit), agjëroni dhe kur të shikonë hënën e re (të shevalit), prisheni agjërimin. Agjëroni nga njëra hënë e re deri në hënë tjetër të re”, por edhe theniet e tjera të ngjashme, ato janë ligjërim që i drejtohet xhematit (muslimanëve në grup e jo individëve)[17]. Mirëpo nëse dikush ndodhet në një vend tjetër ku nuk ka njeri tjetër veç tij, kur shikon hënën, duhet të agjërojë, sepse atje nuk ka tjetër njeri veç tij” [Mexhmuul fetava v.25]. Kështu, Ibn Tejmije sqaron se hadithet ku jepet urdhër për fillimin e muajit dhe për bajramin kur shihet hëna, janë ligjërim që i drejtohet xhematit në përgjithësi dhe jo individëve, me përjashtim të rastit kur njeriu është në një vend krejt më vete, kurse hadithi i Ebi Hurejres tregon se individët duhet ta fillojnë agjërimin dhe ta bëjnë bajramin njëherazi me njerëzit, sepse në fakt atëherë fillon dhe mbyllet muaji. Duke qenë se ligjërimi në hadithin “agjëroni kur të shikoni hënën” i drejtohet xhematit në përgjithësi dhe jo inividëve, atëherë përgjegjësie për shpalljen e muajit në bazë të tij i bie autoritet. Do të përmend dhe më pas se shpallja e fillimit të agjërimit dhe bajramit është një çështje sultanije (te perkthehet termi sultanie). Një harmonizim të ngjashëm me Ibn Tejmijen ka bërë dhe shejh Albani në fetvanë e mësipërme.

Kundërshtimi i dytë: Dihet që KMSH-ja dhe Meshihati i Turqisë e shpallin muajin mbi bazën e llogaritjes astronomike që tregon se ka mundësi të shihet hëna. Pejgamberi a.s.  në hadith e ka ndaluar bazimin për shalljen e hyrjes së muajit në llogaritjen astronomike, duke thënë: “Ne jemi një ymet analfabet që nuk shkruajmë dhe nuk bëjmë llogaritje”. Sahabët ka qenë në unanimitet (ixhma) që nuk merret për bazë llogaritja për hyrjen e muajit, por shikimi i hënës. Nëse autoriteti ua shpall njërezve muajin gabim mbi bazën e llogartijes astronomike, atëherë si mund të bashkohen me xhematin individët që kanë parë hënën në një gabim që vjen nga bazimi në diçka që bie ndesh me hadithin dhe me ixhmain?

Përgjigja: Siç e thashë më sipër, shapllja e muajit është përgjegjësi e autoritetit, kështu që është detyrë e tyre ta shpallin muajin mbi bazën e shikimit të hënës dhe jo mbi bazën e llogaritjes që tregon se mund të shihet hëna. Kësisoj, ai që kundërshton hadithin dhe ixhmain në këtë rast  është autoritet, dhe jo xhemati i muslimanëve që e fillon gabim muajin e as individët që i bashkohen xhematit. Sikurse thamë më lart që hadithi i cili urdhëron të agjërohet në bazë të shikimit të hënës është ligjërim që i drejtohet xhematit në grup dhe përgjegjësinë për zbatimin e tij e ka autoriteti, po kështu themi këtu se ligjërimi për ndalimin e bazimit në llogaritje i drejtohet xhematit në grup dhe përgjegjësinë për kundërshtimin e këtij rregulli e ka po autoriteti. Kurse hadithi tjetër tregon se agjërimi fillon atëherë kur e fillojnë njerëzit, dhe bajrami është në ditën kur njerëzit kanë bajram. Sipas hadithit të dytë, por edhe disa argumenteve të tjera që u përmendën më përpara, muaji për xhematin fillon në ditën kur ata e marrin vesh se ka hyrë muaji, edhe nëse është shpallur gabim nga autoriteti për shkak të bazimit në llogaritje, refuzimit të dëshmitarëve me papërgjegjshmëri apo refuzimit të dëshmitarit gabimisht . Për xhematin është i njëjti gjykim, sepse muaji për ta fillon atëherë kur publikohet dhe shpallet. Sipas hadithit, e njëjta gjë vlen edhe për individët. Për ta kuptuar më mirë këtë çështje po përmend disa nga gabimet ku mund të bjerë xhemati në fillimin e muajit ose në bajram:

  • Kur autoriteti refuzon me papërgjegjshmëri dhejtë dëshmitarë të drejtë që pohojnë se kanë parë hënën, si përshembull kur i refuzon nga hasmëria, dëshira e nefsit, qëllim politik etj. Në këtë rast veprimi i autoritetit bie në kundërshtim me Kuranin, Sunetin, madje nuk ka musliman që e lejon refuzimin e dhejtë dëshmitarëve të drejtë nisur nga dëshira e nefsit.
  • Kur autoriteti pranon me papërgjegjshmëri për hyrjen e muajit një dëshmitarë të rrejshmësh apo dy dëshmitarë jo të drejtë, duke e ditur sigurtë se janë të tillë apo duke i caktuar vetë të bëjnë dëshmi të rremë për qëllime të nefsit. Për rrjedhim, njerëzit e fillojnë agjërimin gabim një ditë më përpara. Çfarë do të bëjnë në një rast të tillë ata që e dinë se dëshmitari është i rrejshëm?
  • Kur autorite e shpall hyrjen e muajit mbi bazën e llogaritjes që tregon se mund të shihet hëna në qiell, dhe jo mbi bazën e shikimi me sy të hënës. Këtu autoritet gabon për shkak të disa paqartësive në shpalljen e muajit në një mënyrë jo të ligjshme e cila bie ndesh me hadithin dhe ixhmain.
  • Kur autoriteti e shpall muajin gabim me ixhtihad për shkak të refuzimit të një apo dy dëshmitarëve të drejtë apo për shkak të pranimit të një apo dy dëshmitarëve jo të drejtë.
  • Kur autoriteti bazohet në mendimin që çdo vend ka shikimin e vet të hënës dhe se shikimi i një vendi tjetër nuk vlen për ta. Ky mendim bie ndesh me shume argumente të qarta që do ti pëmend në një material tjetër, inshaallahu, por ka edhe rrjedhime të shëmtuara sikurse thotë Ibn Tejmije. Megjithëkëtë nëse autoriteti e shpall fillimin e muajit dhe bajramin gabim, duke marrë për bazë këtë mendim jo të saktë, çfarë do të bëjnë individët që marrin vesh se është para hëna në një vend tjetër? Edhe këtu kemi të bëjmë me një gabim që bie ndesh me ajetin e Kuranit të sures el Bekare[18] dhe me hadithin që thotë “agjëroni kur të shikoni hënën e re”.
  • Rasti kur dikush ka mendimin e gabur që çdo vend ka shikimin e vet, ndërsa autoriteti merr për bazë shikimin e një vend tjetër. Sipas atij që mbron këtë mendim njerëzit e fillojnë agjërimin gabim, atëherë si duhet të bëjnë ata që kanë një mendin të tillë, a do të agjërojmë bashkë me njerëzit apo më vete? A do të bëjnë bajram bashkë me njerëzit apo më vete?
  • Rasti kur merret vesh pas fillimit të muajit, pas bajramit ose pas haxhit, se agjërimi është filluar gabim, bajrami është bërë gabim, ose qëndrimi në arafat ka qenë jo në ditën e nëntë.

Të gjitha këto janë raste gabimesh ku mund të bjerë xhemati i muslimanëve. Sipas argumenteve muaji hynë atëherë kur publikohet tek njerëzit, edhe nëse është publikuar gabim. Hadithi i Ebi Hurejres tregon se agjërimi fillon atëherë kur njerëzit kanë agjërim dhe bajrami është atëherë kur njerëzit kanë bajram. Kështu që në të gjithë këto raste agjërimi i njerëzve dhe bajrami i tyre është i saktë. Thënia se në disa prej këtyre rasteve njerëzve ju quhet i saktë agjërimi e në disa jo është kondtradiktore, sepse xhemati i muslimanëve nuk mund të bëhen fajtorë apo përgjegjës në asnjërin prej këtyre rasteve. Hadithi që tregon se agjërimi është atëherë kur njerëzit kanë agjërim dhe bajram është atëherë kur njerëzit kanë bajram i përfshin të gjitha këto raste, sepse nuk bënë përjashtim. Allahu e ka ditur që do të keta papërgjegjshmëri në shpalljen e muajit, do të ketë gabime me interpretim, gabime me ixhtihad, por ka dhënë një gjykim. Prandaj themi se nuk është i saktë diferncimi mes këtyre rasteve për sa i përket xhematit dhe faktit që individët duhet ti bashkohen xhematit.

Dijetarët janë në ixhma për rastin kur muslimanët e gabojnë hënën e dhil hixhes dhe qëndrojnë në ditën e dhjetë në Arafat, që qëndrimi ju quhet i saktë. Për këtë fakt Ibn Abdil Berr thotë: “Dijetarët janë në ixhma për rastin kur xhemati e gabon hënën e re të dhil hixhes dhe qëndron në Arafat në ditën e dhjetë, se qëndrimi ju quhet i vlefshëm. E njëjta gjë vlen dhe për namazin e fitër bajramit dhe namazin e kurban bajramit” [Temhid]. [19] Përdersia ka ixhma për rastin e gabimit të hënës së dhil hixhes dhe qëndrimit në Arafat në ditën e dhjetë, ne themi se i njëjti gjykim duhet të jepet dhe për rastet e tjera të gabimit ku bie xhemati i muslimanëve, pasi diferencimi ndërmjet tyre është kontraditor.

 

Pyetje: Por rasti i bazimit në llogaritje bie në kundërshtim dhe me ixhmain? Përgjigja: Është e saktë që shpallja e muajit mbi bazën e llogaritjes bie në kundështim me hadithin dhe me ixhmain që thekson hadithin, por këtu kemi dy çështje: 1- Shpallja e muajit e cila duhet të bëhet në mënyrë të ligjshme. 2- Vlefshmëria e agjërimit të njerëzve dhe inividëve që kanë marrë vesh gabimin dhe që i bashkohen xhematit në agjërim. Në çështjen e parë, pra në mënyrën e shpalljes së hyrjes së muajit kemi të bëjmë më kundërshtim të hadithit dhe të ixhmait, kurse në çështjen e dytë, pra për vlefshmërinë e agjërimi të njerëzve dhe individëve që u bashkohen në agjërim, jo vetëm që nuk kemi të bëjmë me kundërshtim të ixhmait, por kemi si bazë hadithin e Ebi Hurejres për vlefshmërinë e agjërimit të njerëzve dhe për udhëzimin sesi duhet të veprojnë individët. Këto dy çështje nuk duhet të ngatërrohen me njëra tjetrën, sepse në çështjen e parë ka ixhma, kurse për çështjen e dytë nuk ka ixhma, kështu që ai është thjesht një pretendim i pavërtetë. Si mund të ketë ixhma në kundërshtim me një hadith të saktë i cili tregon për çështjen e dytë! Për pretendime të tilla ka thënë imam Ahmedi se kush pretendon ixhmain, ai është gënjeshtar.

Për çështjen e parë, për shpalljen e muajit, Ibn Kudame thotë në “Mugni”: “Nëse njerëzit e shohin hënën e re (më njezet e nëntë në darkë), me unanimitet (ixhma’) ata e kanë detyrë të agjërojnë” [4/326]. Këtu ai ka për qëllim që më pajtimin e të gjithë dijetarëve, nëse shikohet hanë e re, autoriteti duhet të shpallë muajin dhe njerëzit duhet të fillojnë agjërimin. Pra bën fjalë për çështjen e parë. Në një vend tjetër po në Mugni në kapitullin e agjërimit përmend mendimet e ndryshme të dijetarëve në lidhje me atë që shikon hënën e re i vetëm dhe nuk i pranohet dëshmia [Mugni 4/416]. Por sikur ixhmai që sillet në çështjen e parë të përfshinte dhe individët në çështjen e dytë, atëherë nuk kishte se si të përmendte mendimet e ndryshme të dijetarëve. Por kuptohet qartësisht që tjetër është çështja e parë dhe tjetër është çështja e dytë. Në çështjen e parë duhet të veprohet në bazë të haditheve të shumta dhe ixhmait që përcakton mënyrën e ligjshme të shpalljes së muajit, kurse në çështjen e dytë duhet të veprohet në bazë të hadithit të Ebi Hurejres.

Përveç kësaj, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për rastin kur refozohen dëshmitarët e drejtë nga dëshira e nefsit, pasi edhe këtu shpallet muaji në kundërshtim me urdhërin e Allahut dhe të Pejgamberit. Madje edhe për rastet e tjera të gabimit, nëse nuk merret parasyshë fakti që muaji fillon në ditën kur e fillojnë njerëzit, individët duhet të agjërojnë në bazë të shikimit individual dhe njerëzit duhet ta zëvedësojnë ditën e gabimit sikurse thonë disa dijetarë. Përderisa në rastet e tjera të gabimit merret parasyshë fakti se muaji hynë në ditën kur publikohet tek njerëzit dhe se dita e barjamit është dita kur kanë bajram njerëzit, atëherë e njëjta gjë vlen dhe për rastin në fjalë, pasi në këtë këndvështrim nuk ka ndryshim.

Kundërshtimi i tretë: Në kohën e sahabëve muaji shpallej mbi bazën e shikimit të hënës dhe gabimi ka ndodhur vetëm në refuzimin ose pranimin e dëshmitarit gabimisht, kështu që hadithi i Ebu Hurejres bën fjalë vetëm për një gabim të tillë.

Përgjigja: Hadithi jep udhëzim për të gjitha gjeneratat e ymetit dhe jo vetëm për gjeneratën e parë. Allahu e ka ditur se do të ketë gabime të ndryshme në fillimin e muajit, por megjithëkëtë Pejgamberi ka thënë një fjalë që përfshin gabimet ku bien muslimanët në fillimin e muajit. Fakti që disa prej këtyre gabimeve nuk kanë ndodhur në kohën e sahabëve, nuk do të thotë se hadithi nuk përmban udhëzim sesi duhet të veprohet në to. Hadithi e ka lidhur çështjen me diçka të qartë, pra që muaji fillon atëherë kur e fillojnë njerëzit, dhe kjo është njësoj për të gjitha rastet e mësipërme të gabimit. Në kohën e sahabëve nuk gjejmë as raste të pranimit apo refuzimit të dëshmitarëve me papërgjegjshmëri, por kjo nuk do të thotë se hadithi nuk përfshin dhe një gabim të tillë. Mjafton që hadithit flet për mënyrën sesi veprohet kur njerëzit e fillojnë muajin gabim, dhe nuk është kusht që sahabët të përmendin të gjitha format e gabimit. Pikërisht kështu e kanë kuptuar këtë çështje Ibn Tejmije dhe Albani në fetvatë e cituara më sipër, ndërkohë që ata kanë mbrojtur fort parimin e drejtë se tekstet e Kuranit dhe Sunetit duhet të shpejgohen ashtu siç i kanë kuptuar sahabët. Pra, sipas tyre nuk është kusht që çdo formë gabimi në hyrjen e muajit të ketë ekzistuar në kohën e sahabëve. Kështu, ideja se hadithi përfshin këtë gabim në hyrjen e muajit e jo atë tjetrin nuk është e saktë, sepse është kufizim pa argument. Por këtu mund të shtrohet një pyetje: Po nëse autoriteti e bën muajin, përshembull, njëzet ditë, a do të bëhet hyrja dhe dalje e muajit njëherazi me njerëzit? Përgjigja: Ky veprim tashmë nuk është një gabim që vjen nga paqartësia (shubhe), mundësia njerëzore për njohjen e rrethanave të dëshmisë, apo papërgjegjshmëria, por është kufër, është mohim dhe zhvlerësim i muajit të agjërimit, pa asnjë paqartësi (shubhe), kështu që ai që bën këtë veprim është kafir, por edhe njerëzit që pajtohen me të janë kafirë, ndërsa hadithi bën fjalë për t’u bërë bashkë me xhematin e muslimanëve, edhe pse e fillojnë muajin gabim. Kjo pyetje për rastin në fjalë është njësoj si të shtrosh pyetjen: Si veprohet nëse gjykatësi refuzon apo pranon dëshminë e dëshmitarëve gabimisht ose me papërgjegjshmëri dhe e shpall muajin njëzet ditë? Pra tjetër është gabimi që vjen nga paqartësia (shubhe), mundësia njerëzore, apo papërgjegjshmëria, dhe tjetër është veprimi që konsiderohet kufër. Këtë çështje e kam sqaruar dhe më përpara.

Kundërshtimi i katërt: Për hyrjen e muajit hënorë ka vetëm dy qëndrime të dijetarëve, njëri prej të cilëve thotë se shikimi i një vendi vlen dhe për vendet e tjera, kurse qëndrimi i dytë thotë se secili vend ka shikimin e vet. Ndërsa fillimi i muajit në bazë të llogaritjes hënore bie në kundërshtim me ixhmain.

Përgjigja: Edhe këtu ngatërrohet çështja e parë me çështjen e dytë, siç u sqarua më sipër, sepse këtu kemi dy çështje: 1- çështje e shpalljes së muajit që është përgjegjësi e autoritetit ta shpallë mbi bazën e shikimit të hënës dhe për të cilën ka ixhma, 2- çështja e individëve që nuk kanë në dorë e as në përgjegjësi fetare tu shpallin njerëzve muajin dhe që duhet t’i bashkohen xhematit në fillimin e agjërimit dhe në bajram sipas hadithit të Ebi Hurejres. Atëherë, ixhami flet për çështjen e parë dhe jo të dytën. Ixhmai është argument për mënyrën e ligjshme të shpalljes së muajit në çështjen e parë, kurse për çështjen e dytë kemi si udhëzim hadithin e Ebi Hurejres. Kështu që përmendja e ixhmait në çështjen e dytë bëhet thjeshtë për të shmangur bazimin në hadithin e Ebi Hurejres. Janë të shumta çështjet e fikhut kur është pretenduar ixhmai për të shmangur bazimin në hadithet e sakta të Pejgamberit. Kjo gjendet në librat e fikhut. Ndonjëherë kur vjen një hadith të cilit nuk i gjejnë shpjegim, autorët e disa librave të fikhut ia presin rrugën shkurt duke thënë se bie  ndesh me ixhmain. Ibn Kajim ka folur për pretendime të tillë të pavërteta në ‘kitabu salat’ kur diskuton pretendimin e atyre që thonë se ka ixhma për faljen e namazit kaza pas kohe për atë që e lë pa arsye.[20] Pra, ata thonë se ka ixhma, por në fakt nuk ka ixhma. Një shembull tipik është dhe rasti në fjalë, ku ixhami që bën fjalë për një çështje sillet dhe për çështjen tjetër, meqë të dyja lidhen me fillimin e muajit dhe bajramin, duke synuar kështu mënjanimin e bazimit në hadithin e Ebi Hurejres. Por bazimi në këtë hadith nuk mund të shmanget aq kollaj. Madje në disa libra fikhu pretendohet se, për rastin kur dikush shikon hënën i vetëm e nuk i pranohet dëshmia, ka unanimitet të dijetarëve që duhet të fillojë agjërimin! Si mund të jetë i saktë ky pretendim kur bie ndesh me hadithin e Ebi Hurejres, me transmetimin e Aishes dhe me qëndrimin e disave prej selefëve! Prandaj, thotë imam Ahmedi atë thënien e mësipërme, sepse shpesh ixhmai është pretenduar gabim.

Atëherë,  dy qëndrimet e mësipërme, njëri prej të cilëve thotë se shikimi i një vendi vlen dhe për vendet e tjera dhe tjetri thotë se secili vend ka shikimin e vet, kanë të bëjnë me çështjen e shpalljes së muajit hënore e cila është përgjegjësi e autoritetit (sultanit dhe nëpunësave të tij), ndërsa çështja në fjalë ka të bëjë me individët që nuk kanë në dorë shpalljen e muajit.

Në çështjen e hyrjes së muajit hënorë, nëse vlen shikimi i një vendi dhe për vendet e tjera apo jo, dijetarët kanë shprehur qëndrime të ndryshme, por që të gjitha kanë në bazë shikimin real të hënës. Mendimi i saktë është se shikimi i një vendi vlen dhe për të gjitha vendet e tjera ku arrin lajmi i i shikimit të hënës së re, dhe kjo për disa argumente që do ti sqaroj në një material tjetër inshaallahu.

Kështu që si mendimi që thotë se çdo vend ka shikimin e vet dhe që i vë kufi pranimit të lajimit të shikimit të hënës në vendet e tjera, edhe mendimi i bazimit në llogaritjen që tregon mundësinë e shikimit të hënës së re, janë në kundërshtim me argumentet, janë gabim. Nuk është e saktë të bësh ndryshim mes gabimit që vjen nga njëri mendim i gabuar dhe mes gabimit që vjen nga mendimi tjetër i gabuar. Të dy janë në kundërshtim me argumentet dhe të dy janë gabim. Ndryshimi mes tyre është kontradiktorë.  Në mendimin që bazohet në llogaritje kemi të bëjmë me një shkak jo të ligjshëm fetarisht, që është bazimi në llogaritje, por edhe në mëndimin tjetër kemi të bëjmë me një shkak jo të ligjshmë fetarisht për shpalljen e hyres dhe daljes së muajit, që është: konsiderimi i kufijve për pranimin e lajmi të shikimit të hënës, kufij këta që nuk kanë bazë në fe, atëherë përderisa kemi të bëjmë në të dyja rastet me shkaqe jo të ligjshme në fe, përse bëhet ndryshim mes tyre!? E sakta këtu, për çdo njeri të paanshëm, është të thuhet se ka vetëm një mendim të saktë për mënyrën e shpalljes së muajit, e që është bazimi në shikimin e hënës kudo që shikohet pa i vënë asnjë kufi vlefshmërisë së lajmit të shikimit, duke e pranuar lajmin kudo, ndërsa të gjitha mendimet e tjera janë të pasakta, dhe rastet e gabimit në to janë njësoj. Kush bën diferencim është kontradiktorë. Në njërin rast gabimi argumentet kundërshtohen nga autoritet me intepretim e paqartësi, edhe në tjetrin po kështu kundërshtohen; në njërin rast kemi të bëjmë me kundërshtim të argumenteve, edhe në tjerin po kështu, atëherë ku është argumente i diferencimit?

Por siç e thashë dhe në fillimin e përgjigjes, duke qenë se çështja e shpalljes së muajit hënorë është përgjegjësi e autoritetit (hukëm sultanij), nëse autoriteti merr për bazë mendimin e gabuar, që bie ndesh me argumentet, se çdo vend ka shikimin e vet, madje edhe nëse merr për bazë mendimin e gabuar që bazohet në llogaritjen e mundësisë së shikimit të hënës së re, përçarja mes muslimanëve duhet të shuhet duke u bashkuar individët me xhematin e muslimanëve në bazë të hadithit të Ebi Hurjes. Prandaj, ka thënë shejh Albani: “Mirëpo derisa të bëhen bashkë shtetet islame për këtë gjë, unë mendoj se populli i çdo shteti duhet të agjërojë me shtetin e vet e të mos ndahen, duke agjëruar disa prej tyre me këtë shtet e disa me një shtet tjetër, qoftë kur e fillojnë agjërimin më përpara apo më prapa, sepse në këtë mënyrë zgjerohet rrjeti i mosmarrëveshjes në një popull të vetëm, sikurse ndodh në disa vende arabe, që prej disa vitesh. Allahut i kërkojmë ndihmë.” [Tamamul Mineh].

Kundërshtimi i pestë:  Argemuntet e mësipërme flasin për rastin kur gabon halifi (prijësi) i muslimanëve, kurse KMSH-ja është thjesht një shoqatë, atëherë me çfarë argumenti duhet të bëjmë pas tyre?

Përgjigja: Argumentet tregojnë se shpallja e muajit të ramazanit është një normë sultanije:

  • “Agjërimi fillon ditën kur ju filloni agjërimin, fitër bajrami bëhet në ditën kur ju bëni fitër bajram dhe kurban bajrami bëhet në ditën kur ju bëni kurban bajram”. Është intuitivisht e kuptueshme se për fillimin e agjërimit njëherazi dhe për bërjen e bajramit njëherazi nevojitet vendimi i të parit, vendimi i autoritetit që respektohet nga njerëzit. Kështu që nga ky hadith del se shpallja e hyrjes dhe daljes së muajit është një normë sultanije. Nëse nuk do të kishtë një autoritet për shpalljen e hyrjes së muajit dhe daljes së tij, njerëzit do të kishin mosmarrëveshje që s’mund të shmangen, përshembull, dikush thotë se u pa hëna, dikush thotë se nuk është i parë; dikush thotë se dëshmitari është i drejtë dhe dikush thotë se nuk është i drejtë e s’duhet të pranohet; njëri thotë se duhen dy dëshmitarë a më shumë, kurse tjetri thotë se mjafton një dëshmitarë për hyrjen e ramazanit; njëri thotë se duhet të pranohet shikimi i vendeve të tjera, një tjetër thotë se nuk duhet të pranohet; njëri thotë se duhet të pranohet shikimi nga iks distancë e jo më larg se kaq, kurse tjetri thotë se mund të pranohet dhe nga një distancë pak më larg se kaq, njëri thotë se lejohet shpallja e muajit mbi bazën e llogaritjes që tregon se ka mundësi të shihet hëna e re, kurse tjetri thotë se kjo gjë nuk lejohet. Pra, nëse nuk do të ketë një autoritet që u shpall njerëzve hyrjen dhe daljen e muajit njerëzit nuk do të mund të fillonin agjërimin bashkë, nuk do ta bënin bajramin bashkë dhe nuk do të qëndronin në Arafat bashkë, çka bën që të mos vihet në zbatim hadithi i Ebi Hurerjes. Prandaj, pra ëshë ky hadith për bashkimin e njerëzve në hyrjen dhe daljen e muajit, qoftë edhe nëse ka gabime.
  • Në një hadith përmendet se njëherë nuk u pa hëna e re e Shevalit në Medine dhe kështu Pejgamberi dhe shokët e tij u gdhinë agjërues, por nga fundi i ditë së nesërme vjen një grup udhëtarësh dhe dëshmojnë tek Pejgamberi a.s. që kishin parë hënë në mbrëmjen e ditës së djeshme. Kësisoj, Pejgamberi a.s. i urdhëroi ta prishnin agjërimin e asaj dite dhe të dilnin për bajram të nesërmen”. Shënojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe. Hadithi është i saktë.
  • Ibn Umeri tregon: “Njerëzit u mblodhën për shikimin e hënës së ramazanit. Unë e njoftova Pejgamberin se e kisha parë i vetëm, e kështu Pejgamberi filloi agjërimin e ramazanit dhe ju dha urdhër njerëzve të fillon agjërimin”. Shënon Ebu Daudi. Hadithi është i saktë. Dy hadithet e fundit tregojnë qartë se njerëzit njoftonin Pejgamberin për shikimin e hënës së re, e kështu Pejgamberi shpallte fillimin e agjërimit apo bajramin. Kjo do të thotë se shpallja e muajit është në dorë të të parit të muslimanëve.

Në fakt, kështu kanë vepruar muslimanët që nga koha e sahabëve e në vazhdim; ata që shikonin hënën e re njoftonin drejtuesin, ose gjykatësin, dhe ky shpallte fillimin e muajit. Ibn Abdil Berr përmend se Sha’biu dhe Nahiu thoshin: “Askush nuk duhet të agjërojë veçse bashke me xhematin (grumbullin) e njerëzve. Po ashtu ai përmend se el Hasen dhe Ibn Sirini kanë thënë: “Njerëzit duhet të bëjnë atë që bën prijësi i tyre (në lidhje me hyrjen dhe daljen e muajit)”. [Temhid]

Arsyeja pse shpallja e muajit është lënë në dorë të drejtuesit qëndron në faktin se agjërimi është një ibadet që fillon në grup, me xhematin, po kështu edhe barjami është një rit që kryhet në grup, me xhematin, kështu domosdo njerëzit kanë nevojë për vendimin e autoritetit për ti bërë këto ibadete në grup dhe jo ndarazi. Pra, shuarja e mosmarrëveshjeve dhe bashkimi i xhematit të muslaminëve në këto rite nuk mund të bëhet i mundur pa vendimin e autoritetit që respektohet nga njerëzit. Ashtu sikurse njerëzit nuk mund të bëhen bashkë në namazin me xhematë në xhami pa u ujdisur pas imamit që u prinë në namaze.

Nga e gjithë kjo del se ekzistenca e autoritetit për bashkimin e njerëzve në fillimin e muajit dhe në bajram, siç tregon hadithi i Ebi Hurejres, është një domosdoshmëri. Po në kushtet e një vendi ku xhemati i muslimanëve nuk kanë prijës (halif), si do të bëjnë për unifikimin e hyrjes dhe daljes së muajit? Përgjigja është se, ashtu siç e kanë detyrë të mblidhen dhe të falin namazin me xhematë pas njërit prej tyre, po kështu e kanë detyrë të ngrejnë një autoritet që ju shpall hyrjen dhe daljen e muajit dhe që i bashkon në këto punë, edhe pse imami i xhamisë dhe autoriteti në rastin e ramazanit nuk kanë pushtetin e Halifit. Për çështjen grumbullimit për faljen e xhumasë, dhe namazit me xhematë, qoftë dhe pas një imami që nuk është emëruar nga halifi, dëshmojnë tekstet e shumta që flasin për xhumanë dhe namazin me xhematë. Po kështu dhe për fillimin e agjërimit njëherazi dhe për faljen e bajramit njëherazi dëshojmë hadithet e mësipërme. Nëse në një vend të tillë është gritur një autoritet qoftë dhe me probleme, pro që gëzon respektin e xhematit të muslimanëve, individët e kanë detyrë të bëhen bashkë me xhematin derisa të përmrirësojnë këtë autoritet ose të krijojnë një tjetër që gëzon resptektin e mbarë muslimanëve. Por derisa të bëhet e mundur kjo e fundit, pra përmirësi i autoritet ekzistues ose zëvednësimi i tij me një tjetër, individët e kanë detyrë ti bashkohen xhematit, sepse hadithit tregon se agjërimi është një ibadet që fillon njëherësh me xhematin dhe që mbaron po njëherësh me ta. Kjo është njësoj si rasti kur KMSH-ja, pra autoriteti që kujdeset për xhamitë në vendin tonë, cakton diku në një fshat një imam bidatçi e me probleme, në këtë rast deria të përmirësohet ky imam apo të zëvedësohet më një tjetër nuk lejohet lënia e xhumasë dhe e namazit me xhematë. Po kështu pra është dhe çështja e hyrjes dhe daljes së muajit.

Përveç kësaj, KMSH-të në vendet e ballkanit nuk janë thjeshtë shoqata, sepse për hyrjen dhe daljen e muajit hënorë kanë marrëveshje me Meshihatin e Turqisë dhe janë nën varësinë e tij, kështu që për vendet e ballkanit vlen i njëjti gjykim që vlen për muslimanët e Turqisë. Në Shqipëri, Kosova dhe Maqedonia xhamitë janë nën kujdesin e KMSH-ve dhe në përgjithësi muslimanët i ndjekin për hyrjen dhe daljen e muajit. Pra, shkurt muslimanët e vendeve të ballkanit në hyrjen dhe daljen e muajit hënore i përfshin Meshihati i Turiqisë.

Pyetje: Po pse nuk ka atëherë KMSH-ja autoritetin e halifes në të gjithë rregullat? Përgjigja është se respketimi i një autoriteti për hyrjen dhe daljen e muajit është një domosdoshmëri për bashkimin e muslimanëve në diçka të tillë, kështu që  në mungesë të halifes këtë përgjegjësi do të marrë një autoriteti i ngritur nga muslimanët. Ngritja e këtij autoriteti është farz. Po i kthehem edhe njëherë krahasimit me çështjen e xhumasë dhe namazit me xhematë: Fakti që e ke detyrë të falësh namazin e xhumasë dhe namazin me xhematë në xhami pas një imami të caktuar nga KMSH-ja, nëse nuk e fal dot në një xhami tjetër, nuk do të thotë se e ke detyrë ta respektosh këtë imam apo autoritetin e KMSH-së dhe në rregullat e tjera që kanë të bëjnë me prijësin. Po përmend dhe një çështje tjetër që ka të bëjë me muslimanët kur ndodhen në rrethana të tilla kur nuk ka halife (prijës); nëse lindin mosmarrëveshje mes muslimanëve për çëshjte martese, ndarje, kontratash, në mungesë të halifes e kanë detyrë të shkojnë të gjykohen tek gjykatësit e sheriatit që ngrenë muslimanët e këtij vendi. Fakti që vendimi i gjykatësit është i detyrueshëm në rrethana të tilla, edhe pse nuk është emëruar nga halifi, nuk do të thotë se e ke detyrë ta respektosh si halif në të gjitha gjërat. Dihet që vendimi i gjykatësit mund të jetë gabim, por ai është i zbatueshëm.

Por këtu mund të bëhet një kundërshtim: nëse vendimi i gjykatësit bie ndesh me tekstin e qartë, ai zhvlerësohet nga një gjykatës tjetër. Vendimi i autoritet për shpalljen e hyrjes së maujit mbi bazën e llogaritjes është në kundërsthim me argumentet, kështu që si mund të jetë i zbatueshëm? Për këtë kundërshtim themi se çështja e agjërimit në këtë këndvështrim ndryshon nga vendimi gjyqësore mes palëve ndërgjyqësve, sepse është pikërisht hadith i Ebi Hurjes ai që e bën këtë ndryshim, se nëse nuk do të ishte ky hadith, atëherë kjo që thuhet do të qëndronte. Po jap disa shembuj për ta kuptuar këtë pikë: Hadithi i Ebi Hurejres tregon se nëse dikush shikon hënë e re i vetëm, por nuk i pranohet dëshmia, ai nuk e fillon muajin sipas shikimit të vet, por bashkë me njerëzit, edhe pse e di që halifi e ka marrë vendimin gabim, ndërsa në rarstin e gjykimit nëse pala ndërgjygjëse e di se gjykatësi e ka marrë vendin gabim në favor të tij, nuk e ka të lejuar të marrë të drejtën e palës tjetër, edhe pse vendimi i gjykatësit është i detyrueshëm për të dyja palët. Pra doli qartë se në këtë këndvështrim ndryshon vendimi gjyqësorë nga vendimi për hyrjen e muajit. Një shembull tjetër, nëse autoriteti i refuzon dëshmitarët me papërgjegjshmëri, vendimi i tij është në kundërshtim me argumentet, por përsëri këta dëshmitarë duhet ti bashkohen xhematit në hyrjen e muajit. Nëj shembull i tretë, nëse autoriteti nuk pranon shikimin e një vendi tjetër, mbështetur në mendimin që thotë se çdo vend ka shikimin e vet, ai është në kundërshtim me hadithet e qarta, por përsëri ata që e dinë që mbështetet në këtë mendin të pavlefshëm dhe që kanë marrë vesh se është parë hëna e re, duhet t’i bashkohen xhematit. Për këtë çështje do të bëhet me shumë sqarim më pas inshaallahu.

 

Pyetje: Po përse të mos trajtohen vendet e ballkanit njësoj si vedet e Evropës ku çdo qendër e shpall fillimin e agjërimit dhe bajramin më vete, e nuk ka lidhje me qendrat e tjera? Përgjigja: çështja në europë ndryshon sepse çdo qendër funksionon më vete dhe nuk ka lidhje me të tjerat; atje nuk ka një Meshihat që kontrollon dhe kujdest për të gjitha xhamitë si në Arabi, Turqi dhe në vendet e ballkanit. Në Shqipëri ka rreth një mijë xhamija dhe në përgjithësi janë nën kontrollin dhe kujdesin e Meshihatit. Me dhjetra mijëra njerëz respektojnë autoritetin e KMSH-së për hyrjen dhe daljen e muajit. Në Kosovë dhe në Maqedoni qindra mijëra njerëz respektojnë autoritentin e meshihateve dhe xhamiat në përgjithësi janë nën kujdesin e tyre. Të gjitha këto së bashku janë nën varësinë e Turqisë, sa i përket hyrjes dhe daljes së muajit, kështu që çështja është e ngjashme me funksionimin e ministrive të vakëfeve në shtetet islame dhe jo me funksionimin e qendrave të Evropës. Problemi në vendet tona nuk zgjidhet me një qendër, dy apo tri, por janë qindra mijëra  njerëz në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë që ecin me autoritetin e meshihateve; janë imamët e xhamive në përgjithësi që emërohen nga Meshihatet. Nëse një numër i kufizuar imamësh apo individësh do të vepronte ndryshe kjo do të sillte shumë mosmarrëveshje, përçarje dhe debate, gjë që bie ndesh me frymën e hadithit të Ebi Hurejres. Kështu që në këto kushte, imamët dhe individët, në zbatim të hadithit të Ebi Hurejres, nuk kanë mënyrë tjetër për ruajtjen e bashkimit të muslimanëve në këto ibadete veçse të bëhen bashkë me xhematin e muslimanëve që respekton meshihatet derisa të përmirësohen meshihatet ose të krijohet një autoritet tjetër i respektueshëm.

Përveç kësaj, edhe gjendja e muslimanëve të Evropës të ndarë në qendra të ndryshme për hyrjen dhe daljen e muajti nuk është në përputhje plotësisht me Sheriatin, sepse sipas haditheve të mësipërme edhe ata e kanë detyrë të ngrejnë një autoreitet sipas sunetit për shpalljen e hyrjes dhe daljes së muajit në mënyrë të ligjëshme; përderisa nuk e kanë ngritur këtë autoritet ata vazhdojnë të lënë një farz kifaje. Ashtu sikurse ne e kemi detyrë të përmirësojmë autoritetin e meshihateve të punojnë sipas sunetit ose ti zëvedësojmë me autortiete të tjera të respektueshme nëse krijohet mundësia, po kështu edhe muslimanët e Evropës e kanë detyrë të ngrejnë një autoritet ose të respektojnë një autoritet të ngritur në vendet Islame për bashkimin në hyrjen dhe daljen e muajit në bazë të sunetit. Kështu pra gjendja e muslimanëve të Evropës nuk është për t’u marrë për shembull, sepse nuk është krejt në përputhje me Sheriatin. Me pak fjalë meshihatet e trojeve tona nën varësinë e meshihatit të Turqisë kanë të njëjtin gjykim si minstritë e vakëfeve në mbarë vendet islame.

Pyetje: Po si do të marrin vesh njerëzit sunetin në mënyrën e shpalljes së muajit nëse imamët dhe individët që njohin sunetin e fillojnë agjërimin dhe e bëjnë barjamin në vendet tona njëherazi me njerëzit? Përgjigja: Më sipër sqarova se shpallja e muajit është një normë sultanije, pra është një përgjegjësi kolektive, një detyrë që e kryen autoriteti i muslimanëve dhe jo individët, kështu që individët në këtë mes duhet të veprojnë sipas sunetit nëse autoriteti ka probleme, e suneti është bashkimi me muslimanët në hyrjen dhe daljen e muajit. Ka dhe plot norma të tjera të sunetit dhe ligjit Islam që nuk janë në dorë të individëve dhe që nuk është përgjegjësia e tyre për zbatimin e tyre. Atëherë, ajo që mund të thuhet për ato norma thuhet dhe për këtë normë. Kësisoj, individët kur nuk kanë autoriten e shpalljes së muajit dhe nuk kanë përgjegjësi për të, kanë mundësi të zbatojnë sunetin tjetër që del nga hadithi i Ebi Hurejres dhe që është bashkimi me xhematin e muslimanëve në hyrjen dhe daljen e muajit. E njëjta gjë vlen dhe për të gjitha normat sultanije të cilat janë të shumta, pra individët duhet të bëjnë ato që munden dhe që i kanë në përgjegjësi derisa të krijohet mundësia për zbatimin e normave sultanije që për momentin nuk i kanë në përgjegjësi. Pra, pasuesit e sunetit kur nuk munden dhe nuk kanë përgjegjësi për një normë të Sheriatit, nuk duhet të lënë pas dorë një normë të sunetit që e kanë të mundur siç është bashkimi me muslimanët në hyrjen dhe daljen e muajit. Në të njëjtën kohë pasuesit e sunetit duhet të përpiqen të përmirësojnë meshihatet ose të shohin dhe mundësinë e krijimit të një autoriteti tjetër të respektueshëm nga njerëzit. Po kështu pasuesit e sunetit mund t’i çojnë meshihatit lajmin e shikimit të hënës, madje mund të vrojtojnë vetë hënën e re në viset tonë, dhe nëse e shohin, duhet ti çojnë haber Meshihatit, e kështu nëse ata nuk e marrin parasyshë, bie mbi ta përgjegjësia, kurse pasuesi i sunetit e ka shfajësuar veten.

Pyetje: Po pse nuk bëhen bashkë të gjithë hoxhallarët dhe të përmirësojnë meshihatet ose të krijojnë një autoritet tjetër? Përgjigja është se kemi të bëjëm me të njëjtat shkaqë pse nuk bëhen bashkë muslimanët në shtetet islame për përmirësimin e shteteve dhe për zbatimin e ligjeve të Sheriatit. Pra, kjo është një përgjegjësi shumë komplekse. Askush nuk duhet të mendojë se nuk ka përgjegjësi për të ndihmuar fenë e Allahut. Përgjegjësitë dhe fajtorët ka për ti nxjerrë Allahu. Mbi të gjitha meshihatet, ministritë e vakëfeve dhe shtetet islame ka për ti rregulluar Allahu kur muslimanët të ndihmojnë fenë e Tij, por deri atëherë duhet të zbatojmë udhëzimin e sunetit për ndreqjen e gjendjes, e në rastin tonë suneti udhëzon të bëhemi bashkë me muslimanët në hyrjen dhe daljen e muajit dhe të mos marrim përsipër atë për të cilën nuk e kemi ende autoritetin.

Kundërshtimi i gjashtë:  Hadithi i Ebi Hurejres thotë: “Agjërimi fillon ditën kur ju filloni agjërimin, fitër bajrami bëhet në ditën kur ju bëni fitër bajram dhe kurban bajrami bëhet në ditën kur ju bëni kurban bajram”. Dihet që meshihatet e viseve tona ndonjëherë nuk e fillojnë agjërimim njëherazi me vendet islame, pra ata nuk e zbatojnë këtë hadith, duke e shpallur hyrjen dhe daljen e muajit ndryshe nga xhemati i muslimanëve në mbarë botën, atëherë përse të mos i bashkohemi xhematit të muslimanëve në mbarë botën, por ti bashkohemi xhematit të muslimanëve të vendit tonë?

Përgjigja: Ky hadith jep udhëzim edhe për individët edhe për autoritetin që shpall hyrjen dhe dalejn e muajit:

1- Udhëzimi që jep hadithi për autoritetin e shpalljes së muajit është që të marrin parasyshë shikimin e vendeve të tjera dhe të unifikojnë me vendet e tjera hyrjen dhe daljen e muajit, e nëse nuk e bëjnë këtë gjë ata kanë përgjegjësi për Allahut për moszbatimin e këtij hadithi. Prandaj, thotë Ibn Tejmije “E sakta në këtë çështje, – dhe Allahu e di më së miri, – është ajo që del nga thënia e Pejgamberit: “Agjërimi juaj fillon në ditën që ju filloni agjërimin, fitër bajrami për ju është dita kur ju bëni fitër bajram dhe kurban bajram për ju është dita kur ju bëni kurban bajram”. Kështu, nëse një dëshmitar dëshmon se në natën e tridhjetë të Shabanit ka parë hënën e re në një vend prej vendeve, qoftë afër apo larg, bëhet detyrë agjërimi. Po kështu nëse dëshmitari dëshmon për shikimin e hënës në ditën e nesërme të kësaj nate deri në perëndimin e diellit, ata e kanë detyrë të bëjnë agjërim në pjesën e mbetur të ditës, qoftë në një krahinë apo në dy krahina. Ajo që duhet të merret në konsideratë këtu është mbërritje e njoftimit për shikimin e hënës së re në një kohë të vlefshme për ibadetin” [Mexhmuul fetava v25].

2- Udhëzimi që jep për individët që nuk kanë në dorë shpalljen e hyrjes dhe daljes së muajit është që ata të fillojnë agjërimin dhe ta bëjnë bajramin njëherësh me xhematin e muslimanëve. Për këtë arsye Ibn Tejmije e ka sjellë këtë hadith edhe për çështjen e mësipërme që shikimi i një vendi vlen dhe për vendet e tjera ku arrin lajmi, e cila sipas tij ka të bëjë me xhematin dhe jo individët, por edhe për mënyrën se si duhet të veprojnë individët në rastin e gabimit të autoritetit, në citatet që i kam përmendur më përpara. Allahu nuk e obligon njeriun për atë që nuk ka mundësi; inidvidët si punë jonë nuk kanë mundësi dhe as përgjegjësi të unifikojnë xhematin e muslimanëve të viseve tona me xhematin e muslimanëve të mbarë botës në hyrjen dhe daljen e muajit, por kanë mundësi që vetë t’i bashkohen xhematit të vendit, kështu që duhet të bëjnë atë që munden. Hadithi tregon se muslimanët duhet të bëhen bashkë në hyrjen dhe daljen e muajit; nëse nuk mundemi të zbatojmë të gjithë atë për të cilën tregon hadithi, nuk duhet të lëmë atë që e kemi të mundur. Allahu thotë: “Kijeni frikë Allahun, në zbatimin e urdhërave, sipas mundësisë”. Pejgamberi thotë: “Nëse ju urdhëroj për diçka, zbatojeni sipas mundësisë”. Rregulli i njohur që ka bazë në argumetet e Sheriatit thotë: Ajo që është e mundur, nuk bie për shkak të asaj që nuk është e mundur. Është lehtësisht i kuptueshëm fakti se nuk mund të quhet se u je bashkuar muslimanëve të vendeve tjera nëse si individ nuk i je bashkuar xhematit në vendin ku ndodhesh. Atëherë, nëse autoriteti nuk e bën detyrën e vet, neve nuk duhet të lëmë udhëzimin që na jep hadithi.

Pyetje: Po kush i ka caktuar kufijtë e këtyre shteteve dhe a kanë ndikim këta kufij në rregullat e Sheriatit? Përgjigja: Edhe kjo punë e kufijve këtu ka të bëjë me autoritetin e shtetit Islam ose të meshihatit që shapll hyrjen dhe daljen e muajit, pra është detyrë e tyre siç u përmend më lart që të shkrijnë ndarjet dhe ti bëjnë muslimanët një bashkësi e vetme në hyrjen dhe në daljen e muajit, pasi këto ndarje kufijsh nuk kanë kuptim në Sheriat. Por përderisa autoritetet nuk e kryejnë këtë detyrë dhe secili e shpall më vete hyrjen dhe daljen e muajit, atëherë individët që bëjnë pjesë në këtë bashkësi islame ku vepron ky autoritet, duhet ti bashkohen në hyrjen dhe në daljen e muajit këtij xhemati (bashkësie islame) për shkak të argumenteve që përmenda më lart. Këto bashkësi tashmë janë realitet, edhe pse nuk zbatojnë të gjitha rregullat e islamit në lidhjem me krijimin dhe funksionimin e tyre, kështu që individët duhet ti bashkohen kësaj bashkësie në fillimin dhe daljen e muajit. Kur të jetë në dorë të pasuesve të ymetit krijimi dhe funksionimi i kësaj bashkësie, atëherë nuk duhet t’i marrim parasyshë këtë kufij artificiale, por duhet ti bashkohen ymetit islam në mbarë botën për fillimin dhe hyrjen e muajit.

Kundërshtimi i shtatë: Nëse muslimani e fal namazin para kohe, ai nuk i quhet dhe duhet ta përsërisë atë në kohën e vet. Nëse e shtyn namazin pa arsye derisa mbaron koha plotësisht, namazi nuk quhet. Dihet që dhe muaji i agjërimit ka një kohë të kufizuar, atëherë përse të mos thuhet e njëjta gjë si për namazin edhe për agjërimin?

Përgjigja: Argumentet e Sheriatit i kanë trajtuar ndryshe: Nëse prijësi i muslimanëve gabon duke e shpallur hyrjen e muajit një ditë më përpara ose një ditë më prapa njerëzit e kanë agjërimin, namazin e barjamit dhe qëndrimin në arafat të saktë; ata nuk e kanë detyrë t’i zëvendësojnë. Ndërsa për namazin ka ixhma të dijetarëve që kush e fal para kohe dhe pastaj e merr vesh diçka të tillë, ai duhet ta përsërisë në kohën e vet. Madje Pejgamberi a.s. për rastin e namazit kur prijësi e vonon deri në fundin e kohës ose derisa mbaron plotëisht koha urdhëron që ta falin namazin në kohën e vet dhe pastaj nëse dëshirojmë të falim me imamin nafile, ndërsa për rastin e agjërimit Pejgamberi a.s. bën të ditur se agjërimi fillon atëherë kur e fillojnë njerëzit, një fakt ky që është shkoqitur disa herë më sipër. Nëse do të mendojmë thellë, vërejmë se hyrja dhe dalja e muajit hënorë, duke qenë se kanë të bëjnë me ibadete që kryhen në xhemat, kanë më shumë ngjashmëri me namazin me xhematë, për të cilin dijetarët kanë përmendur mjaft çështje për njësimin e xhematit në xhami, gjëra këto që i kam përmedur dhe më lart.

Kundërshtimi i tetë: Mendimi që merr për bazë llogaritjen astronomike për hyrjen dhe daljen e muajit është i pavlefshëm, sepse bie ndesh me hadithin me dhe ixhamin. Rregulli i njohur thotë se nëse diçka bazohet në pavlefshmëri, ajo është e pavlefshme. Përderisa shpallja e muajit mbi bazën e llogaritjes është e pavlefshme, atëherë si mund të thuhet se njerëzit e kanë agjërimin të saktë dhe se individët duhet i bashkohen xhematit?

Përgjigja: Së pari, ata që e shpallin muajin mbi bazën e llogaritjes që tregon mundësinë e shikimit të hënës së re kanë disa paqartësi si thënia e Pejgamberit në hadithin e Ibn Umerit “fekduru lehu- llogariteni muajin”[21]; pretendimin se nuk ka ixhma meqë bazimi në llogaritje ka qenë mendimi i disa tabiinëve etj. Prandaj, edhe pse ky mendim bie ndesh me hadithin dhe me ixhmain, për shkak të paqartësive që kanë vendimi që merr gjykatësi apo autoriteti mbi bazë të këtij mendim është thjeshtë një gabim. Vendimi i tij quhet gabim, sepse ai mendon se është bazuar në argumente që qëndrojnë, ndryshe nga rasti kur nuk ka paqartësi. Kështu, mendimin e quajmë bidatë dhe në kundërshtim me hadithin dhe ixhmain, kurse vendimin që merret mbi bazën e këtij mendimi e quajmë gabim. Sipas mendimit më të saktë kur nuk merret për bazë shikimi i vendeve të tjera, vendimi është i gabuar, sepse siç do ta sqaroj, inshaallahu, në një material të veçantë, bie ndesh me hadithet e qarta, por në të dyja rastet agjërimi i njerëzve edhe pse e fillojnë muajin gabim quhet i saktë. Pra, si mendimi që merr për bazë llogartijen edhe mendimi që nuk merr për bazë shikimin e vendeve të tjera, janë në skundërshtim të qartë me hadithet e qartë të Pejgamberit. Të dyja këto çëshjte do t’i trajtoj më vete, inshaallahu, dhe do të sqaroj në mënyrë të padiskutueshme pasaktësinë e tyre, por agjërimi i njerëzve në të dyja rastet quhet i saktë dhe individët në të dyja rastet duhet ti bashkohen xhematit.

Së dyti, hadithi i Ebi Hurejres tregon se agjërimi fillon atëherë kur e fillojnë njerëzit, fitër bajrami është në ditën kur njerëzit kanë fitër bajram dhe kurban bajrami në ditën kur njerëzit kanë kurban bajram. Pra, muaji fillon atëherë kur publikohet tek njerëzit, edhe nëse është shpallur gabim. Kështu që baza jonë kur themi se individët i bashkohen xhematit nuk është vendimi i gabuar i gjykatësit apo autoritetit, por hadithi dhe argumentet e tjerë që dëshmojnë se muaji fillon atëherë kur e fillojnë njerëzit. Pra, qëndrimi jonë nuk bazohet në vendimin e gabuar të gjykatësit, por në hadithin e Pejgamberit. Kemi një fetva të Ibn Bazit ku flet për rastin kur gjykatëve pranon dëshmitarë jo të drejtë: “Për marrjen për bazë të dëshmisë që pranohet nga gjykatësi i sheriatit në Sudan, ndërkohë që dëshmitari mund të jetë fasik ose kafir për shkak se lë namazin, i lutet varreve, kërkon ndihmë prej tyre etj., themi se kushti i pranimit të dëshmisë, jo vetëm në këtë çështej, por dhe në të tjera, është që dëshmitari të jetë musliman i drejtë. Kështu nëse gjykatësi është me teuhid dhe sunet dhe interesohet për dëshminë dhe dëshmitarët, duke mos pranuar veçse dëshmitarë të drejtë, është detyrë të merret për bazë vendimi i tij. Ndërsa nëse gjykatësi nuk është i tillë, veprimi i muslimanëve nuk bazohet në vendimin  e tij, por në thënien e Muhamedit a.s.: “Agjërimi fillon ditën kur ju filloni agjërimin, fitër bajrami bëhet në ditën kur ju bëni fitër bajram dhe kurban bajrami bëhet në ditën kur ju bëni kurban bajram”. Sipas një varianti tjetër Pejgamberi thotë: “Fitër bajrami bëhet atë ditë kur bëjnë fitër bajram njerëzit dhe kurban bajrami bëhet atë ditë kur bëjnë kurban bajram njerëzit”. Që të gjitha janë hadithe të sakta. Kështu kur të agjërojnë muslimanët mes të cilëve je dhe ti, agjëro me ta; kur të bëjnë fitër, bëj fitër me ta. Falenderimi i takon Allahut për lehtësimin që ka bërë. Arsyeja e kësaj, – Allahu e di më mirë, qëndron në faktin se Sheriati nga njëra anë, nuk e pëlqen mosmarrëveshjen, dhe nga  ana tjetër, nxit për bashkim dhe harmonizim” [Mexhmuu fetava ve mekalat v. 15].

Së treti, mund të ndodhë që gjykatësi të refuzojë dëshmitarët me papërgjegjshmëri nga dëshira e nefsit, armiqësia etj. Megjithëse ky vendim i gjykatësit nuk është i saktë, agjërimi i njerëzve është i saktë. Kështu që rregulli i mësipërm nuk bën përfshin çështejn në fjalë për shkak të argumenteve që tregojnë se muaji fillon atëherë kur publikohet tek njerëzit.

Së katërti, nëse gjykatësi e shpall ditën e qëndrimit në arafat një ditë në ditën e dhjetë, duke u bazuar në llogaritje, qëndrimi i njerëzve quhet i saktë, atëherë po kështu duhet të quhet dhe agjërimi e fitër bajrami.

Pyetje: Ka argumente që nuk lejohet bindja ndaj drejtuesve aty ku kundërshtohet Allahu, atëherë si do të respektohet vendimi i drejtuesit kur e shpall hyrjen dhe daljen e muajit në një mënyrë që bie ndesh me Sheriatij?

Përgjigja: Respekti në këtë rast bëhet për hadithin e Ebi Hurejres që tregon se muaji hyn dhe mbaron kur bëhet i njohur tek njerëzit, pra për bazë merret ky hadith dhe jo bindja ndaj drejtuesit që kundërshton rregullat e Sheriatit. Muaji sipas hadithit të Ebi Hurejres hynë atëherë kur përhapet tek njerëzit.

Së dyti, edhe në rastin e refuzimit të dëshmitarëve me papërgjegjshmëri, kemi të bëjmë me kundërshtim të Sheriatit, por përsëri themi se muaji hynë dhe mbaron atëherë kur bëhet i njohur tek njerëzit.

Së treti, në rastin kur autoriteti nuk pranon shikimin e një vendi tjetër kundërshton hadithet, por përsëri agjërimi dhe bajrami duhet të bëhen njëherësh me njerëzit.  I njëjti diskutim që bëhet në vendet ku autoritet e shpall hyrjen dhe daljen e muajit mbi bazën e llogaritjeve bëhet dhe në vendet ku autoriteti nuk merr për bazë shkimin e vendeve të tjera. Ka plot njerëz në Siri dhe në Egjipt, përshembull, që agjërojnë dhe e prishin agjërimin kur marrin vesh se është parë hëna në një vend tjetër, në kundërshtim me muslimanët e këtyre vendeve, me arsyen se nuk lejohet t’i bindesh prijësit në kundërshtim me ligjet e Zotit. Në fakt, nëse nuk merret parasyshë shikimi i vendeve të tjera, por vetëm shikimi i vendit, kjo është në kundërshtim me hadithet; ky mendin nuk është i saktë. Me çfarë argumenti nuk pranon, përshembull, Siria shikimin e Jordanisë, mbase disa kilometra larg kufirit të saj, dhe pranon shikimin brenda kufirit të saj qoftë dhe afër kufirit jordanez! Ka pretendimi se në marrjen parasyshë të shikimit të vendit dhe jo të vendeve të tjera ka pas dhe ndërhyrje politike. Në luftën e parë të gjirit vendet që ishin në kampin e Saudisë merrnin parasyshë shikimin e saj, kurse vendet që nuk ishin me kampin e saj punonin vetëm me shikimin e vendit të tyre! Në Palestini, muslimanët e Rripit të Gazes e filloni agjërimin ndryshe nga ata të Bregut Perëndimorë! Ndërsa për kurban bajram vendet që nuk merrnin parasyshë shikimin e vendeve të tjera hiqnin dorë nga qëndrimi i tyre dhe e bënin bajramin njëherësh me Saudinë. Të gjitha këto të dhëna përmenden në librin e një autori Jordanez me emrin Sami el Kadumi. Duke para se qëndrimi që thotë se çdo vend ka shikimin e vet dhe që bën ndarje të tillë për të cilat nuk ka bazë as në fe dhe as në logjikë, siç thotë Ibn Tejmije, është në kundërshtim me Sheriatin, sidomos kur ka dhe ndërhyjre politike në përcaktimin e qëndrimit, shumë njerëz shumë njerëz nuk e dëgjojnë këtë autoritet në vendet arabe, me arsyen se nuk ka bindje në gjynah, dhe kështu e fillojnë agjërimin dhe prishin atë në bazë të shpalljes së cilitdo vend që ka parë hënën. Në librin e sipërpërmendur autori hedh poshtë me argumente të qarta ndarje të tilla kufijsh, mosmarrjen parasyshë të shikimit të vendeve të tjera, ndarjen gjoja të vendeve sipas pozicioneve të lindjes së hënës së re, e pastaj ai thotë se nuk lejohet ti bindesh një autoriteti të tillë në gjynah, në kundërshtim me Sheriatin, por duhet të fillosh agjërimin dhe ta prishësh atë në bazë të vendit të para që shpall shikimin e hënës. Pra, ai sjell të njëjtën arsye që përmendet më sipër dhe përpiqet ta mbrojë fuqishëm atë. Në pamje të parë duket se argumentet, që thonë se nuk lejohet ti bindesh prijësit në kundërshtim me ligjet e Zotit, mbështesin arsyetimin e tij. Në fakt është e saktë që mosmarrja parasyshë e shikimit të vendeve të tjera dhe caktimi i kufirit se deri ku vlen e deri ku nuk vlen shikimi, është krejt në kundërshtim me Sheriatin, është e pakuptimtë, por përsëri xhemati i muslimanëve e ka agjërimin të saktë, kështu që individët duhet ti bashkohen këtij xhemati, jo si respekt ndaj këtij autoriteti, po si respket ndaj hadithit të Ebi Hurejres.

Kundërshtimi i dhjetë: A nuk është ky mendim miratim për bidatin e bazimit në llogaritje?

Përgjigja: Më përpara sqarova se bashkimi me muslimanët në hyrjen dhe daljen e muajit, jo vetëm që nuk është miratim për këtë bidat, por është pikërisht udhëzimi i Pejgamberit në hadithin e Ebi Hurejres. Nëse do të ishte bashkimi me  xhematin e muslimanëve në këtë rast miratim për bidatin, atëherë do të ishin miratim për gabimin ose bidatin edhe rastet e mëposhtme:

  • Kur fal xhumanë dhe namazin me xhemat pas një imami bidatçi.
  • Kur fal namazin me xhemat në udhëtim pas një imami që nuk e shkruton namazin, edhe pse shkurtimi i namazit është detyrë.
  • Kur merr pjesë në xhihad nën flamurin e një prijësi zullmuqarë dhe bidatçi.
  • Kur bashkohesh me xhematin e muslimanëve në hyrjen dhe daljen e muajit, edhe pse e fillojnë gabim për shkak të refuzimit nga gjykatësi të dëshimtarëve gabimisht ose me papërgjegjshmëri.

Pyetje: Po a nuk duhet të shfaqet e vërteta dhe suneti? Si do të shfaqet në këtë mënyrë?

Përgjigja: Qëndrimi i saktë dhe suneti në këtë rast është të vëmë në zbatim hadithin e Ebi Hurejres, duke u bërë bashkë me xhematin e muslimanëve. Për më gjerë jam përgjigjur më lart gjatë përgjigjes së kundërshtimit të pestë.

Pyetje: Ka dijetarë të mëdhenj, si Maliku dhe Shafiu e të tjerë, që janë në kundërshtim me këtë qëndrim, atëherë si mund të pranojë besimtari një mendim që është në kundërshtim me mendimin e këtyre dijetarëve të mëdhenj?

Përgjigja: Është e vërtetë që këta dijetarë nuk janë me mendimin e zgjedhur në këtë materia, por baza jonë nuk janë mendimet e djetarëve, por hadithi i Pejgamberit a.s. Më lart kam përmendur dijetarët që janë me këtë mendim, kështu që nëse disa dijetarë e kundërshtojnë këtë mendin, disa të tjerë e përkrahin atë. Dihet që thëniet e dijetarëve nuk janë argumet.  Besimtari nuk ka përse të trembet kur i sillen thënie të ndryshme e të shumta të dijetarëve, sepse dijetarët nuk janë të pagabueshëm. Pasuesit e sunetit ecin me parimin që thotë: njihe hakun, të njohësh burrat e tij, e jo e kundërta. Nuk janë të pakta çështjet ku dijetarët kanë mendime që bien ndesh me hadithin, edhe pse janë të justifikuar. Nëse besimtari has njerëz që synojnë ta trembin me thënie dijetarësh, e ka fare të lehtë ti trembë me hadithin e Ebi Hurejres. Nëse dikush do të thotë se këtu nuk ka vetëm thënie dijetarësh, por ixhma, themi se ixhami është në çështjen e mënyrës së shpalljes së hyrjes së muajit dhe jo në çështjen tjetër, pra në çështjen në fjalë, kur xhemati e fillon gabim muajin, që individët duhet t’i bashkohen xhematit, edhe pse kanë rënë në gabim, kështu që nuk duhet të ngatërrohet çështja ku ka ixham me çështjen që, jo vetëm nuk ka ixhma, por është në bazë të hadithit të Ebi Hurejres. Këtë çëshje e kam sqaruam dhe më përpara.

Pyetje: A nuk duhet të kemi qëndrime të forta kundër atyre që bëjnë bidate dhe zullume?

Përgjigja: Zullumi dhe bidati duhet të dënohen. Për eleminimin e bidatit dhe zullumit duhet të ndiqet mënyra e përcaktuar në sunet. Zullumi nuk largohet me veprime që sjellin më shumë zullum. Bidati nuk duhet të luftohet me bidat apo me gabim, por duke vepruar sipas udhëzimit të sunetit. Atëherë, detyra jonë si individë është që nga njëra anë të bashkohemi me xhematin e muslimanëve në hyrjen dhe daljen e ramazanit, sipas udhëzimit të sunetit, dhe nga ana tjetër, të dënojmë bidatin e bazimit në llogaritje dhe të punojmë për përmirësimin e autoritetit të shpalljes së muajit ose për zëvendësimin e tij, por deri kur të krijohet kjo mundësi duhet të veprojmë në përputhje me udhëzimin në hadithin e Ebi Hurejres. Në të njëtën kohë themë se pyetja e mësipërme dhe qëndrimet e forta të dijetarëve në detyra drejtuese dhe fetvadhënëse kundër bidateve dhe zullimit të eprorëve të tyre janë një shembull i mirë për funksionarët aktualë të meshihateve, por edhe për vëllezërit muslimanë që do t’i marrin këto funksione më pas, që të mos lëshojnë pe në fenë e Allahut, të mos bëjnë ndryshime të rregullave të fesë, të mos u përgjigjen eprorëve në bidate dhe zullume, kushdo qoftë çmimi, sidomos në çështjen në fjalë, pasi është përgjegjësi e tyre të zbatojmë sunetin e të mos bazohen në llogaritje. Ndërsa këshilla për ne si individë që ende nuk kemi gjë në dorë në lidhje me shpalljen e muajit, është që të marrim udhëzim nga suneti për mënyrën sesi duhet të veprojmë në këtë rast.

Pyetje: A nuk është bidati, ndryshimi i rregullit të fesë dhe bazimi në llogaritje në interes të armiqëve të Islamit të cilët punojnë për ndryshimin e fesë Islame?

Përgjigja: Nuk kam asnjë dyshim se, si bazimi në llogaritje që vjen nga disa paqartësi, mosmarrja për bazë e shikimit të vendeve të tjera, apo edhe bashkimi me xhematin e muslimanëve të vendit në hyrjen dhe daljen e ramazanit, nuk kanë të bëjnë fare me armiqtë e Islamit. Ndërfutja e armiqve të Islamit në çështje të tilla mund të shërbejë thjesht për mbylljen e arsyes dhe aktivizimin e ndjenjave dhe gjykimeve emocionale. Por nga ana tjetër mund të thuhet me siguri se interesi dhe qejfi i armiqve të Islamit është që t’i shohin muslimanët të përçarë në ibadete, pasi kjo padyshim edhe sipas ajeteve dhe haditheve të Pejgamberit tregon dobësi. Në fakt, si bidatet, edhe përçarja shkaktojnë dobësi në umetin islam, e dobësia bëhet shkak për dominimin e armiqve. Prandaj, duhet të luftohen të dyja.

Pyetje: Funksionarët e lartë të meshihateve të disa vendeve janë të përfshirë në afera korruptive, bëjnë zullume, bashkpunojnë me shtetet kafire madje kanë edhe bidate të grupeve të humbura, atëherë si mund të respektohen ata për hyrjen dhe daljen e muajit?

Përgjigja: Edhe këto fjalë mund të shërbejnë për gjykime emocionale, por nuk kanë vlerë argumentuese. Përgjigjen për rastin kur janë të tillë e morëm më lart nga fetvaja e Ibn Bazit i cili thekson se bazimi bëhet në hadith dhe jo në vendimet e tyre.

Kundërshtimi i njëmbëdhjetë: Më lart u tha se individët duhet të bashkohen me xhematin e muslimanëve në fillimin dhe mbarimin e muajit të ramazanit, por ne nuk kemi siguri se shumica e njerëzve që dalin për faljen e bajramit në sheshet e Shqipërsië dhe xhamitë e saj janë muslimanë? Atëherë si mund të konsiderohen ata shumicë?

Përgjigja: Sipas parimit të ehli sunetit për evidentimin e islamit të një njeriu mjafton pohimi i shehadetit, ose shprehja, kryerja apo shfaqja e çfarëdolloj gjëje që është karakteristikë e fesë islame, si: falja e xhumasë, falja e bajramit etj. Por ky gjykim, në parim, vlen për sa kohë që nuk vërtetohet për një person të caktuar se ka apo bën diçka që e prish imanin dhe e bën felëshues (kafir). Kështu parimisht njerëzit e vendit tonë që marrin pjesë në faljen e bajramit quhen muslimanë, ndërsa për të nxjerrë një person të caktuar prej tyre prej fesë duhet të faktohet e kundërta, pra që ka ose bën diçka që e nxjerr nga feja. Në dekadat e fundit janë shfaqur në disa vende arabe disa rryma që pretendojnë se parimisht njerëzit e shoqërive islame edhe pse shkojnë në xhamia dhe kanë veçori të islamit quhen kafirë, ose sipas tyre nuk mund të jepet asnjë gjykim për ta pa shqyrtim dhe verifikim. Këto ide janë bidate që bien ndesh me besimin e ehli sunetit. Më shumë sqarim për këtë çështje kemi në librin e Abdullah Karnit ‘Davabitu tekfir’ dhe në librin ‘nevakidul iman el itikadije’.

Pyetje: Po a është shumica argument në fe?

Përgjigje: Shumica nuk është argument, por kur hadithi thotë bëhu bashkë me xhematin e muslimanëve dhe lëre mendimin vetjak, atëherë duhet ë bëhesh me xhematin dhe të lëshë mendimin apo dëshirën vetjake. Kështu, argumentet na udhëzojnë t’i bashkohemi xhematit në xhuma dhe në namazin me xhematë, edhe pse imami është bidatçi; të marrim pjesë në xhihad me prijësin zullumqarë e bidatçi; të qëndrojmë me xhematin e muslimanëve dhe të mos bëjmë kryengritje ndaj prijësit zullumqarë; të mos bëjmë dy xhemate në një xhami edhe pse imami ka probleme, t’i bashkohemi xhematit të muslimanëve në agjërim dhe në bajram. Me pak fjalë, gjithçka duhet ta bëjmë sipas argumenteve: aty ku argumentet thonë shpreh dhe shfaq të vërtetën dhe hakun, qofshin dhe të gjithë njerëzit kundër, duhet të shprehim dhe të shfaqim hakun, aty ku suneti thotë haku dhe e saktë është të bëhemi bashkë me xhematin e muslimanëve, duhet të bëhemi bashkë me xhematin.

Kundërshtimi i dymbëdhjetë: Përse kanë pasur nxënësit e dijes luhatje në këtë çështje?

Përgjigja: Këtu do të flas vetëm për veten time. Është e vërtetë se kam pasur luhatje qëndrimi rreth kësaj çështjeje. Para se të kthehesha përfundimisht nga shkolla kam ecur me fetvane e shejh Albanit, dhe kështu e mbyllja muajin e agjërimit me muslimanët e Shqipërisë. Kjo më ka ndodhur njëherë kur kam ardhur për pushime në muajin e ramazanit në vitin 1997, kur edhe pse vendet arabe kishin bajram, unë kam plotësuar tridhjetë ditë me muslimanët e vendit. Kam vazhduar me të njëjtin mendim derisa mbarova shkollën dhe u ktheva në Shqipëri. Pasi u ktheva në Shqipëri kam vazhduar gjithnjë të bëj bajramin njëherazi  me njerëzit e vendit, kurse fillimin dhe mbylljen e agjërimit fillova ta bazoja në shikimin e hënës në cilindo vend për shkak të mëdyshjes që kisha në lidhje me konsiderimin e autoritetit të KMSH-së apo jo, por në të njëtën kohë i këshilloja njerëzit që të mos krijonin mosmarrëveshje dhe të mos kritikonin ata që e bënin agjërimin njëherazi me xhematin e vendit, duke shpjeguar se qëndrimi i tyre, edhe pse unë e shihja gabim, kishte arsyet që e bënin të konsiderueshëm. Pra, të gjitha këto që përmenda më lart për mua kanë qenë të qarta, me përjashtim të autoritet të KMSH-së nëse zë vendin e autoritetit të shtetit islam apo jo. Duke parë se nga njëra anë KMSH-ja ishte thjeshtë një shoqatë, ishte mjaft e dobët dhe jo e konsoliduar, kishte mundësi për zhbërjen apo zëvendësimin e saj, dhe nga ana tjetër një pjesë e të rinjve e fillonin dhe mbyllnin agjërimin me vendet islame, kam menduar se mund të arrijmë të krijojmë një autoritet tjetër që do të gëzojë respektin e muslimanëve në përgjithësi. Por pas disa vitesh, duke parë që mosmarrëveshja mbi hyrjen dhe daljen e muajit po thellohej, autoriteti KMSH-së ishte gjithnjë në konsolidim, qëndrimi ynë ishte kontradiktor, sepse bashkohej me xhematin e muslimanëve për bajram, pasi nuk mund të veprohej ndryshe; të gjitha këto më bënë të kthjellohem më shumë mbi frymën e hadithit të Ebi Hurejres, të shikoj më me kujdes konsiderimin e autoritetit të KMSH-së për këtë çëshjte, dhe kështu ndërrova mendje. Siç e thashë parimet dhe bazat janë të njëjta. Ky është një mendim që unë e kam pasur dikur. Pjesërisht për çështjen e bajramit nuk jam shkëputur asnjëherë prej këtij mendimi, e tashmë nuk gjej asnjë pengesë të tërhiqem nga qëndrimi i gabuar. Arsyet pse duhet ti bashkohemi xhematit të muslimanëve të vendit në hyrjen dhe daljen e muajit, edhe pse kanë si autoritet KMSH-në i sqarova hollësisht më lart. Dija nuk njeh ngurtësim. Kurdo që të mësoj se e kam pas gabim një mendin në një çështje fikhu, nuk kam pse të hezitoj në ndryshimin e mendimit. Për këtë gjë kam shembull dijetarët e ymetit që nga koha e sahabëve e deri më sot. E rëndësishme është që gjithnjë të pasojmë argumentin dhe të mos devijojmë nga metoda e ehli sunetit në argumentim.

Së fundi, qëndrimi jonë mbështetet në hadithin e Ebi Hurejres që flet në mënyrë të veçantë për këtë çështje. Kështu e kanë kuptuar këtë hadith shumë prej dijetarëve të ymetit që nga koha e sahabëve e më pas. Ky është qëndrimi i Ibn Tejmijes, dhe i dy dijetarëve më të mëdhenj të kohës sonë: Ibn Bazit dhe Albanit. Fetvanë e shejh Albanit e përmenda më lart. Ndërsa Shejh Ibn Bazi është pyetur në vitin 1994 nga Ebu Mundhiri për bajramin në Shqipëri, dhe ka dhënë fetva që ta bëjmë bajramin njëherazi me muslimanët e Shqipërisë[22].

Në mbyllje të këtij kapitulli duhet të cek dhe tri gjëra:

E para: Jam i vetëdijshëm se ky trajtim i stërholluar dhe kaq i detajuar është i vështirë dhe mbase i papërballueshëm për një pjesë të xhematit në viset tona, por jemi të detyruar të trajtojmë në këtë mënyrë, jo vetëm këtë çështje, por dhe shumë të tjera, për shkak të gjendjes së meshihateve që kanë në dorë xhamiat dhe për shkak të pështjellimit që krijohet në lidhje me to.

E dyta: Shumë diskutime, analogji dhe stërhollime do të ishin të panevojshme nëse do ti binim shkurt, duke marrë për bazë hadithin e Ebi Hurejres të përmendur në fillimin e kapitullit, pasi ai flet pikërisht për zgjidhjen e problemit të gabimit në hyrjen dhe daljen e muajit.

E treta: Në fillimin e këtij kapitulli përmenda dhe dy mendime të tjera në këtë çështje të cilat, edhe pse unë i shoh si gabim, hyjnë në kuadrin e mosmarrëveshjes së konsiderueshme, prandaj duhet të ruajmë etikën islame në mosmarrëveshje të tilla. Në një çështje të tillë kaq të ndërlikuar, unë eci me një thënie që i atribuohet imam Shafiut: Mindimi im është i saktë, por nuk përjashtohet dhe mundëisa që të jetë gabim, kurse mendimi që bie ndesh me të është gabim, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë dhe i saktë. Nëse besimtari has njerëz që nuk e ruajnë etikën islame në këtë çështje, atëherë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kujtojë thënien e Muhamedit, alejhi salatu ve selam: “Nëse nuk ke turp, bëj ç’të duash”.

Në një forum interneti në letërkëmbim me disa hoxhallarë që nuk pajtohen me qëndrimin tonë kam bërë edhe disa sqarime të tjera të cilat i përkasin një niveli tjetër bashkëbisedimi, por disa prej tyre po e shoh të arshyeshme ti përmend edhe këtu, për tu bërë çështja akoma më e qartë.

 

Në lidhje me hadithin “arefetu jeume tuarifune- dita e arafatit është atëherë kur ju keni ditë arafati”, kemi disa pika diskutimi:

E para: murrseli qe sjell ebu daudi ne merrasil eshte murrsel i dobet per shkak te Esefah Ibn Matar. Edhe murrseli tjetër qe sjell Shafiu nga Ataja eshte i dobet per shkak te Muslim Ibn Halidit.  Por ketu në murrselin e fundit Ibn Xhurejxhi thote: Pyeta Atanë: Një burrë, kur bëri haxhin e parë, njerëzit e gabuan ditën e kurban bajramit, a i quhet haxhi i saktë? Ai tha: Po, haxhi i quhet i saktë. Shafiu vazhdon e thotë: Mendoj se ai tha: Pejgamberi ka thënë: “Dita e fitrit është kur ju bëni fitër bajram, dita e kurbanit është kur ju bëni kurban bajram”, dhe përveç kësaj mendoj se ka thënë: dita e arafatit është në ditën kur ju keni arafat”.  Sipas konkludimit tim, pjesa e hadithit “dita e arafatit është në ditën kur ju keni arafat” është e dobët,  sepse ka vetëm dy rrugë merrsel të dobëta të cilat nuk  e përforcojnë njëra tjetrën. Por dy fragmentet e para jane te sakte, sepse kane ardhur në hadithin e Ebi Hurejres, pra: “Dita e fitrit është kur ju bëni fitër bajram, dita e kurbanit është kur ju bëni kurban bajram”. Ky murrsel është një tregues tjetër se hadithi i Ebi Hurejres ka asl (bazë) nga Pejgamberi a.s. Pervec kesaj, ky rivajet eshte permednur në kontekstin e gabimit të ditës së arafatit, cka do te thote se dijetaret e hershëm e kishin fort te qartë se teksti “Agjërimi fillon ditën kur ju filloni agjërimin, fitër bajrami bëhet në ditën kur ju bëni fitër bajram dhe kurban bajrami bëhet në ditën kur ju bëni kurban bajram”… flet për rastet e gabimit. Mendo mbi këta fakt se ësthë i qartë.

Shprehja “dita e arafatit është në ditën kur ju keni arafat ose në ditën kur prijësi e ka shpallur si ditë arafati” ka ardhur dhe në një rrugë të Ibn Mukderit nga Aishja, si thënie e Pejgamberit tek Bejhakiu dhe në Ahbar Asbahan, por kjo rrugë eshte ma’lule (me problem, jo e saktë), dhe ky lafdh (variant) eshte munker (i papranueshëm). Keshtu qe kjo shprehje nuk eshte hadith i sakte, por ama per kete ceshtje deshmon hadithi i Ebi hurejre qe eshtte asl (bazë) për këtë çështje, sepse ajo që thuhet per kurban bajramin vlen dhe per qendrimin në arafat.

Së dyti, në lidhje me fikhun e kesaj shprehje:

Dita e arafatit ka dy rregulla: I pari qendrimi ne arafat, dhe i dyti agjerimi i dites se arafatit. Shprehje e mesiperme sic e kane kuptuar dijetaret ka te beje me qendrimin ne arafat, dhe kete konteskt e ka sjelle dhe Shafiu. Ndersa per agjerimin qe s’ka te beje me ata qe rrine ne arafat, sepse ata nuk agjërojnë, vlen ajo qe ne kemi thene per fillimin e agjerimit dhe bajramin, sepse kjo dite i paraprine ditës se kurban bajramit. Per shqetesimin se percaraja ekziston dhe kur njerezit qendrojne ne arafate , ndërkohë që ketu ne shqiperi ka bajram, apo kur nje vend ka bajram e tjetri jo, kur nje vend e fillon agjerimin dhe tjetri jo, themi se eshte detyre e autoritetit ta eleminoje kete percarje, por nese autoriteti nuk e eleminon, ne duhet ta eleminojme me sa te mundemi, se rregullat e fese zbatohen sipas mundesise, dhe ne kaq kemi mundesi te bejme: te bashkohemi me muslimanet e vendit, kurse bashkimin me muslimanet e vendeve te tjera e ka pergjegjesi autoriteti. Percarja kur eshte ne nje vend, eshte me e ndjeshme sesa kur ekziston mes nje vendi dhe nje vendi tjeter. Ibn Tejmije thote: I gjithe problemi eshte kur percarja behet e ndjeshme.

 

Një rast gabimi që ka ndodhur me gjykatën e Arabisë Saudite:

 

Kemi kete rast gabimi: Shihet hena brenda kufirit te Jemenit prane Arabise Saudite, dhe nuk pranohet ky shikim ne Saudi. Dihet qe ka zona te Jemenit qe jane me afer Mekes sesa lindja me perendimin e Saudise. Shpallja e hyrjes se muajit henore ne kete menyre duke pranuar shkimin e lindjes se saudies per perendimin e saj dhe duke mos pranuar shikimin e Jemenit për Mekën, eshte padiskutimisht gabim, sepse ky kufi nuk ka kurrfare argumenti ne fe per respektimin e tij. Ky lloj gabimi dihet sigurte qe nuk ka ndodhur jo vetem te selefet, por as ne kohen e Ibn Tejmijes. Nëse thuhet se hadithi perfshin vetem gabimet qe ndodhnin ne kohen e selefeve apo te cilat i kane cekur selefet, si do të japim pergjigje per rastin ne fjale, per tri gjerat e meposhtme:

– Si do ta fillojne agjerimin ne Meke ata te cilet e kuptojne se ky eshte sigurisht nje gabim, me njerezit ne Mekë apo më vete dhe fshehurazi?

– Si do ta mbyllin agjerimin dhe si do ta falin bajramin?

– si do te qendrojne ne arafat, me njerezit apo me vete?

 

 

Ketu s’mund ta zbusim poblemin e mospranimit te shikmi te Jemenit nga gjykata e saudisë për shkak të kufirit, duke e konsideruar si ceshtje ixhtihadije, nderkohe qe pranohet shikimi i perendimit te Saudise per lindjen  e saj dhe nuk pranohet shikimi i Jemenit per Meken kur distanca mund të jetë më e shkurter. Kjo shpallje eshte ne kundershtim me Kuranin, sunetin, por edhe me logjiken. Nuk kane bere ndonjehere muslimanet keshtu.

Mosmarreveshja tek muslimanet e hershem ishte vetem per zevendesimin e dites se pare, por jo kur lajmi i shikimit arrin qe ne naten e pare te muajit! Nese dikush thote se ata te gjykatës së saudise kane si argument hadithin e Ibn abasit, i themi se:

-Ibn Abasi nuk ka thene që të pranohet brenda kufijve te Saudise e jo jashte saj!

– Ibn Abasi ka per qellim rastin kur lajmi arrin gjati muajit, sikurse kuptohet nga tregimi dhe konteksti, dhe atehere ne kete rast bazohemi ne kete hadith, se perderisa e ke filluar muajin me shikimin e vendit, po me te do ta mbyllesh, se po te pranosh shikimin e nje vendi tjeter per mbylljen, i bie te besh kaza diten e pare.

– Ky eshte thjeshte  nje ixhtihad i Ibn Abasit ne kuptimin e hadithit “sumu lirujetihi fein gumme fekmilu thelathine”, qe e transmeton edhe vete. Pra, nuk ka nje tekst nga Pejgamberi qe mos pranoni shikimin e vendeve tjera, por eshte thjeshte nje ixhtihad sic thote Sheukani, aq me tepër qe thenien “ekmilu thelathine “e permend dhe vete Ibn Abasi ne hadithin e Kurejbit.

– Nese do te merret per baze hadithi i Ibn Abasit per te mos pranuar shikimin e shamit ne medine, qofte dhe nese arrin ne diten e pare te muajit, si do te caktohet kufiri mes shamit dhe medines? Me hamendje?

-Nese ata te gjykatës së Saudise kane si baze hadithin e ibn Abasit perse pranojne shikimin e perendimit te saudise per lindjen e saj dhe nuk pranojme shikimin e Jemenit dhe te Shamit per Medinen, nderkohe distanca eshte me e shkurter.

Nga te gjitha keto del se edhe kufitje nuk jane sherij (fetar, legjitim), ashtu sic dhe hisabi (llogaria) nuk eshte fetar (i ligjshem). Të dy nuk janë shkak fetar për shpalljen e hyjres së muajit.

Nese dikush thote se te pakten keta të gjykatës së Saudisë bazohen ne nje hadith, themi se edhe ata te llogarise bazohen gabimisht ne hadithin “fekduru lehu”!

Nese thote se, bazimi ne llogaritje eshte haram, i themi se edhe mospranimi i lajmit per shkak te kufijve eshte haram.

Nese thote se ixhmai eshte kunder hisabit (llogaritjes), i themi se edhe mospranimi i lajimit per shkak te kufijve jofetar nuk ka selef.

 

Pra, jane njesoj.

 

Por, njerezit sic kuptohet nga hadithi e kane ibadetin te sakte, ndaj dhe une mendoj ti bashkohemi njerezve, dhe pergjegjesine e kane ata qe e shpallin gabim.

 

Nese e pranohet hadithi i Ebi Hurejres per keto raste, sidomos per fillimin e agjerimit, eshte detyrë të pranohet dhe per rastin kur halifja e shpall mbi bazen e llogaritjes, sepse si bazimi ne llogaritje dhe bazimi te kufijte nuk eshte fetar, sheri’j, dhe eshte ne kundershtim me tekstet.

Nese e pranohet per bajramin dhe qendrimin ne arafat, e jo per fillimin e agjerimit atje ne Meke, pra nese thuhet se agjerimin njerezit atje ne Meke duhet ta fillojne vec e vec: kemi dy probleme:

I pari: Pranohet te percahen muslimanet ne fillimin e agjerimit, dhe te behen nje pjese agjerues e nje pjese jo, nderkohe qe ne kohen e selefeve te cilet kane gabuar duke thene se agjeron fshehurazi, flitet vetem per nje njeri, kurse ketu per shkak te mjeteve te informimit flitet per miljona njerez dhe nje çoroditje te madhe? Pra kemi nje çoroditja te ngjashme me bajrami dhe mbase me keqe nese ndodh diçka e tille ne Meke.

I dyti: hadithi i ebi Hurejres i permend te trija, edhe fillimin e agjerimi, edhe bajramin, atehere, diferencimi mes tyre eshte kontradiktore. Dhe pikerisht kete veren Ibn Tejmije, se ne jemi urdheruar te ndjekim tekstet dhe jo mendimet e dijetareve, kur bien ndesh me ate qe eshte me e mundshme nga tekstet.

Nese dikush thotë se une nuk bazohem fare te hadithi i Ebi hurejres, per bajramin dhe qendrimin ne arafat, keshtu qe nuk kam pse ta pranoj per fillimin e agjerimit, kemi disa probleme:

I pari, ecet ne fene e Allahut pa argument te qarte per keto ceshtje madhore. Ne vend qe te marret per baze hadithi, merr per baze arsyeja dhe mendimet. Etestebdilune eledhi huve edna biledhi huve hajer. Pastaj, nese nuk do te ishte hadithi, do të kishte percarja, se nuk mblidhen dot njerezit me mendime e me arsye, apo permendjen e asaj që eshte me ne interes të ymetit etj, edhe pse këto qëndrojnë. Pra rruga e vetem per bashkimin e muslimanëve ne keto ibadete dhe rite eshte hadithi: nese rrezohet hadithi, i hiqet shenjteria kesaj pune, dhe nuk degjon nje pjese e njerezve. Madje dikush mund te thote se po ecni me dëshira ne fene e Allahut! Kurse bazimi në hadith e hedh poshtë këtë paragjykim dhe bëhet bazë për arsyetimet që i bëhen cështjes.

I dyti, cdolloj arsyeje, interesi, rregulli, qellim per bashkim, qe mund te permendet per bajramin, qendrimin ne arafat, ne rastin kur nuk merret per baze hadithi e Ebi Hurejres per keto gjera, pra cdolloj gjeje qe do te permendet, ajo vlen dhe per fillimin e agjerimit ne Meke ne rastin qe permenda me lart, sepse coroditja dhe rremuja, percarja, kur miljona agjerojne e miljona jo, mijere agjerojne e mijere jo, eshte e madhe, dhe per kete arsye hadithi i permend te trija.

I katerti, kush nuk e pranon hadithin e ebi hurejres per te tria, eshte i detyruar, te pranoje per mbylljen e ramazanit ne Meke qe njerezit duhet te çelin me vete, eshte i detyruar te jape fetva se njerezit duhet te dalin me vete ne arafat; nese nuk e pranon kete per arafatin, ate qe do te thote per qendrimin ne arafat, duhet ta pohoje  dhe per te tjerat, sepse dhe ne arafat mund te qendrosh i vetem, mund te qendrojne njerezit ne dy dite?? Nese ben ndryshim, ai quhet kontradiktor. Dhe cfardo pergjigje te japë për qendrimin ne arafat, e njejta vlen dhe per fillimin e ramaznit dhe bajramin. Nese dikush thotë se per fillimin e ramazanit ne Meke, nuk ka problem se mijera njerez e fillojne me vete pa u bere xhurme, i themi se edhe per arafatin, s’ka problem, mijera njerez qendrojne ne arafate me vete, pa bere zhurme dhe debat me te tjeret; nese thote  se qendrimi ne arafat, bie ne sy, behet percarje, behet public ne media, mungon bashkimi, i themi se edhe me fillimin e agjerimit ne Meke nese fillohet ne dy dite, krijohet peshtjellim dhe percarje dhe mungon bashkimi, prandja pra hadithi i permend te trija.

I pesti, nese dikush mendon se muslmanet ne Meke ne rastin e gabimit te mesiperm duhet ta fillojne agjerimin, vec e vec, kjo ne thelb, per mua nuk ka asnje ndryshim nga e shkuara qe i beri muslimant atje me kater mihrabe. Nuk ka mundesi tjeter per bashkimin e muslimaneve ne keto ibadete vecse duke vene ne zbatim hadithin e Ebi Hurejres, per te gjitha gabimet, perderisa jane gabime ku bie nje xhemate muslimanesh me paqartesi dhe te’vil (interpretim).

 

Cili eshte dhahiri (kuptimi i drejtpërdrejtë) i hadithit “elfitru jeume tuftirune-fitri është në ditën kur ju keni fitër bajram”?

Me dhahirin e tij ky hadith tregon se dita e fitrit eshte ajo kur xhemati i muslimaneve kane fiter bajram, kurban bajrami eshte ajo kur njerezit kane kurban bajram, agjerimi fillon ne diten kur e fillojne njerezit. Kjo eshte e qarte dhe e shprehur tekstualisht.

Nese pershembull, nje ose dy vete shohin henen dhe e shoqerojne ate per disa  minuta, dhe shkojne e deshmojne tek prijesi, por ai nuk e pranon deshmine e tyre, dhe per rrjedhim njerezit e fillojne agjerimin nje dite me pas, fiter bajramin e bejne nje dite me pas, kurban bajramin gabimisht e bejne nje dite me pas, ne Arafat gabimisht qendrojne nje dite me pas. Ne kete rast, ky deshmitare ose keta dy deshmitare kane dy mundesi: ti bejne keto rite me vete, ose tu bashkohen njerezve ne diten e gabuar. Ne rast se do ta fillojne agjerimin me vete, fitrin me vete, dhe kurban bajramin me ve, qendrimin ne Arafat me vete, lind pyetja se cila ne te vertete eshte dita e ritit fetar: dita kur po e fillojne apo kur po e bejne keta apo dita kur e fillojne dhe kur e bejne njerezit? Apo jane te dyja edhe dita e tyre eshte dita e qendrimi ne Arafat, edhe dita kur qendrojne njerezit? Me kuptimin e drejteperdrejte, madje me kuptimin e shprehur,  hadithi tregon se dita e fillimit te agjerimit, dita e fiter bajramit dhe dita e kurban bajramit, dita e qendrimit ne Arafat eshte vecse dita kur i fillojne apo kur i kryejne njerezit keto ibadete, kurse dita tjeter nuk eshte e tille. Pra, shkurt cila eshte dita, kjo qe dine njerezit ne dhahir (dukje) apo ajo qe dine ata dy ne batin (ne vetvete)? Tekstualisht hadithi thote se eshte ajo qe bejne dhe qe di xhemati i muslimaneve ne dhahir. Ky pra eshte dhahiri. Dhe sipas kesaj keta dy deshmitare duhet ti bashkohen xhematit.

Ata qe nuk e pranojne kete, domosdo do te thone se ka nje dite qendrimi ne arafat ne batin dhe nje ne dhahir, ka nje dite fiter bajrami ne batin dhe nje ne dhahir, pastaj mund te thone se ju quhet te dyve apo se per njerin eshte e sakte dhe eshte e dyshimte per te tjeret, kurse hadithi tregon se dita eshte ajo qe kane njerezit, qofte dhe gabim. Per te kuptuar kete dhahir te hadithit nuk ka nevoje per diskutim, sepse hadithi e shpreh tekstualisht, dhe ketu s’ka nevoje te veresh sesa jane dijetaret e hershem qe e perkrahin kete qendrim dhe kush jane se ne jemi obliguar te kapemi pas hadithit dhe ky eshte dhahiri i hadithit.

Nje ceshtje tjeter: Cili eshte menati i gabimit qe justifikohet sipas ketij hadithi, gabimi i atyre qe perpiqen te shohin henen, gabimi i autoritet qe shpall hyrjen e muajit, apo gabimi i xhematit ne shumice ne fillimin e agjerimit, ne diten e fiter bajramit, ne diten e kurban bajramit dhe diten e qendrimit ne Arafat? Edhe kete e zgjidh hadithi tekstualisht duke thene: diten e fiter bajramit eshte dita kur ju keni fiter bajram…Pra, dita e fitrit eshte dita kur njerezit kane fiter bajram. Po keshtu dhe thenia e Aishes, “el nahru jeume jenhari nasu vel fitru jeume juftirinasu” Pra edhe Aishja e ka lidhur me njerezit, keshtu qe tekstualisht hadithi dhe gjykimi i Aishes shprehin se gabimi qe justifikohet eshte ai ku bie xhemati i muslimaneve ne shumice. Kjo eshte e qarte. Ky eshte menati. Nese e shohim gabimin nga xhemati i muslimaneve, sic na meson hadithi tekstualisht, dhe pikerisht kjo eshte ajo qe e veren Ibn Tejmije, jo vetem me keto argument te qarta, por dhe me shume te tjera te peremendura me lart, pra nese e shohim gabimin, duke e lidhur me ate qe e lidh hadithi verejme dy gjera:

E para: Xhemati i muslimaneve, pra grumbulli, shumica e muslimaneve ne pergjithesi, eshte e pamundur te bien ne nje gabim nga epshe apo idete mohuese zhvleresuse batinije kufrije ne diten e riteti fetar, nje dite perpara apo nje dite prapa, Pse? Sepse jane xhemat muslimanesh, dhe nuk ka mundesi qe ne grumbull, ne shumice ta bejne diten gabim nisur nga epshi i tyre, apo nga idete batinije, se ne rastin e fundit nuk do te ishin muslimane, por kafira.

E dyta: Perderisa menati eshte bashkimi me xhematin e muslimaneve, sepse gabimi i tyre eshte i justifikuar, kushdo qofte ai, atehere i bie te behesh bashke me xhematin e muslimaneve, pa marra parasyshe se cila eshte natyra e gabimit.

 

 

Nga keto sqarime dalin dy gjera: 

E para qartesisht ky eshte dhahiri dhe menati i hadithit, pra qe agjerimi fillon dhe mbaron me njerezit, bajrami behet me njerezit. Kurse mendimet e tjera qe mund te sillen, apo mundesite e tjera qe permenden per shpjegimin e ketij hadithi jane te dobeta dhe mjaft te largeta, sepse bien ndesh me dhahirin e hadithit, madje me tekstin e tij. 

E dyta, disa prej atyre varianteve apo mundesive qe permenden ne shpjegimin e hadithit, nuk jane ihtimalate (mundesi) te tjera ne kuptimin e hadithit, por jane vetem raste gabimi te cilat i perfshin teksti  i pergjithshem i hadithit. Me lart i kam permendur rastet e gabimit te cilat permenden si mundesi te tjera, dhe qe ne fakt nuk jane te tilla, por jane raste qe hyjne ne teresine e hadithit.

 

 

 

 

E lus Allahun të na udhëzojë nga e mbara dhe të na jap dituri, fikh dhe pjekuri në çështjet e fesë.

Ve subhanekellahume ve bihamdike ishhedu en la ilahe ila ente estagfiruke ve etubu elejke.

 

Përpiluar nga Ismail Bardhoshi

 

 

 

 

 

[1] Arsyeja e thënies së Shafiut që të agjërojë dhe ta prishë agjërimin në fshehtësi është që të mos krijohet përçarje dhe të mos mendohet keq për të, sepse në rite të tilla kaq të mëdha muslimanët duhet të jenë bashkë dhe të mos krijohen situata përçarje apo dyshimesh. Shafiu është një ndër fukahatë më të mëdhenj të ymetit islam, madje nëse dikush do të thoshte se nuk ka lindur pas tij dijetar fikhu më i mdh se ai, nuk do të kishte ndonjë arsye të fortë për ta hedhur poshtë vlerësimin e tij. Ky dijetar është i pari që ka përpiluar shkencën e usul fikhut, një lëmi kjo që i jep njeriut principet e sakta të nxjerrjes së rregullave nga Kurani dhe Suneti. Për këtë arsye dhe armiqtë e Islamit, si përshembull orientalistët, e urrejnë shumë imam Shafiun, sepse mendojnë se po të mos ishte imam Shafiu i cili përpiloi libër për rregullat e kuptimi të teksteve të Sheriatit, muslimanët nuk do të dinin si ti kuptonin ato, dhe si pasojë do të shuhej ymeti islam. Megjithëse ata që ecin me mendimi i imam Shafiut e kanë gabim, sepse ky mendim është në kundërshtim me hadithin e mësipërm, qëndrimi i tyre është më i arsyeshëm dhe më në përputhej me synimet e fesë sesa qëndrimi i atyre që thonë se njeriu duhet të agjërojë dhe ta prishë agjërimin haptazi, sepse këtu kërkohet bashkim. Atëherë, Shafiu e kuptonte thellësisht se ç’do të thotë përçarja në fillimin e ramazanit dhe në bërjen e bajramit. Kështu nuk ka arsye të thuash për një rast të tillë se agjërimi dhe prishja e agjërimit fshehurazi është dobësi në shfaqjen e të vërtetës! Madje Ibn Tejmije thotë: “Ai që e shikon i vetëm hënën e fitër bajramit nuk e prish agjërimin haptazi me pajtimin e të gjithë dijetarëve” [Mexhmuul fetava v.25]. Nuk dimë të ketë ndodhur ndonjëherë me dijetarët e hadithit dhe të sunetit, ta kenë bërë bajramin veças xhematit të muslmanëve. Këtë gjë e kanë bërë fanatikët e medhhebeve siç përmendet një rast në ‘Hashijetu Ibn Abedini’, kur kadiu i hanefive shpalli hyrjen e muajit mbi bazën e dëshmisë së disa dëshmitarëve, kurse një grup shafishë nuk e pranuan këtë gjykim me preteksin se shikimi i hënës së re ishte i pamundur, dhe kështu agjëruan ditën e bajramit dhe bënë bajram ditën e nesërme. Ata që mblidhen për të bërë bajramin veç në disa vende islame përfshi dhe disa vende arabe, me preteksin se autoriteti e ka shpallur muajin gabim, refuzon dëshmitarët me papërgjegjshmëri, nuk ka marrë parasyshë shikimin e vendeve të tjera, apo bazohet në llogaritje, janë njerëz që tregojnë xhelozi për fenë jo në vendin e duhur dhe nuk kanë pjekurinë dhe diturinë e dijetarëve të mëdhenj si shejh Albani dhe shejh Ibn Bazi, fetvatë e të cilëve do të përmenden  më pas inshaallahu.

 

[2] Ka dhe mendime të tjera në shpejgimin e hadithit të Ebi Hurejes të cilat përmenden në Nejlul Eutar dhe në Tuhfetul Ahfedhi, por në fakt të gjitha janë gabim ose kufizim për kuptimin përfshirës pa ndonjë argument, përveç kuptimi që i jep me lart Ibn Tejmije. Një dëshmi për saktësinë e shpjegimit që bën Ibn Tejmije është dhe transmetimi nga Aishja e cila thekson se fitër bajram është atëherë kur kanë fitër bajram njerëzit dhe kurban bajram është atëherë kur kanë kurban bajram njerëzit, duke kundërshtuar Mesrukun i cili mendonte se mos ishte ditë bajrami dita që njerëzit e kishin si ditë Arafati. Kështu, Aishja e sqaroi se ditë bajrami është vetëm ajo kur kanë bajram njerëzit. Kjo thënie e Aishes është në pëputhje me shpjegimin e mësipërm të hadithit të mësipërm të Ebi Hurjeses, i cili në fakt është kuptimi i drejpërdrejtë i hadithit, kurse kuptimet e tjera janë thjeshtë kufizime pa argument, ose shpejgime që bien ndesh me kuptimin e drepërdrejt që përmend Ibn Tejmije. Siç dihet tekstet duhet të shpjegohen sipas kuptimit të drejpërdrejtë, aq më tepër kur shpjegimi përputhet dhe me dëshmitë e sahabëve siç është dhe rasti në fjalë. Ndër shpejgimet më të largëta është mendimi se hadithi mund të bëjë fjalë vetëm për grupin e shpëtuar qofshin këta dhe pakicë, pasi këtu lind një pyetja: Nëse prijësi dhe shumica e muslimanëve të një vendi janë sufi, ose prej atyre që kanë bidate, ose mendime fikhu të gabuara, a përfshihen në xhematin e muslimanëve apo jo? Përgjigja është që përfshihen në xhematin e muslianëve. Pyetja tjetër është se nëse ky prijës ua shpall hyrjen dhe daljen e muajit gabim, a e kanë të saktë këta muslimanë agjërimin apo jo? Nëse këta do të përjashtohen nga hadithi i mësipërm ku ligjërimi u drejtohet muslimanëve, atëherë thuhet se është i pasakta. Por përderisa këta i përfshin xhemati i muslimanëve, atëherë agjërimi i tyre sipas hadithit duhet të quhet i saktë. Me kuptimin e drejpërdrejtë hadithi përfshin të gjithë xhematin e muslimanëve, me bidate apo jo, kështu që kufizimi dhe përjashtime të tilla janë në kundërshtim me domethënine e drejpërdrejtë, e si të tilla nuk janë të saktë. Përveç kësaj, nuk është aspak e çuditshme që të kemi dhe tekste të Sunetit të cilat na japin udhëzim se si vperohet në rast gabimi, në rastin kur prijësi ka zullum dhe bidate, në rastin kur shumica e xhematit të një vendi ka bidate, ide të gabuara apo kur u përkasin grupeve të humbura, edhe pse janë muslimanë. Kemi hadithe që flasin për namazin me xhematë pas prijësave me probleme, dhe këta s’mund ti kufizojmë vetëm me ata që i përkasin grupit të shpëtuar, hadithe që flasin për mënyrën se si vprohet me prijësat zullumqarë, hadithe që flasin për trazirat. Pra, edhe hadithi i mësipërm jep udhëzim për mënyrën sesi vperohet kur ka gabime në hyrjen dhe daljen e muajit, qoftë dhe nëse shumica e xhematit janë bidatçij, pasi ata i përfshinë xhemati i muslimanëve.

[3] Pjesa në kllapa është shtuar nga ana ime për sqarimin e fjalës ‘xhemat’.

[4] Pjesa në kllapa është shtuar nga ana ime, sepse kuptohet nga konteksti.

[5] Shënon Buhariu.

[6] Në lidhje me këtë pohim të Pejgamberit a.s. në hadith do të sqarohen disa gjëra më pas inshallahu.

[7] Më pas Ibn Tejmije vazhdon me përmendjen e faktorëve se përse nuk mund të ketë një rregull të saktë llogarie mbi shikimin e hënës së re.

[8] Këtu flitet për rastin kur edhe pse diçka në të vërtetë është kusht apo farz, imami ecin me mendimin e gabuar që nuk është i tillë, sikurse është mosmarrja avdes pas ngrënies së mishit të devesë, por jo për gjëra që nuk mund ti besojë të sakta një njeri musliman, sikurse namazi pa avdes.

[9] Në lidhje me namazin pas imamit me probleme Ibn Tejmije ka bërë majft shkoqitje në mexhmuul fetava, por unë do të përmend vetëm disa pika në mënyrë të përmbledhur: 1- Nëse imami është bidatçi, ose bën gjynahe të mëdha, dhe nëse nuk mund të kryhet namazi me xhemat veçse pas tij si: namazi i xhumasë, namazi i bajramit, namaz i haxhit në Arafat etj., xhematliu edhe nëse e di që imami ka këto problem falet pas tij. Ky është qëndrimi i dijetarëve në përgjithësi. Imam Ahmedi ka thënë: Kush lë xhumanë dhe namazin me xhemat pas një imami të prishur, ai është bidatçi. Sipas mendimit më të saktë xhemati nuk e përsërit këtë namaz, sepse sahabet faleshin pas imamëve gjynahqarë e të prishur dhe nuk e pëprsërisnin namazin. 2- Nëse lënia e namazit pas një imami të tillë, ndërkohë që e fal namazin pas një imami tjetër, ndikon që ky të pendohet, ose të hiqet nga detyra e imamit, ose të heqin dorë njerëzit nga gjynahu i tij, kjo gjë ka dobi, nga njëra anë dhe nga ana tjetër xhematliut nuk humb as xhumaje dhe as xhemati. Ndërsa nëse xhematliut i humb xhemati dhe xhumaja, nëse nuk falet pas një imami të tillë, në këtë rast namazin pas tij e lë veçse një bidatçi që është në kundërshtim me sahabët. 3- Nëse mundesh ta falësh namazin pas një imami jo bidatçi, kjo është më e mira. 4- Nëse imami gabon ose harron, xhemati nuk ka përgjegjësi dhe nuk e përsërisin namazin. 5- Nëse imami bën diçka që mendon se nuk ia prish namazin, si përshembull, prek oragnin seksual dhe nuk merr abdes, ose lë leximin e bismilahit para fatihasë, duke menduar se namazi është i saktë, e ndërkaq xhematliu mendon se namazi nuk është i saktë me probleme të tilla, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve namazi i xhematliut është i i saktë. 6- Nëse imami falet me dashje pa abdes, me pajtimin e të gjithë dijetarëve xhemati nuk ka gjynah përderisa nuk e merr vesh këtë gjë derisa vdesin. 7- Nëse xhematliu e merr vesh se imami falet pa abdes, nuk vlen të falet pas tij, pasi ky imam në fakt nuk po falet, por po bën lojë. 8- Nëse xhemati e merr vesh pas kryerjes së namazit se imami ka qenë pas abdes, për përsëritjen e namazit ka mosmarrëveshje mes dijetarëve. [Mexhmuul fetava v. 23]. Atëherë, në shpjegimin e hadithit të mësipërm duhet të kemi parasyshë gjithë këto sqarime. Duke marra parasyshë trajtimin e njëjtë që bën Ibn Tejmije si për fillimin e agjërimit dhe për namazin me xhematë, mund të themi se: gabimi nga autoriteti në fillimin e muajit është njësoj si gabimi ose harresa e imamit në namaz; papërgjegjshmëria e autoritetit në shpalljen e fillimit të muajit është njësoj si papërgjegjshëria në emërimimin e imamëve  bidatçi, gjynahqarë, ose si lidhja pas imamit që ka bidate dhe gjynahe; gabimi i autoritetit në shpalljen e fillimit të muajit me interpretim në bazë të llogarive, duke menduar se ka të drejtë, është njësoj si rasti  kur imami ka një problem që ia bën namazin të pavlefshëm, por mendon se nuk e prish namazin.

[10] Në citat të përmendur dhe më sipër Ibn Tejmije thotë: “Ndërsa thënia e Pejgamberit a.s.: “Kur të shikoni hënën e re (të ramazanit), agjëroni dhe kur të shikonë hënën e re (të shevalit), prisheni agjërimin. Agjëroni nga njëra hënë e re deri në hënë tjetër të re”, por edhe theniet e tjera të ngjashme, ato janë ligjërim që i drejtohet xhematit (muslimanëve në grup). Mirëpo nëse dikush ndodhet në një vend tjetër ku nuk ka njeri tjetër veç tij, kur shikon hënën, duhet të agjërojë, sepse atje nuk ka tjetër njeri veç tij” [Mexhmuul fetava v.25].

 

[11] Pavarësisht pohimit të shejhut këtu, edhe për namazin e drekës dhe të ikindisë kalendarët mund të jenë të ndryshëm. Mbase disa kalendarë kanë gabime, prandaj duhet të shihet hija për të verifikuar saktësinë e kalendarit. Kështu, kalendari mund të përdoret vetëm për lehtësim, por nuk lejohet të shndërrohet në bazë në vend të shenjave të caktuara nga Sheriati.

[12] Këtu shejhu ka përmendur se ku qëndron ndryshimi, kurse argument që agjërimi dhe bajrami duhet të bëhen njëherazi me njerëzit për të mos u bërë përçarje është hadithi që shejhu e përmend në fillim “Agjërimi fillon në ditën kur e fillojnë njerëzit dhe fitër bajrami bëhet në ditën kur bëjnë fitër bajram njerëzit”.

[13] Ebu Dherri tregon: “Më ka thënë i Dërguari i Allahut: “Si do të bëhet puna jotë kur të keshë drejtuesa që e vonojnë namazin nga koha e vet, ose që e vonojnë aq shumë sa mbetet  si njeriu i vdekur apo si njeriu në grahmat e fundit të jetës”. Thashë: “Si më urdhëron? Tha: “Fale namazin në kohën e vet, e pastaj nëse e kap namazin me ta, fale përsëri, sepse ai për ty do te jetë nafile’. Shënon Muslimi.

[14] Pasi sqaron në një fetva se xhamati duhet të pasojë imamin në lutjen e kunutit të namazit të sabahut, edhe pse nuk është sunet, Shejh Albani thotë: “Përveç këtij rregulli fetarë, unë mendoj se pasimi i imamit bën të mundur njëfarë bashkimi që duhet të ekzistojë mes xhemateve islamike kur falen pas imamit. Ka mundësi që xhemati të jetë në kundërshtim me disa gjëra që i bën apo që i mendon imami. Po kështu edhe imami mund të jetë në kundërshtim me xhemtin në disa gjëra, por njerëzit duhet t’u ruajnë këto mosmarrëveshje në vetvete, gjatë kryerjes së namazit, në mënyrë që gjatë këtij procesi të jenë si një trup i vetëm. Nga ky fakt arrin të njohësh dhe ndryshimin mes selefëve dhe halefëve (të mëvonshmit). Selefët kanë pasur mosmarrëveshje vetëm në disa degëzime nënligjore, kurse halefët kanë mosmarrëveshje rrënjësore. Mosmarrëveshja e halefëve arriti deri në atë pikë sa që thanë se nuk lejohet namazi pas një imami të një medhhebi tjetër!”. Pas kësaj shejh Albani ka sjell si shembull për mosmarrëveshjet e selefëve qëndrimin e Ibn Mesudit me Uthman Ibn Afanin në Mina i cili, edhe pse e kritikoi për mosshkurtimin e namazit, u lidh pas tij në namazin me xhematë [el havi  min fetava shejh el Albani].

[15] Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kibleja është ndërmjet lindjes dhe perëndimit”. Shënon Tirmidhiu. Ky hadith dëshmon se mjafton që njeriu të drejtohet nga ana e kibles.  Ibn Tejmije pohon se:

  • “Ai që ndodhet në Medine, në Sham dhe në vendet që janë në këtë drejtim, kur e lë lindjen nga e majta dhe perëndimin nga e djathta, ai është drejtuar me trup nga kibleja”.
  • “Nëse do të hiqej një vijë e drejtë nga xhamitë e vendeve të ndryshme, që ndërtuan shokët e Pejgamberit, në drejtim të Kabes, ajo nuk do të dilte drejt me kaben, por megjithëkëtë namazi i muslimanëve në këto xhami, me pajtimin e të gjithë muslimanëve, është i saktë.”
  • “Në një vend ku nuk shikohet Kabja, edhe sikur rreshti i drejtë në namazin me xhematë të bëhet më i gjatë sesa përmasa e Kabes, namazi quhet i saktë me pajtimin e të gjithë muslimanëve. Dihet që rreshtat që janë në një vizë të drejtë (jo të qarkuar) sikur të niseshin në drejtim të Kabes, tepricat e tyre nga përmasa e Kabes do të dilnin jashtë sipërfaqes së saj. Kush mendon se namazliu, kur drejtohet në një vend për t’u falur, e ka farz të jetë aq drejt me Kiblen sa që sikur të ecë në një vijë të drejtë duhet të ndeshë objektin e Kabes, ai gabohet. Kush e shpjegon kështu obligueshmërinë (që përmendin disa dijetarë) për t’u drejtuar drejt objektit të Kabes, ai gabohet. Edhe pse këtë gjë e ka thënë një muxhtehid, ky mendim është gabim, është në kundërshtim me Kuranin, Sunetin dhe Ixhmain e selefëve, pasi ymeti është në një zë për vlefshmërinë e namazit të rreshtit të drejtë, i cili ka një gjatësi shumë herë më të madhe sesa përmasa paralele me Kaben, edhe pse ky rreshtë është i drejtë, pa aspak përkulje dhe qarkim.”
  • Kush i shikon mendimet e dijetarëve të medhhebeve, si Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi me syrin shqyrtues, ai nuk vëren mosmarrëveshje në këtë çështje.
  • Dihet që Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij nuk kanë urdhëruar askënd për njohjen e drejtimit të Kibles përmes kqyrjes së polit, yllit afër tij, apo ndonjë ylli tjetër. Imam Ahmedi e ka kritikuar ata që ka urdhëruar për kqyerjn e diçkaje të tillë. Madje ai ka urdhëruar të mos shihet drejtimi i Kibles me anë të Bricjapit. Ai ka thënë se Bricjapi nuk përmendet në hadith, por në hadith thuhet: “Kibleja është ndërmjet lindjes dhe perëndimit”. Kjo në fakt është ashtu siç ka thënë, pasi nëse do të ishte caktimi i drejtimit të Kibles me këtë mënyrë detyrë apo diçka e pëlqyeshme, atë do të kishin njohur më mirë sahabët; ata do ta kishin caktuar në këtë mënyrë përpara të tjerëve; edhe Pejgamberi do ta kishte bërë të qartë diçka të tillë, sepse ai nuk ka lënë asgjë prej fesë pa e sqaruar, sidomos kur në hadith shprehet qartë se Kibleja është ndërmjet lindjes dhe perëndimit. [Nga këto sqarime mësohet se nuk është detyrë të përdorësh orën e dorës, busëllën apo programet e internetit për njohjen e drejtimit të Kibles. Kam dëgjuar se ka vëllezër të cilët për çdo namaz shohin orën ose vendosin busëllën për të mësuar drejtimin e kibles; kjo gjë është padyshim teprim dhe bidatë në punët e fesë. Ka dhe të tillë që shohin drejtimin e xhamive kah Kibleja me anë të internetit dhe u fusin dyshime muslimanëve për vlefshmërinë e namazit, madje ka që kërkojnë edhe ndryshimin e drejtimit të xhamive për shkak se programi i internetit e jep pak të devijuar nga drejtimi i Kibles: Kjo sjellje bie ndesh me hadithin e mësipërm, me udhën e të parëve të ymetit; ajo është teprim dhe bidat në fe]
  • Ata që e caktojnë Kiblen përmes yjeve kanë gabime në shume vende, e për pasojë caktimi i Kibles me anë të yjeve sjell përçarja, i bën musliamnët në grupe. Shkaku është se këta njerëz kanë futur në fe gjëra që nuk janë prej saj; kanë caktuar rregulla feje që nuk i ka lejuar Allahu. Për rrjedhim, ata kanë mospajtime në bidatin që kanë shpikur, sepse nuk ka një rregull të saktë. Po kështu kanë mosmarrëveshje edhe ata që duan të mësojnë shfaqjen e hënës së re me llogaritje apo shfaqjen e agimit me llogaritje, gjë për të cilën nuk ka një tregues konstant llogarie. Përkundrazi, të dhënat e llogaritjeve janë kontradiktore. Kështu këta njerëz i kanë lënë rregullat e lirshëm të fesë dhe argumentet e Sheriatit dhe janë përfshirë në disa lloje paditurie e bidati, edhe pse pretendojnë dituri dhe aftësi. Kështu i dënon Allahu ata që i lënë gjërat e ligjshme, duke u marrë me bidate, dhe që e teprojnë me punët e fesë. [Këto sqarime të Ibn Tejmijes janë shkëputur nga Mexhmuul fetava v.22].

[16] Shënon Buhariu dhe Muslimi.

[17] Pjesa në kllapa është shtuar nga ana ime për sqarimin e fjalës ‘xhemat’.

[18] Allahu i Lartësuar thotë: “Kushdo nga ju që është i pranishëm kur fillon muaji, le të agjërojë” [el Bekare: 185].

[19] Kohët e fundit ka dalë një fetva nga dijetarët e mexhlisit të ligës së botës islame me seli në Mekë se nuk pranohen dëshmitë e dëshmitarëve për shikimin e hënës në rastin kur llogaritja tregon se është e pamundur të shihet hëna e re. Ka zëra se kryegjykatësi i Arabisë Suditë dhe këshillë i tij, punojnë me këtë fetva, e cila në fakt është gabim, është në kundërshtim me hadithet dhe ixhmain që i thekson ato. Por nëse ndodh që autoriteti i atjeshëm të refuzojë dëshmitarët e drejtë mbi këtë fetva, dhe ta shpallë ditën e Arafatit një ditë më vonë, kur do të jetë dita e Arafatit për njerëzit? Po këta dëshmitarë a do të qëndrojnë me njerëzit apo më vete!? Po  nëse ky autoritet refuzon dëshmitarët mbi bazën e këtij mendimi të gabuar për hyrjen dhe daljen e muajit, si do të bëjnë idividët!? E pra prandaj është hadithi i Ebu H urejres për zgjidhjen e këtyre pikpyetjeve dhe të këtyre problemeve. Ky hadith nuk lë vend për të ec secili me mendimin e vet. Nëse nuk do të ishte hadithi, atëherë do të ishte çështje tjetër. Por përderisa është hadithi, nuk bën që njeriu të ecë në kundërshtim me të.

[20] Ibn Kajim thotë: “Prijësat në dije si Imam Ahmedi, Imam Shafiu etj. i kanë

kundërshtuar pretendimet e ixhmait në çëshjet ku pretendimi bazohet thjesht në faktin se nuk dihet të ketë mosmarrëveshje, por jo në njohuri të sigurtë për mospasjen e asnjë kundërshtimi, pasi kjo e fundit gjendet veçse në çështjet që dihet me domosdoshmëri që i ka sjellë i Dërguari i Allahut. Prandaj, nëse një çështje vërtetohet me argumente fetarë, askujt nuk i lejohet ta kundërshtojë gjykimin apo dispozitën e saj, me arsyen se nuk ka dijeni se kush e ka shprehur këtë mendim, sepse është detyrë të pasohet ajo që del nga argumenti. Fakti që njeriu nuk është në dijeni se cili është me këtë mendim assesi nuk vlen për të hedhur poshtë mendimin. Kjo është metoda e argumentimit të të gjithë prijësave të dijes që merren për shembull” [Essalatu, Ibn Kajim].

 

[21] Domethënie: llogariteni muajin të plotë tridhjetë ditë, siç do të sqarohet dhe më pas inshaallahu.

[22] Kur është pyetur Ibn Bazi nga Tirane me telefon ka qenë i pranishëm dhe një hoxhë i Tiranës.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *