– A ka urtësi vdekja e fëmijëve?
– A ka mundesi që tërmeti të ndodhë rastësisht?
– Si shpjegohet që ra fatkeqësia e madhe në vendet islame?
Eshte me mire per ne te mos dalim kunder Zotit te Lartesuar, sepse kundershtari i Zotit do te vuaj Zemerimin dhe denimin e Tij ne kete bote dhe ne boten tjeter. Ishte Shejtani (djalli) ai qe mendoi keq per Zotin e Lartesuar, qe e akuzoi Atë per padrejtesi, kur tha se une jam me i mire se njeriu (Ademi). Kush nuk e pranon se Zoti i Lartesuar ka urtesi dhe lavdi per te gjitha punet, caktimet dhe ligjet e Tij, kush mendon keq per Zotin, kush e akuzon Atë per padrejtesi, ai eshte ne rrugen e shejtanit dhe larg meshires se Zotit. Allahu thotë në Kuran: “Vërtet, Zoti yt është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë (Jusuf, 6).
– E kuptojme se rrezet e diellit kane shume urtesi dhe dobi, pasi pa to s’ka jete e gjelberim, por rrezet e diellit per disa shkaktojne edhe dhembje, semundje djegie dhe shkaterrim.
– E dime se Zoti i krijoi reshjet e shiut dhe burimet ujore me urtesi dhe ne te miren tone, pasi s’ka jete pa to, por edhe ato ndonjehere shkaktojne permbytje, shkaterrim, dhembje, mbytje, vuajtje dhe vdekje.
– Allahu i Lartesuar e beri token te qete dhe te pershtatshme te jetojme ne te. Kjo eshte miresi e madhe. Ndonjehere Allahu leshon nje termet, nje lekundje te pjesshme, qe te njohim fuqine e Tij absolute dhe te kuptojme sesa miresi e madhe eshte per ne qetesia e tokes dhe pershtatja e saj per jetese.
– Jeta, shendeti dhe femija si krijesa te Allahut të Lartësuar nuk do te kishin miresi dhe bukuri pa ekzistencen e vdekjes, semundjes, dhimbjes dhe vuajtjes.
– Bukuria nuk ka vlere dhe kuptim pa ekzitencen e te shemtuares.
– Ekzistenca e gjerave te kunderta tregon bukurine dhe mrekulline e krijimit te gjithesise.
– Nuk do te njihej vlera e miresive qe na ka dhene Zoti i Lartesuar pa ekzistencen e vuajtjeve, dhimbjeve dhe fatkeqesive qe bien po me caktimin e Tij.
– Allahu çdo gje e ka vendosur ne vendin e duhur, çdo gje e ben me urtesi, por siç thote ne Kuran: “shumica e njerezve nuk dine!”
– Dikur njerezit nuk e dinin qe helmi i gjarperit ka efekte kurative, por sot gjarperi eshte simboli i farmaceutikes!
O njeri! Nuk je aq i ditur sa te njohesh te gjitha urtesite e caktimeve dhe puneve te Zotit ne gjithesi; i kupton disa urtesi te krijesave dhe puneve te Zotit, si ato qe u permenden me lart, por nuk i di dhe shume urtesi te Tij. Fakti qe ne nuk dime te shpjegojme urtesine e çdo gjëje, nuk do te thote se Zoti nuk ka nje urtesi, por se ne nuk e dime ate.
Edhe kur i merr jetën nje femije Zoti i Lartësuar ka urtësi:
– Jeta eshte nje prone dhe dhurate e Zotit; Ai e jep jetën dhe Ai e merr ate, keshtu qe asessi nuk mund te jete nje padrejtesi.
– Allahu i Lartesuar e çon ne Xhenet femijen qe vdes dhe qe e ka prindin musliman. Keshtu, vdekja e femijes nuk eshte denim per te, por ne fakt per nje femije te tille, ne kendin qe shkon ne Xhenet, eshte miresi per te.
– Prindi qe duron kete fatkeqesi fiton nje gradë më te lartë ne Xhenet se ai qe nuk i vdes ndonje femije, dhe atje ne Xhenet bashkohet dhe me femijen. Sipas nje thenie Profetike, ai qe i vdes femija mund te fitoje “Pallatin e Lavdisë” në Xhenet.
– Njerëzit e tjerë, qe nuk u vdesin femijë, falenderojne Allahun qe u ka dhene femijet dhe ua ka ruajtur ata. – Kur shohin se ka femije qe vdesin, i luten me shume Zotit t’ua ruaj femijet dhe t’i shpetoje nga te keqijat. Keshtu, Allahu i shpeton ata dhe femijet e tyre nga te keqijat. Dihet qe lutja eshte nje nga adhurimet me te mira per Zotin. Ai e pëlqen këtë adhurim.
– Nëse fëmija do te kishte jetuar, mund te kishte devijuar nga rruga e Zotit, si këta që e akuzojne Zotin e Lartesuar per padrejtesi, e keshtu do te merrte Zemërimin e Tij dhe do te shkonte ne Xhehenem.
– Ka edhe urtesi te tjera qe i dine ate qe njohin Zotin dhe fene e Tij. Ka dhe shume urtesi te tjera qe nuk i di askush perveç Zotit. I Urte, i Falenderuar dhe i lavderuar eshte Zoti i gjithesise per gjithçka!
Disa pyetje per njerezit me mendesi ateiste e materialiste te verber:
Kush e beri Token te qete dhe te pershtatshme per jetese?
Allahu thote: “A nuk e kemi bere token si shtrat (qe te jete e qete dhe e pershtatshme per jetese)?” Po sikur toka te kishte lekundje kudo dhe perhere, a do te mund te behej jeta ne te?
Kush e beri Token me kaq saktesi, dhe me kete qetesi e pershtatje te madhe per jetese?
A do te kishte logjike te mendonin disa njerez qe udhetojne te qete ne nje anije ose ne nje avion se ky mjet u be rastesisht? A do ta pranonte kush kete budallalluk?
Nese termeti shkaktohet nga takimi pllakave tektonike dhe shkaqe te tjera, po cili i vendosi keto pllaka ne brendesi te Tokes? Po kush e vendosi ligjesine e levizjes se pllakave dhe shume ligjesi te tjera?
Po cili e leshon lekundjen me nje masa jo shume te madhe qe te mos shkaterrohet e gjithe toke dhe njerezia?
Po Cili ka bere qe termeti te pasohet me lekundje te tjera me te lehta, qe vijne sipas nje ligjesie te rregullt, deri ne qetesimin e zones ku ra termeti?
A nuk tregojne keto se ka Nje Zot te Vetem, te Gjitheditur, te Urte dhe te Gjithfuqishem qe ka krijuar gjithesine, ka krijuar token, ka paracaktuar (planifikuar) gjithçka dhe ka vendosur ligjet e funksionimit te tokes?
Allahu thotë: “S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!”
Nese kete nuk e pranoni, atehere a mund te kete kokfortesi, dogem te verber dhe budallalluk me te keq ne bote?
Disa pyetje per dike qe beson Zot, por nuk e pranon se te keqijat u ndodhin krijesave me caktimin e Tij:
Kush e krijoi jeten dhe vdekjen? Kush e vendosi kete ligjesi: që qeniet e gjalla vdesin dhe nuk janë të përjetshme?
Nese njeriu nuk e pranon që Zoti ka krijuar vdekjen, që Ai ka vënë këtë ligjësi, del që ne fakt ai eshte ateist. E nese e pranon qe vdekjen e ka krijuar dhe caktuar Zoti, atehere bie poshte pretendimi i tij se Zoti nuk mund te caktoj diçka qe u shkakton dhimbje dhe vuajtje krijesave, sepse vdekja eshte diçka e keqe, vuajtje dhe e dhimbshme per njeriun.
Po mendoi njeriu mbi këtë fakt, dhe te gjitha te kundertat e tjera qe Zoti i Lartesuar ka vendosur ne gjithesi, e kupton se Zoti i Lartesuar ka caktuar gjithçka, perfshi dhe te keqijat qe u ndodhin krijesave, e po ashtu e kupton se Ai ka urtësi për gjithçka që ndodh.
Te besosh se Allahu ka caktuar edhe te mirat, edhe te keqijat qe u ndodhin krijesave, nuk do te thote te akuzosh Zotin e Lartesuar se Ai ben padrejtesi. Ky eshte perfytyrimi i keq i nje ateisti ose i nje deisti. Ne sqarojme urtesite e Zotit te Lartesuar ne lidhje me termetet, kurse ata qe nuk e njohin besimin e sakte nuk e kuptojne se Zoti e bën gjithçka me urtesi.
Disa sqarime te rendesishme:
1. Zoti nuk ben asnje veprim te keq dhe asnje padrejtesi. Te gjitha caktimet, veprimet dhe ligjet e tij jane te mira.
E keqja gjendet vetem tek nje pjese e krijesave dhe vetem nje pjese e krijesave bejne pune te keqija.
2. Zoti i Lartesuar meshiron ata qe besojnë dhe bejne vepra te mira dhe Ai zemerohet me ata qe nuk besojne dhe bejne vepra te keqija. Allahu i Lartesuar i shperblen me te mira ata qe bejne vepra te mira dhe Ai i denon ata qe bejne vepra te keqija, por Ai edhe fal shume.
3. Ky eshte besimi qe bazohet ne shpalljen hyjnore te Zotit te gjithesise, kurse ata qe bazohen ne fete e besimet qe ka shpikur vete njeriu thone perralla dhe akuzojne Zotin e Lartesuar se Ai ben padrejtesi etj..
Keshtu, atyre qe nuk i pranojne keto fakte iu bejme pyetjen: Çfare burimi keni per besimin ne Zot?
Edhe per fatkeqesine qe u bie muslimanëve themi: Allahu i ben punet me urtesi!
Femija vjen ne jeten e kesaj bote pas shume dhimbjesh dhe vuajtjesh qe heq nëna e tij. Umeti (komuniteti) i madh i muslimanëve qe perhapi besimin islam deri ne Ballkan dhe pothuaj gjysmen e Europes tashme po rilind pas nje periudhe dobesie. Zoti ua ka dhene muslimanëve kete sprove te termetit dhe sprova e vuajtje te tjera per tu ringritur e rimekembur umeti, me qellim qe te rinise punen per perhapjen e Islamit ne te gjithe Europen dhe me gjere, per t’i çliruar keto vende nga mosbesimi, ateizmi, idhujtaria, fete e kota, degjenerimi, veset e ulta dhe paturpesite. Nese shembet ndonje xhami nga termeti, kjo ndodh qe te mund ngrejne muslimanet me mijera te tjera neper bote. Nuk ka shenjteri ne vetvete betoni dhe guret, por besimi dhe adhurimi qe tregojne muslimanet per Zotin. Nese ne boten islame bien tragjedi, ka vdekje, semundje dhe vuajtje, me siguri qe ne vendet jo islame bien dhe ndodhin edhe me shume gjera te tilla. Allahu thotë ne Kuran: “Nëse ju ndieni dhimbje, edhe ata (jomuslimanët) ndiejnë dhimbje ashtu siç keni dhimbje dhe ju, por ju shpresoni nga Allahu ato te mira e shperblime qe nuk i shpresojne ata (jomuslimanët)” (Nisa). Me miliona te vrare ne luften e pare dhe te dyte boterore, me miliona femije te demtuar nga luftrat dhe regjimet rraciste e komuniste, e shumica e ketyre ne vendet jo islame. Dëme te medha kane sjelle edhe armet e shkaterrimit ne mase. Shume tragjedi kane rene ne vende te ndryshme te botes joislme dhe qe kane shkaktuar shume vdekje. Nese nje pjese e jomuslimanëve kane mireqenie materiale me te larte se nje pjese e muslimanëve, ata kane me shume strese dhe shqetesime shpirterore sesa muslimanet. Megjithekete, jomuslimanet qe kalojne nje jete luksoze ne kete bote dhe vdesin pa u penduar e pa u kthyer tek Zoti, do te kene nje denim me te madh ne boten tjeter ne Zjarrin e Xhehenemit. Keshtu, jetesa e mire qe ata kane ne kete bote eshte nje plan nga Zoti i gjithesise qe atyre tu shtohet denimi dhe vuajtja ne boten tjeter. Keshtu mesohet nga disa ajete te Kuranit. Pra, nuk jane te fituar, por te deshtuar. Prandaj, u bejme thirrje jomuslimaneve te pranojne besimin Islam qe eshte feja e vetme e Zotit, ne menyre qe te shpetojne nga denimi i Zotit. Tragjedite , termetet, dhimbjet dhe vuajtjet e kesaj bote jane shenja qe paralajmerojne denimin e madh te botes tjeter. I mençur eshte ai qe beson dhe punon te shpetoje veten dhe te tjeret nga denimi i Zotit ne boten tjeter, por dhe qe te fitoje miresine e Tij ne Xhenet.
Hoxhë Ismail Bardhoshi
Leave a Reply