NAMAZI NË KOPSHTIN E XHENETIT NUK KA NDONJË VLERË NDRYSHE NGA PJESA TJETËR E XHAMISË SË PROFETIT

Dr. Abdul Muhsin Ibn Muhamed El Kasim – imam dhe hatib në xhaminë e Profetit të nderuar

NAMAZI NË KOPSHTIN E XHENETIT NUK KA NDONJË VLERË NDRYSHE NGA PJESA TJETËR E XHAMISË SË PROFETIT

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen e tij, dhe mbi të gjithë shokët e tij!

Materiali që keni në dorë ka të bëjë me Rroudah (Kopshtin e Xhenetit) me temë: Namazi në Kopshtin e Xhenetit nuk ka ndonjë vlerë ndryshe nga pjesa tjetër e Xhamisë së Profetit (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!)

Pejgamberi (a.s) e ndërtoi xhaminë e tij dhe njoftoi se namazi në çdo vend të xhamisë është sa 1000 namaze. Kështu, veçimi i një vendi të xhamisë së Profetit me vlera më të mëdha se vendet e tjera të kësaj xhamie pa ndonjë argument fetar specifik nuk ka bazë.

Disa njerëz kanë kuptuar nga fjala e Profetit (a.s): “Ndërmjet shtëpisë sime dhe minberit tim është kopsht nga kopshtet e Xhenetit”, se namazi a lutja te kopshti i Xhenetit ka veçori të veçantë, por në fakt nuk është kështu, siç do ta sqarojmë më poshtë:

  • 1. Shtëpitë e Profetit (a.s) ishin ngjitur me xhaminë e tij, megjithatë ai i falte synetet në shtëpin e tij dhe jo në Rroudah (Kopshtin e Xhenetit).
  • 2. Profeti (a.s) nuk i ka nxitur shokët e tij që të falinin namazet farze në Rroudah (Kopshtin e Xhenetit), por i nxiste që të faleshin në safin e parë të xhamisë, që mund të ishte edhe jashtë Rroudah (Kopshtit të Xhenetit). Profeti (a.s) ka thënë: “Sikur ta dinin njerëzit se çfarë shpërblimi ka thirrja e ezanit dhe falja e namazit në safin e parë (në namazet me xhemat në xhami); e nëse nuk do të gjenin mundësi tjetër vetëm se me hedhjen e shortit, atëherë do të hidhnin short”. Gjysma e safit të parë të anës së djathtë në kohën e Profetit ka qenë jashtë Rroudah (Kopshtit të Xhenetit).
  • 3. Profeti (a.s) i nxitse shokët e tij të falinin namazet nafile në shtëpitë e tyre, dhe nuk i ka urdhërur ata që t’i falinin namzet nafile në Rroudah (Kopshtin e Xhenetit). Profeti (a.s) ka thënë: “…Namazi më i mirë është ai namaz që personi e fal në shtëpinë e tij, pëveç namazit farz”.
  • 4. Nuk është përcjellur se shokët e Profetit (a.s) dhe ata që erdhën pas tyre prej selefëve të Ymetit të tregonin interes për t’u falur në Rroudah (Kopshtin e Xhenetit) aq më tepër të ngushtonin njëri-tjetrin për t’u falur në të.
  • 5. Në lidhje me fjalën e Profetit (a.s): “Ndërmjet shtëpisë sime dhe minberit tim është kopsht nga kopshtet e Xhenetit”, është përcjellur e ngjashme në fjalën e Profetit (a.s): “Sejhani, Xhejhani, Furati dhe Nili të gjithë janë prej lumenjve të Xhenetit”. Askush nga dijetarët e muslimanëve ose nga muslimanët e thjeshtë nuk ka thënë se pirja e ujit të këtyre lumenjve ose zhytja në ta ka ndonjë vlerë më shumë se e lumenjve të tjerë, e njëjtë është edhe Rroudah (Kopshti i Xhenetit) nuk ka ndonjë vlerë në të (më shumë se sa në pjesët e tjera të xhamisë së Profetit).
  • 6. Vendet e ligjshme në islam Allahu i ka bërë të gjera. E ka bërë të ligjshme kryerjen e pesë kohëve të namazit në çdo vend të Tokës. Profeti (a.s) ka thënë: “Toka më është bërë vend falje dhe e pastër”. Duke qenë se ata që kryejnë detyrën e haxhit janë më pak në numër sesa namazfalësit i ka bërë ritet e haxhit të kryhen në një vend të gjerë që i nxë (i merr) haxhinjtë, si Arafati. Ndërsa Rroudah (Kopshti i Xhenetit) në xhaminë e Profetit (a.s) është me gjatësi 21 metra dhe me gjerësi 7 metra. Kështu që Allahu nuk e ka bërë këtë vend të vogël me sipërfaqe 147 m2 vend me vlerë për më shumë se 1 miljard muslimanë.
  • 7. Profeti (a.s) e ka shpjeguar fjalën e tij: “Ndërmjet shtëpisë sime dhe minberit tim është kopsht nga kopshtet e Xhenetit”. Se në çdo vend në Tokë që mësohet në të dije fetare ai është kopsht prej kopshteve të Xhenetit. Profeti (a.s) ka thënë: “Kur të kaloni pranë kopshteve të Xhenetit, qëndroni në to.” I thanë: “Cilat janë kopshtet e Xhenetit, o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Kuvendet e dhikrit (përmendjes së Allahut)”.
  • 8. Përgjithësisht dijetarët e katër medhhebeve dhe dijetarët e hadithit e kanë komentuar fjalën e Profetit (a.s): “Ndërmjet shtëpisë sime dhe minberit tim është kopsht nga kopshtet e Xhenetit” siç e ka komentuar Profeti (a.s). Më poshtë po përmendim fjalët e tyre:
  • Ebu Umer Jusuf Ibn Abdul Berri (v. 463 h), dijetarë maliki (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Fjala e Profetit (a.s): Ndërmjet shtëpisë sime dhe minberit tim është kopsht nga kopshtet e Xhenetit, nënkupton se qëndrimi i tij dhe i shokëve të tij në të ishte për mësimin e Kuranit, mësimin e besimit dhe mësimin e fesë[1].
  • Kadiu (Gjykatësi) Nasirudin Abdullah Ibn Umer El-Bejdavi (v. 685 h), dijetarë shafi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Është quajtur vendi ndërmjet shtëpisë dhe minberit Kopsht Xheneti sepse në të bëhet dhikër dhe lutje (dua). Profeti i ka quajtur vendet e dhikrit dhe duasë kopshte Xheneti, sepse këto të çojnë në Xhenet.[2]
  • Shejhul Islam Ibn Tejmije (v. 728 h) dijetarë Hanbeli (Allahu e mëshiroftë) ka thënë; në hadithin “Kur të kaloni pranë kopshteve të Xhenetit, qëndroni në to.” I thanë: “Cilat janë kopshtet e xhenetit, o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Kuvendet e dhikrit (përmendjes së Allahut)”. Po kështu ka thënë; “Ndërmjet shtëpisë sime dhe minberit tim është kopsht nga kopshtet e Xhenetit” se në to janë kopshtet e dijes dhe besimit[3].
  • Muhamed Nasirudin Albani (v. 1420 h) dijetarë hadithi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Ky hadith nuk ka për qëllim të sulen njerëzit siç veprojnë sot, e të ngushtojnë njëri-tjetrin për tu falur në atë vend të cilin Profeti e ka përshkruar se është kopsht prej kopshteve të Xhenetit. Ky hadith flet për çështje gajbi (botën e fshehtë, gjendje e panjohur) është detyrë të besojmë në të se ky vend është kopsht prej kopshteve të Xhenetit. Ky hadith është si hadithet e tjera. P.sh.; “Mali i Uhudit është mal që na do dhe e duam”. Kjo nuk do të thotë që synojeni atë (duke shkuar tek ai), kërkoni bekime prej tij, e faluni tek ai[4].
  • Hanefitë kanë thënë se qëllimi me Kopshtet e Xhenetit është mihrabi (vendi ku mbante hytbet, sepse ai ishte vendi i këshillës dhe dhikrit (përkujtimit). Dijetari i shquar El-Husejn Ibn Mahmud, që njihej me pseudonimin El-Mudhhirij elhanefij (viti 727 h) ka thënë: Me fjalën e tij “Kopsht” ka për qëllim mihrabin, sepse mihrabi i tij (a.s) ka qenë vend falje, këshille dhe dhikri (përkujtimi) dhe në këtë është bereqeti i tij; që do të thotë se; mihrabi im është shkak që personi të arrijë Xhenetin duke besuar në të dhe duke pranuar atë që përcillej nga Profeti (a.s) prej haditheve. Nuk ka dyshim se vendi që ka këtë përshkrim është shkak për mbërritjen e njeriut në Xhenet. Profeti (a.s) ka thënë: “Kur të kaloni pranë kopshteve të Xhenetit, qëndroni në to.” I thanë: “Cilat janë kopshtet e Xhenetit, o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Kuvendet e dhikrit (përmendjes së Allahut)”.[5]

Kështu u sqarua se Rroudah (Kopshti) nuk ka ndonjë veçori nga pjesa tjetër e xhamisë së Profetit.

Lusim Allahun për të gjithë që të na japë sinqeritet dhe të na pranojë fjalët dhe punët!

Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen e tij, dhe mbi të gjithë shokët e tij!

Përktheu: Azem Bardhoshi.

  1. Temhid. 2; 287.
  2. Tuhfetul Ebrar Sherh Mesabih es-Suneh. 1; 256.
  3. Mexhmu el fetaua; 14: 160.
  4. Silsiletu huda ue nur. Kaseta numur; 93.
  5. Mefatih fi sherh elmesabih. 2; 63.

Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *