Propaganda për njësimin e feve dhe përafrimin ndërmjet tyre është dalje nga Islami.

Fetvaja e Komisionit të përhershëm të fetvave mbi propagandën për unifikimin e feve

Propaganda për njësimin e feve dhe përafrimin ndërmjet tyre është dalje nga Islami.

Komisioni i përhershëm i kërkimeve shkencore dhe fetvave

Kryetar: AbdulAziz ibn Abdullah ibn Bazi.
Zv/kryetar: AbdulAziz ibn Abdullah ibn Muhamed al-Shejh
Anëtar: Bekër ibn Abdullah ebu Zejd; Salih ibn Feuzan el Feuzani.
2004

Kohët e fundit po flitet shumë në konferenca, takime dhe simpoziume rreth një çështjeje e cila emërtohet njësimi i feve dhe përafrim ndërmjet tyre”. Meqenëse kjo propagandë bie në kundërshtim me parimet dhe mësimet e fesë Islame, Komisioni i Përhershëm i Kërkimeve Shkencore dhe Fatvave më datë 25/01/1418 h. nxori fetva në me numër 19402 për pyetjen që u bë në lidhje me këtë çështje.
Fetvaja është titulluar siç vijon:
Kush nuk i bën kafirë jehudët dhe të krishterët është kafir.
Falënderimi është për Allahun, salavatet dhe paqja është mbi të dërguarin, mbi shokët e tij dhe mbi ata që i ndjekin në të mirë deri në Ditën e Gjykimit.
Komisioni i Përhershëm i Kërkimeve Shkencore dhe i Fetvave mori në shqyrtim pyetjet që i kanë ardhur në lidhje me çështjen e unifikimit të feve, e cila përhapet në mjete e informacionit; bëhet fjalë për fenë Islame, atë Jehude, Kristiane; dhe çështjet që rrjedhin nga kjo propagandë; si ndërtimin e xhamisë, kishës dhe sinagogës në të njëjtin shesh, pranë njëra tjetrës, në ambientet e universiteteve, aeroporteve dhe shesheve publike; po kështu propaganda për botimin e Kuranit, Teuratit dhe Ungjillit në një libër, si dhe pasoja të tjera që rrjedhin nga kjo propagandë. Për këtë çështje organizohen konferenca, simpoziume dhe ngrihen shoqata, në lindje dhe perëndim.

Komisioni i Përhershëm pas vëzhgimit dhe studimit të kësaj çështjeje vendosi si më poshtë:

1- Nga parimet e njohura domosdoshmërish në besimin islam mbi të cilat janë pajtuar të gjithë muslimanët është se: Nuk ka fe të vërtetë në faqen e dheut veç fesë Islame dhe se ajo është vula e feve dhe ajo është anuluese e të gjitha feve dhe legjislacioneve të mëparshme, atëherë nuk ka mbetur në faqen e tokës fe tjetër për të adhuruar Allahun me të veç fesë Islame. Allahu ka thënë: “Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë prej të humburve.” (Ali Imran 85)
Pra është për qëllim feja me të cilën erdhi Muhamedi dhe jo të tjerat para tij.

2- Nga parimet e besimit Islam është se Kurani është Libri i fundit që ka zbritur Allahu, ai është anulues i të gjithë Librave të mëparshëm si Teurati, Ungjilli etj., ai është ngadhënjyes mbi ta, atëherë nuk ka mbetur ndonjë libër i zbritur me të cilin adhurohet Allahu, veç Kuranit. Allahu thotë: “Ne të kemi shpallur ty (o Muhamed) Librin (Kuranin) me të vërtetën, që është vërtetues i librave të mëparshme dhe mbrojtës të tyre. Prandaj gjykoi ata me atë që të ka zbritur Allahu dhe mos ndiq dëshirat e tyre, duke u shmangur kështu nga e vërteta që të është shpallur.” (Maide 48)

3- Është detyrë të besohet se Teurati dhe Ungjilli janë Libra të anuluar me Kuran dhe se në to ka ndodhur devijim e ndryshim, duke u shtuar e pakësuar siç përmendet një gjë e tillë në disa ajete të Kuranit, prej tyre është fjala e Allahut: “Për shkak se ata e thyen besëlidhjen e tyre. Ne i mallkuam ata dhe ua bëmë zemrat të ashpra. Ata i kanë shtrembëruar fjalët e shkrimeve të shenjta dhe kanë harruar një pjesë të mirë nga ato këshilla. Ti (Muhamed) përherë do të vëresh tradhtinë e tyre, përveç një pakice prej tyre…” (Maide 13). Po kështu fjala e Tij: “Me të vërtetë, një grup ithtarësh të Librit e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre (ndërsa e lexojnë atë), që ju të mendoni se ai farë leximi është nga Libri (që ka zbritur Allahu), kurse në të vërtetë, nuk është prej Librit. Ata thonë: ‘Kjo që lexojmë është nga Allahu’, por në të vërtetë nuk është nga Allahu. Ata flasin gënjeshtra për Allahun me vetëdije.” (Ali Imran 78)
Prandaj ajo pjesë nga librat e mëparshëm që ka mbetur e saktë (e pandryshuar) prej tij është anuluar me Islamin, ndërsa pjesa tjetër është e devijuar dhe e ndryshuar. Po kështu nga Profeti jonë Muhamedi (alejhi selam) është transmetuar se ia është zemëruar kur ka parë në dorën e Umer Ibn Hatab një fletushkë në të cilën kishte diçka nga Teurati. I ndërguari (alejhi selam) tha: “A je në dyshim ti o Ibn Hatab?! A nuk është ajo që kam sjellë unë e bardhë dhe e pastër, që s’mund të ndryshohet, sikur vëllai im Musa të ishte gjallë nuk do të bënte tjetër vetëm se do të më ndiqte mua.” (trans. Ahmedi, Daremiu etj.)

4- Nga parimet e besimit Islam është se i dërguari ynë Muhamedi (alejhi selam) është vula e të dërguarve, siç ka thënë Allahu i Madhëruar: “Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i dërguari i Allahut dhe vula e profetëve.” (Ahzab 40). Atëherë nuk ka mbetur ndonjë i dërguar tjetër ndjekja e të cilit të jetë detyrë përveç Muhamedit (alejhi selam). Sikur ndonjë nga të dërguarit e Allahut të ishte gjallë, ai nuk do të bënte tjetër vetëm se do të ndiqte të dërguarin tonë Muhamedin (alejhi selam), prandaj pasuesit e tyre nuk duhet të bëjnë gjë tjetër, vetëm se të ndjekin Muhamedi (alejhi selam), siç ka thënë Allahu: “Kujtoni (o ithtarët e librit) kur Allahu mori besëlidhjen nga profetët (dhe u tha): “Çfarëdo që t’ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur të vijë një i dërguar (Muhamedi), vërtetues i asaj që u është dhënë, pa dyshim që ju duhet ta besoni dhe ta ndihmoni atë! (Allahu) tha: ‘A pranoni këtë dhe barrën që po jua ngarkoj?’ Ata u përgjigjën: ‘E pranojmë’. Allahu u tha: ‘Bëhuni dëshmitarë, se edhe Unë jam me ju dëshmitarë.” (Ali Imran 81). Profeti Isa (alejhi selam) kur të zbresë në tokë në kohën e fundit do të ndjekë Muhamedin (alejhi selam) dhe do të gjykojë me Sheriatin e tij. Allahu ka thënë: “Ata që ndjekin të dërguarin, Profetin (Muhamed) që nuk di shkrim e lexim, të cilin e gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre në Teurat dhe Ungjill” (Araf 157).
Po kështu nga bazat e besimit Islam është se dërgesa e Muhamedit ka qenë përfshirëse për të gjithë njerëzit, Allahu ka thënë: “Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) si përgëzues dhe paralajmërues për të gjithë njerëzimin, por shumica e njerëzve nuk dinë.” (Sebe 28). Po kështu thënia e Allahut të Madhëruar: “Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju.”” (Araf 158). E të tjera ajete që flasin për këtë.

5- Nga parimet e fesë Islame është të besosh që çdo njeri që nuk ka hyrë në fenë Islame, qoftë jehud ose i krishter e të tjerë, quhet kafir dhe duhet të emërtohet kafir dhe se ai është armik i Allahu, i të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, dhe se ai do të jetë banor i Zjarrit të Xhehenemit. Siç ka thënë Allahu i Madhërishëm: “Ata që mohuan prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre) derisa t’u vinte Dëshmia e qartë.” (Bejine 1). Po kështu Allahu ka thënë: “Padyshim ata që mohuan prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të jenë në Zjarr të Xhehenemit, në të cilin do të mbeten përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija.” (Bejine 6). E të tjera ajete që flasin për këtë. Ndërsa i dërguari (alejhi selam) ka thënë: “Për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk dëgjon për mua ndonjë prej këtij umeti, jehud apo kristian, pastaj vdes dhe nuk beson në atë me të cilën unë u dërgova, vetëm se do të jetë nga banorët e Zjarrit.”
Sipas kësaj që u përmend themi: Kush nuk i bën kafira, jehudët dhe kristianët, ai është kafir duke marrë për bazë rregullin e tërësishëm të Sheriatit: “Kush nuk e bën kafirin, kafir, ai është kafir.”

6- Duke pasur parasysh këto baza të besimit dhe realitete të Sheriatit, propaganda për “Njësimin e Feve”, për afrimin ndërmjet tyre dhe shkrirja e tyre në një formë dhe paraqitje të vetme është një propagandë e poshtër intrigante. Kjo propagandë synon të përziejë të vërtetën me të kotën, të shkatërrojë Islamin dhe të shembë shtyllat e tij dhe t’i tërheqë muslimanët drejtë një dalje të përgjithshme nga feja. Vërtetësia e kësaj është në fjalën e Allahut: “Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t’ju kthejnë nga feja juaj (besimi islam), nëse kanë mundësi.” (Bekare 217). Po kështu fjala e Allahut: “Ata dëshirojnë që edhe ju të mohoni ashtu siç mohuan vetë dhe të bëheni të njëjtë.” (En Nisa 89)

7- Nga pasojat e kësaj propagande mëkatare është eliminimi i ndryshimeve mes Islamit dhe kufrit, të vërtetës dhe të kotës, të mirës dhe të keqes, dhe thyerjes së barrikadës ndërmjet muslimanëve dhe kafirëve. E kështu të mos ketë vela dhe berra, xhihad dhe kital për të ngritur lart fjalën e Allahut në tokën e Allahut, gjë që nuk përputhet me ajetin 29 të sures Teube dhe ajetin 36 po të sures Teube.

8- Propaganda për njësimin e feve, nëse rrjedh prej muslimanëve konsiderohet dalje e qartë prej fesë Islame, sepse kjo përplaset drejtë për së drejti me parimet e besimit Islam, kjo thirrje do të thotë të jesh i kënaqur të bësh kufër në Allahun, të bësh të pavlefshme vërtetësinë e Kuranit dhe faktin që ai ka anuluar të gjithë Librat e mëparshëm dhe të bësh të pavlefshëm faktin që Islami i ka anuluar të gjitha legjislacionet dhe fetë e tjera para tij. Duke u bazuar në këtë që përmendëm ky është një mendim i refuzuar nga Sheriati, i ndaluar në mënyrë të prerë me të gjitha argumentet e Sheriatit Islam; të kuranit, Sunetit dhe ixhmasë.

9-
a- Muslimanit që beson në Allahun si Zot, në Islamin si fe dhe Muhamedin (alejhi selam) si i dërguar, nuk i lejohet që të ftojë në këtë ide mëkatare dhe as të nxisë për ta përqafuar dhe përhapur atë ndërmjet muslimanëve dhe aq më tepër ta pranojë atë vetë, apo të marrë pjesë në konferencat dhe tubimet e tyre dhe të anëtarësohet në qarqet e tyre.

b- Muslimanit nuk i lejohet që të botojë Teuratin dhe Ungjillin më vete, atëherë si mund të lejohet t’i botojë ato nën një kapak të vetëm libri së bashku me Kuranin! Ai që e bën këtë ose fton për ta bërë këtë është në humbje të sigurt, sepse kjo do të thotë të bashkosh ndërmjet të vërtetës (Kuranit) dhe të ndryshuarës ose të vërtetës së anuluar (Teuratit dhe Ungjillit).

c- Gjithashtu muslimanit nuk i lejohet t’i përgjigjet propagandës së ndërtimit të xhamisë, kishës dhe sinagogës në të njëjtin vend, sepse kjo do të thotë të pohosh se ka fe të tjera përveç fesë Islame, me të cilën mund të adhurohet Allahu dhe të mohosh ngadhënjimin e Islamit mbi fetë e tjera. Kjo është një thirrje materialiste që propagandon se ka tri fe dhe banorët e tokës mund të besojnë cilëndo prej tyre, dhe se ato janë të njëllojta, dhe se islami nuk i ka abroguar fetë e tjera para tij. Nuk ka dyshim se pohimi, besimi dhe kënaqësia në këtë është kufër dhe humbje, sepse është kundërshtim i qartë ndaj Kuranit, Sunetit të të dërguarit a.s. dhe ixhmasë. Kjo do të thotë të pohosh se devijimi i jehudëve dhe i kristianëve është nga Allahu, larg është Allahu nga kjo që thonë. Gjithashtu nuk lejohet që kishat të quhen shtëpi të Zotit dhe se ithtarët e saj adhurojnë Allahun në to me një adhurim të saktë e të pranueshëm tek Allahu, sepse ky adhurim nuk është sipas fesë Islame, ndërsa Allahu thotë: “Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë prej të humburve” (Ali Imran 85). Madje ato janë shtëpi në të cilat mohohet Allahu, Allahu na ruajtë nga kufri dhe ithtarët e tij.

Shejhul islam Ibn Tejmije në “Mexhmua el fetaua” v.22 f. 126 ka thënë: “Kishat dhe sinagogat nuk janë shtëpi të Allahut, por shtëpi të Allahut janë vetëm xhamitë. Kishat dhe sinagogat janë shtëpi në të cilat mohohet Allahu edhe pse Ai mund të përmendet në to. Shtëpitë vlerësohen sipas ithtarëve të tyre, ithtarët e tyre janë kafirë atëherë ato janë shtëpitë e adhurimit të kafirëve.”
10- Nga çështjet që janë obligim të njihen është se: ftimi për në Islam i kafirëve në përgjithësi dhe i ithtarëve të Librit në veçanti është detyrë mbi muslimanët, kjo sipas argumenteve të qarta të Kuranit dhe Sunetit. Por kjo duhet të jetë me anë të sqarimit dhe polemikave në atë formë që është më e mirë, pa toleruar në diçka nga ligjet e Islamit, në mënyrë që të binden për të hyrë në Islam, ose ngritjen e argumentit kundra tyre, me qëllim që ai që vdes të vdesë pasi është i mirinformuar dhe ai që jeton të jetojë i mirinformuar. Allahu ka thënë: “Thuaj (o Muhamed): “O ithtarë të Librit: ‘Ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim), dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut’. Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: ‘Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut.” (Ali Imran 64). Ndërsa debatimi dhe takimi me ta me qëllim për t’iu përgjigjur dëshirave të tyre për të realizuar qëllimet e tyre dhe për prishjen e parimeve të Islamit dhe bazave të besimit, kjo është e papranueshme. E refuzon këtë Allahu, i dërguari i Tij dhe besimtarët. Allahut i kërkojmë ndihmë nga kjo që ata i përshkruajnë. Allahu ka thënë: “Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që ta ka shpallur Allahu!” (Maide 49)
Komisioni pasi ka vendosur kështu dhe ua ka sqaruar njerëzve, i porosit muslimanët përgjithësisht dhe të diturit veçanërisht që t’i frikësohen Allahut, të mbrojnë Islamin dhe besimin e muslimanëve nga humbja dhe propaganduesit e saj, nga kufri dhe ithtarët e tij. U tërheq vërejtjen atyre nga kjo propagandë kufri e të humbur (Njësimi i Feve) dhe nga rënia në rrjetat e saj. Kërkojmë nga Allahu që ta mbrojë çdo musliman nga të qenit e tij shkak për sjelljen e kësaj humbje në vendet Islame dhe përhapjes së saj ndërmjet muslimanëve.

Lusim Allahun e lartësuar me Emrat e Tij të bukur dhe Cilësitë e Tij të larta që të na mbroj të gjithë neve nga fitnet që të humbin e të na bëjë ne udhëzues të drejtuar, mbrojtës të Islamit duke qenë në udhëzim dhe dritë prej Zotit tonë, derisa ta takojmë e Ai të jetë i kënaqur me ne. Me Allahun arrihet suksesi; salavatet e Tij qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin (alejhi selam) dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Ismail Bardhoshi


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *