Arsyet e kritikes ndaj shkrimit te h. Vehbi Dibres (Allahu e meshirofte!):
1. Akoma kendohet mevludi dhe vargjet e tij ku permendet besimi i devijuar sufist mbi ‘driten muhamedane’, qe ka prejardhje filozofike e idhujtare te hershme. Kjo do te thote se ka njerez qe e besojne ose qe mund te ndikohen nga ky besim.
2. Ka tarikate sufizmi ne trevat shqiptare qe kane kete besim, madje te gjitha tarikatet e kane kete besim, si: nakshibendite, sulejmanxhijt, nursite (me franksionet e tyre), ithtaret e Osman Nuri Topbash (te gjitha fraksionet e nakshibendive), rrufaite etj. Ka literature ne shqip, si ajo e perkthyer nga turqishtja, qe ka kete besim. Te tilla jane p.sh. ca libra te Topbashit. Ka dhe pak njerez qe jane bere ithtare te ketyre sekteve. Ka perpjekje per rigjallerimin e besimeve dhe praktikave te sekteve sufiste. Ka ne te rralle njerez qe kane pasur besimin e sunetit dhe te selefit e qe ishin ne teuhidin e paster, kurse sot jane bere ithtarë te sekteve sufiste dhe mbrojnë, nder te tjera, dhe kete besim te devijuar ne te ashtuquajturin “realiteti muhamedan”. Ka intelektuale qe e marrin fene nga faqe interneti dhe figura sufizmi ne anglisht, e keshtu rrezikojne te bien pre e ketij besimi te keq. Keshtu, demantimi i ketij besimi te keq eshte domosdoshmeri per te pastruar muslimanët nga devijimet, por dhe per te ruajtur pasertine e besimit qe kane muslimanet ne trevat tona. Umer Ibn Hatabi ka bere te ditur se çeshtjet e islamit (të pastër) do te zhduken nje nga nje, kur te rriten muslimanë të tillë që nuk e njohin xhahilijetin (gjendjen e keqe dhe besimet e kota te kohës së padijes). Dhe nuk ka dyshim qe u perhap pjeserisht padituria ne umet, por xhahilijeti nuk preku grupin e shpetuar, sepse e verteta dhe pasuesit e saj nuk u zhduken kurre ne brezat e umetit. Megjithese e theksojme shpesh qe nuk ra ne shirk i gjithe umeti, por nje pjese, pasi grupi i shpetuar dhe i paster nga shirku ka ekzistuar pa nderprerje, ata qe nuk ndjehen mire nga thirrja ne teuhid si sufistat apo ata qe kane metode te gabuar ne thirrje duke mos i kushtuar rendesi besimit te paster, pra, keta perpiqen te dizinformojne se ata (thirresit ne sunet) po thonë qe ka pasur vetem shirk dhe se te gjithe rane ne shirk! Per kete themi: I Dëlirë nga të metat është Allahu! Kjo është shpifje e qartë. Ne fakt, ky është malli i kundershtarëve te thirrjes në teuhid e në Sunet, pra, mallai i tyre eshte shpifja, sepse nuk kane argumente te kundershtojne kete thirrje.
3. H. Vehbi Dibres dhe disa hoxhallarëve te tjere te literatures se botuar ne shqip para regjimit komunist po iu behet nje superlavderim dhe pa rezerva, madje dhe nga njerez qe kane teuhid te paster, kur shume nga keto libra permbajne devijime ne besim. Nje nga pikat qe ngrejne me te madhet ithtarët e rinj te sekteve te sufizmit, eshte se ata ndjekin hoxhallarët e tradites para regjimit komunist, dhe perpiqen te mashtrojne njerezit me kete demagogji. Dhe duke qene se nga nje shumice hoxhallaresh ka nje pike takimi me ithtaret e rinj te sekteve ne lavderimin e hoxhallarëve para regjimit komunist pa rezerva, ka nje rrezik te gjejne ithtaret e tarikateve nje pike mbeshtetjeje per mashtrim dhe dizinformim, dhe keshtu te mashtrojne ca njerez duke ua treguar qe ca hoxhallare kane pasur besim sufist. Ka njerez qe mund te mashtrohen. Prandaj, lipset kjo pune kritike edhe ndaj literatures se tradites parakomuniste qe te mos mashtrohen njerezit, dhe te mos bien pre e devijimeve. Atyre qe tremben nga kjo kritike, dhe mendojne se ne pasuesit e sunetit qe jemi ne teuhid te paster, do te kemi disfavore kundrejt njerezve te devijuar nese nuk do t’i permendim si pike referimi pa rezerva hoxhallaret e librave te botuar para regjimit komunist, pra, ketyre ju themi se ne kemi burim referimi Kuranin, Sunetin, dhe rrugen e selefit, si dhe dijetaret pasues te Sunetit dhe brezave te pare te selefit , pra, dijetaret qe ecen ne kete rruge brez pas brezi. Ne synojme te ringjallim kete metode, dhe te mbajme te gjalle ne mendjet e njerezve rrugen e dijetareve te sunetit nga koha e sahabeve e deri me sot. Si mund te trembet ai qe u referohet brezave te pare te umetit?! Si mund te mposhten ata qe ecin ne rrugen e sahabeve dhe tabineve e tabiu tabineve, kur nuk kishte devijime sufizmi e as tarikate!? Nga argumentet del se pike referimi jane brezat e selefit (te pareve), dhe jo ata qe kane pasur devijime ne shekujt e mevonshem. Duhet te behet nje shkundje e tradites dhe nje proces pastrime e kritike, qe te mesoje edhe brezi i ri se cilit brez duhet t’i referohemi, se kush eshte islami i paster dhe rruga e sunetit. Sepse nese kjo mungon, behet e lehte te perhapen devijimet e sekteve, por edhe interpretimet e reja dhe te keqija te drejtimeve bashkekohore. Ndjekja e rruges se brezave te selefit (te pareve) ne kuptimin e Kuranit dhe Sunetit na mbron nga çdo lloj interpretimi i ri e keq, perfshi dhe ato te kohes sone.
Nese nuk do te kishte nje superlavderate pa rezerva per veprimtarine e hoxhallareve para regjimit komunist, qe mund te shfrytezohet per keq apo qe mund te çoje njerez ne devijim, ose nese do te kishte nje vleresim te matur pa teprim dhe ne ndonje aspekt, atehere edhe mund te kishte arsye thenia se nuk duhet te permendim te keqijat e te vdekurve, por situata siç e faktova nuk eshte keshtu. Dihet qe dijetaret kane permendur dhe kritikuar devijimet apo mendimet e gabuara te atyre qe kane vdekur. Kjo shihet qarte ne librat e besimit dhe biografise se dijetarëve, por dhe ne libra te tjera. Çdo studiues e di mire kete.
Nuk i mohoj te mirat qe kane muslimanet, prandaj dhe jam lutur qe Allahu ta meshiroje hoxhen, por lavderatat dhe te mirat e atyre qe kane devijime ne besim duhet te permenden me kujdes dhe ne nje kontekst te caktuar qe te mos keqperdoren per perhapjen e devijimeve te tyre. Aq me keq, kur intelektualet e paditur thurin lavde per hoxhallarë të tillë me devijime dhe vjellin vrerë kundër dijetarëve dhe hoxhallarëve të sunetit.
Ne si pasues te sunetit, mund te permendim edhe citate te hoxhallarëve te tradites para regjimit komunist ku ata kritikojne tarikatet dhe disa forma shirku. Dhe une e bej kete ne punimet dhe librat e mia. Mund te shohim parathenien dhe vellimin e pare te “Komentit te librit te teuhidit”, ku kam sjelle citate te tilla. Pra, ne i referohemi tradites se shendetshme te hoxhallareve te vendit, por kritikojme qarte edhe traditen e devijuar dhe besimet e keqija, sidomos ato qe permenden neper libra, dhe qe ka kush i riboton.
4. Allahu i Lartesuar ka permendur ne Kuran per jehudite dhe krishteret: “Ata imitojne fjalët e mosbesimtarëve (kafirëve dhe mushrikëve) të mëparshëm” (Et-Teube). Profeti a.s. na e ka bere te ditur ne hadith se nje pjese e ymetit do te ndjek ithtaret e librit. Ky eshte kuptimi i hadithit. Nje nga devijimet e ithtareve te librit dhe idhujtareve te hershem eshte dhe besimi sufist ne “driten muhamedane”. Me kete besim lidhen dhe shume forma shirku te perhapura ne umet, te cilat sqarohen ne librat e teuhidit. Profeti yne u dergua me misionin kryesore qe te pastronte njerezit nga format e shirkut, shtremberimet e sekteve pagane, çifute e kristiane, dhe qe t’i kthente njerezit ne fene e paster (hanif) te Ibrahimit a.s.. Mund t’i lexojme argumentet per kete ne parathenien dhe vellimin e pare te “Komentit te Librit te Teuhidit”. Profeti ka lajmeruar ne hadith per perçarje e umetit ne shume sekte dhe per lindjen e bidateve dhe devijimeve, duke treguar edhe menyren e shpetimit nga sektet e devijuara, e qe eshte kthimi tek rruga e tij dhe e sahabve, pra, islami i paster.
Keshtu, thirrja per pastrimin e umetit nga devijimet dhe venia ne dukje e bidateve dhe shtremberimeve eshte pjese e metodes se Kuranit, Sunetit dhe pasuesve te rruges se drejte brez pas brezi. Ata qe nuk i kushtojne rendesi thirrjes ne besimin e paster, dhe qe nuk e kane perparesi pastrimin e njerezve nga format e shirkut, bidatet dhe devijimet e sekteve, duhet te kuptojme mire se jane ne kundershtim me kete metode. Dhe ne nuk duhet te heqim dore nga kjo metode nen preteksin e nje metode me probleme e demagogji apo nen presionin e nje superlavderimi te pavend.
Do tu kerkonim atyre qe e kundershtojne kete kritikë ndaj devijimeve ne traditen fetare te trevave tona, qe te na tregojne se ku kemi kritikuar pa vend kete besim te devijuar te h. Vehbiut, Allahu e meshirofte! Nese kete nuk e bejne, por merren me muhabete te tjera, atehere del qarte qe nuk e kane perparesi thirrjen ne besimin e paster te Profetit dhe brezave te pare, por kane gjera te tjera. Dhe ne fakt, ky eshte problemi. Po te shohesh qendrimet e atyre qe lavderojne me tepri e symbyllazi h. Vehbiun, duke mos e pranuar kritiken per devijimet, ata nuk prekin çeshtjen ne fjale, ngaqe nuk kane argument ta mbrojne ne te, por permendin gjera te tjera, qe tregojne si kudo metoden e gabuar te intelektualëve qe nuk i japin rendesi teuhidit dhe pastrimit te njerezve nga shirku.
5. Allahu thote: “Cdo fatkeqesi u bie per shkak te gjynaheve”. Ka edhe argumente te tjera per kete. Perhapja e formave te shirkut, tarikateve, besimeve te shtremberuara, bidateve, dhe besimeve te kota, ka qene faktori kryesor i fatkeqesise se madhe qe ndodhi ne trevat tone e cila, ndryshe nga ç’mendojne shume njerez, degradoi pak e nga pak “proçes pas proçesi laik” deri ne mbylljen e fese ne 1967 dhe ne shume peripeci te tjera qe ndodhen ne trevat shqiptare. Duhet te kemi guximin te pastrojme njerezit nga devijimet, sektet, bidatet dhe format e shirkut, e jo t’i mbulojme sikur nuk ka ndodhur gje dhe sikuar ato devijime nuk ekzistonin apo sikur nuk qene shkak, nder te tjera, per kete fatkeqesi.
Ata qe moren pjese ne proçeset e themelit te sistemit laik dhe largimit nga Sheriati, ne rastin me te mire mund te perpiqemi tu gjejme ndonje justifikim, qe mbase ishin te detyruar ose ne kushte domosdoshmerie per shkak te rrethanave, nese ka justifikim, se Allahu e di me mire, dhe duke e theksuar qe qendrimi i ketyre hoxhallarëve nuk ishte si ai i imam Ahmedit, qe qendroi si mal kunder devijimit, por nuk ka vend tu thurim lavdrata te medha qe moren pjese ne proçese te cilat sollen regjimin laik dhe largimin nga Sheriati. Le te mendojme mbi hadithin e Profetit: “Nje dispozite qe zbatohet ne toke eshte me mire per banoret e saj se tu binte shi 40 agime”. Kjo do te thote se zbatimi i Sheriatit eshte me mire per njerezit sesa te mirat e kesaj bote qe mund mendojne njerezit. Por, kushtet e domosdoshmerise kane rregulla specifike dhe mund te sherbejne si justifikim, nese ekzistojne, por jo per te lavderuar njeriun per proçese te tilla si imam etj.. Imam konsiderohen njerez te kalibrit te imam Ahmedit.
Edhe ata intelektuale qe shpifin per dijetaret e sunetit se kane bere thirrje laike apo se nuk kerkojne zbatimin e ligjeve te fese ne fushat e jetes, po jane mbyllur ne xhamia, kjo nga njera ana, dhe nga ana tjeter, lavderojne figura qe kane marre pjese ne procese laicizimi, duhet te kuptojne se semundjen qe rrezikojne te perhapet ne mesin e tyre, po duan tua veshin atyre qe jane te paster prej saj. Ka dhe çeshtje te tjera ku ata japin shenjat e kesaj semundjeje, por nuk eshte vendi ketu per me gjere. Allahu nuk i ben padrejtesi robit. “Kurthi dhe dredhia ze ata qe e kurdisin”. Allahu na dhente sukses e na udhezofte ne te verteten!
Pretendimi i tarikateve te sufizmit se gjithesia u krijua per hir të Profetit Muhamed a.s. bie ne kundershtim me ajetin e sures Dharijat, ku Allahu ka permendur se xhindet dhe njerezit i krijoi vetëm që ta adhurojnë Atë (të vetëm).
Besimi sufist se ‘drita muhamedane’ eshte krijesa e parë bie ndesh me mjaft argumente qe tregojne zanafillën e krijimit. Sa i perket permbajtjes, ky besim lidhet me shumë forma shirku tek sektet e shiizmit dhe të sufizmit. Keto forma shirku dhe argumentet që tregojnë per to permenden me hollesi ne Librin e Teuhidit.
Kjo kritik nuk do te thote qe t’i bejme tekfir hoxhe Vehbiut, Allahu e meshirofte. S’ka dyshim qe ky besim i devijuar lidhet me forma shirku dhe kufri te sufistet. Mirepo, cili ithtar i sufizmit ka rene ne ato forma shirku, ne cilin lloj shirku ka rene, cili ka pas kete besim te devijuar, por nuk ka rene ne rrjedhimet e tij qe jane shirk, pra, per te gjitha keto nevojitet shqyrtim. Dhe prandaj, me kujdes nuk eshte permendur qe h. Vehbiu ka bere shirk, por thjesht eshte permendur qe ka pasur kete devijim ne besim. Megjithese po ta verejme me hollesi ka shume devijime ne kete besim.
Ky devijim ne besim perben disa forma shirku ose çon ne disa forma shirku, por per persona te veçante nuk themi se kanë rënë në shirk pa nje verifikim më vete dhe specifik.
Ne fakt, ne ate numer te revistes ka dhe shkrime ku ka forma shirku, por nuk eshte vendi me i permend me holle. Mund t’i shohim tek vellimi i pare i ‘Komentit te librit te teuhidit”.
Duhet ta kemi te qarte se edhe nese nje musliman bie ne nje forme shirku, ne nuk nxitohemi ta bejme kafir pa verifikur rregullat e tekfirit, sepse mund te kete nje pengese, p.sh., padituria, interpretimi etj..
Atehere, e kemi te qarte, qe jo çdo kush qe bie ne nje devijim, behet kafir, pasi duhet shqyrtim. Dhe ne parim, nuk nxitohemi t’i nxjerrim muslimanët nga feja. Po ashtu e kemi te qarta se ka devijim qe eshte kufer ose shirk dhe ka devijim nen kufrin e shirkun e madh.
Duhet te dime se justifikim nuk eshte vetem padituria, por edhe interpretimi. Mundet qe nje hoxhe te kete rene ne nje devijim me interpretim per shkak te nje paqartesie, siç jane ata qe kane mohuar disa cilesi te Allahut te Lartesuar. Keshtu, ke h. Vehbiu mund te shohim jo vetem paditurine, por edhe mundesine e nje interpretimi te gabuar.
Megjithse edhe mundesia e imitimit dhe paditurise nuk perjashtohet, sepse mundet qe h. Vehbiu i ka marre te gatshme nga librat e sufive, pa shqyrtuar se jane hadithe te trilluara dhe se eshte besim i devijuar. Dhe kjo per mua eshte me e mundshmja, sepse ka qene ne nje kohe dhe ne nje vend ku sufizmi dhe devijimet e tij ishin shume te perhapura.
Por ketu lind nje pyetje: Nese nuk do te permendim figura kombetare si h. Vehbiu, me ke do te krenohemi, kur krishteret krenohen me Nene Terezen dhe Skenderbeun?
Pergjigja: Nese ne krenohemi me kombtarizma, nacionalizma, fanatizem fisnor (asabije), ky eshte nje problem tjeter qe do korigjim. Ne nuk krenohemi dhe as nuk ngrihemi me gjera te tilla. Umeri r.a. ka thene: Ne jemi njerez qe na ngriti Allahu me kete fe, nese kerkojme te ngrihemi me diçka tjeter, na poshteron Allahu i Lartesuar. Ja dhe shembulli: Disa hoxhallare ne fillimin e shekullit te kaluar u moren me kombtarine e nacionalizmin. Keto thirrje jane produkt shekullarist qe dolen pas revolucionit francez. Nuk njiheshin thirrje te tilla ne boten islame para kesaj kohe. Shume popuj ishin ne ‘deuletu el alije (shtetin osman) dhe nuk kishin ndasi te tilla. Kur filluan thirrje dhe ndasi te tilla te importuara nga kafirët, ky qe nje nga shkaqet e copetimit dhe kapitullimit. Edhe ne trevat shqiptare, angazhimi me kombtarizëm e nacionalizem nuk solli ngritje per muslimanet, por shkuan çeshtjet e muslimanëve drejt degradimit, deri ne mbylljen e fese. Sot ne Shqiperi shumica e niperve dhe mbesave te hoxhallarëve nuk kane fetari. Mbiemri me i perhapur ne vend eshte ‘hoxha’. Ky eshte nje nga shkaqet. Po kjo eshte nje teme e gjere.
Nese lind nevoja apo ka domosdoshmeri te permendim figura te tilla te popullit qe kane qene muslimanë apo terme te tilla per te mbrojtur interesat tona jetike, atehere permenden vetem kur ka nevoje, dhe jo ne çdo rast. Keshtu, nuk ju bejme nje lavderim absolut dhe as nuk i kemi pike referimi. Kur kishte nevoje per siguri, Profeti a.s. kerkoi mbrojtje edhe ke regjimi fisnor ne kohen e tij qe kishte asabije (fanatizem xhahilijeti). Profeti a.s. kerkoi dhe pranoi mbrojtjen e krereve te fiseve qe kishin xhahilijet.
Por kombtarizmi dhe nacionalizmi nuk eshte çeshtja jone dhe as thirrja jone. Ne kete pike po lindin mjaft paqartesira dhe po behen shpjegime jo te sakta.
Profeti a.s. ka thene: “Allahu jua ka larguar mendjemadhesinë e xhahilijetit dhe mburrjen (krenimin) e tyre me etërit”
Keshtu, krenimi me perkatesine fisnore, kombtarizmin dhe nacionalizmin, si dhe me figurat fisnore e kombtare eshte pjese e xhahilijetit, eshte veper e keqe. Edhe thirrja nacionale e kombëtare eshte xhahilijet. Ne kohen e fundit keto lloj thirrjesh kane hyre tek muslimanët nga xhahilijeti i Evropes. Profeti a.s. ka permendur ne nje hadith se ata qe bejne thirrje xhahilijeti do te jene nga grupet qe shkojne ne Zjarr.
Nese dikush i ka sherbyer thirrjes kombetare e nacionale, kjo eshte veper e keqe, keshtu qe nuk i lejohet muslimanit te mburret me te per kete gje.
Por nese dikush ben vepra te mira (jo veper te keqe si sherbimi ndaj fanatizmit kombetar dhe thirrja ne te), sidomos kur eshte i fisit tend apo i popullit tend, atehere mund ta permendesh si figure, per te nxitur njerezit ta marrin si shembull apo per te vene ne dukje merirat dhe vlerat e tij.
P.sh. ne permendim me vleresim dijen dhe vepren e dijetarëve shqiptarë si shejh Albani, shejh Abdul Kadri, shejh Shuajbi. Ne permendim veprat e tyre te mira, ndryshe nga ata qe mburren me figurat kombetare duke permendur veprat e tyre te keqija si sherbimi ndaj fanatizmit kombëtar dhe thirrja ne te.
Allahu e permiresofte gjendjen tone.