Gjykimi i jehudive dhe krishterëve dhe jetesa në paqe me ta

Gjykimi i jehudive dhe krishterëve dhe jetesa në paqe me ta

Allahu i Lartësuar thote: Vërtet, kafirët e ehlu kitabëve (ithtarëve të librit; jehudive dhe krishterëve) dhe idhujtarëve do të jenë në Zjarrin e Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Këta janë krijesat më të këqija” (El Bejjine, 6).
Po ashtu Allahu thotë: “Kush mohon tagutin (idhujt, zotat e rremë” dhe i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë (fjalën “La ilahe il-lallah”)” (El Bekare, 256).
Profeti Muhamed (s.a.u.s.) thotë: “Cilido nga ky umet (i gjithe njerëzimi që nga dergimi i Profetit e deri në Kiamet), qoftë jehud apo krishter, që dëgjon për mua dhe nuk më beson mua, do jetë në Zjarr” (Muslimi).
Kush beson se jehudizmi dhe krishterimi i sotëm janë fe të drejta e të pranuara tek Allahu i Lartësuar, ai është kafir.
Kush beson se edhe juhuditë dhe krishterët (pas dërgimit të Muhamedit a.s.) do të hyjnë në Xhenet, ai është kafir.
Kush beson se nuk është kusht për të hyrë në Xhenet pranimi dhe deklarimi i pjesës së dytë të shehadetit (Muhamed Resulullah – Muhamedi është i Dërguari i Allahut), ai është kafir.
Kush beson se edhe jehuditë dhe krishterët janë besimtarë që adhurojnë Zotin e Lartësuar, dhe si të tillë edhe ata do të hyjnë në Xhenet, ai është kafir.
Kush nuk i quan kafirë jehuditë dhe krishterët, ai është kafir.
Kush beson se Kurani nuk i ka abroguar legjislacionet e Teuratit dhe te Inxhilit, apo se mund të besosh e adhurosh Zotin, edhe sipas Teuratit dhe Ungjillit, ai është kafir.
Kush pohon adhurimin e Allahut, por nuk mohon adhurimin e dikujt a diçkaje tjetër përveç Tij, ai është kafir, sepse fjala “La ilahe il-lallah – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut” përmban mohim dhe pohim; të pohosh adhurimin vetëm për Allahun dhe të mohosh adhurimin e gjithçkaje tjetër përveç Tij. Nuk mund te permbush njeriu fjalen “La ilahe il-lallah pa mohim dhe pohim. Përshembull, kush nuk mohon besimin se Isai (a.s.) është zot apo nuk mohon adhurimin e Isait (a.s.), ai është kafir.
Kush beson Allahun, por nuk mohon zotat e rremë, ai është kafir.
Kush beson fenë islame, por nuk i mohon fetë e tjera, ai nuk është musliman; ai është kafir.
Kush lutet për klerikët e feve të tjera me fjalët “Zoti ju dashtë!”, me besimin që ata mund të jenë të dashur të Allahut të Lartësuar duke vazhduar në fetë e tyre, ai bën kufër.
Kush beson se rruga e jehudive dhe krishterëve është e drejtë, ai është kafir, sepse rruga e jehudive është rruga e atyre me të cilët Allahu është i zemëruar dhe rruga e krishterëve është rruga e të humburve.
Kush lutet që Allahu t’i ndihmojë krishterët dhe jehuditë të vazhdojnë në këto fe apo të përhapin këto fe, ai bën kufër.
Kush iu drejtohet disa jehudive apo disa krishterëve me shprehjen “Zoti ju ndihmoftë në këtë rrugë të mbarë” duke pasur qëllim rrugën e besimit të tyre fetar ose që të vazhdojnë në fenë e tyre ose që të përhapin fenë e tyre, ai bën kufër. E, nëse iu drejtohet me këtë shprehje duke pasur qëllim të kenë mbarësi në çështje të kësaj bote, si në mirëqenie, humanizëm, bamirësi, kjo është devijim dhe ky njeri është i devijuar, sepse kjo shprehje në mënyrë të drejtpërdrejtë nënkupton rrugën e besimit fetar, kurse për qëllimin e dytë duhet perifrazim dhe përcaktim. Por muslimanin, që përdor këtë shprehje duke iu drejtuar disa pjestarëve të një feje tjetër, s’mund ta bëjmë kafir pa i kërkuar shpjegim për qëllimim që ka, sepse ka një mundësi të vogël që ta ketë përdorur me qēllimin e dytë.
Për ata që thamë mësipër se janë kafirë gjykimi është në mënyrë të përgjithshme dhe pa përcaktim, kurse një musliman të caktuar nuk duhet të nxitohemi ta bëjmë kafir pa shqyrtuar plotësimin e kushteve të tekfirit dhe mungesën e pengesave të tij.
Sqarim: Edhe pse i konsiderojmë krishterët kafirë ne jemi tolerantë me ta, nuk cenojme te drejtat e tyre, jetojmë në paqe me ta, sillemi mirë me ta dhe ju bëjmë mirë. Kush thotë se ky qëndrim i ynë është intolerancë ndaj ithtarëve të feve të tjera dhe prish paqen me ta, ai përhap për qëllime të këqija një ede të rremë dhe thotë diçka të pavërtetë.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *